‘Pasaporta COVID-19’ mund të largohet nga përdorimi në Angli

Britania e Madhe pritet të eliminojë certifikatën e vaksinimit ose siç njihet ndryshe greenpass. Aktualisht në vend, kjo çertifikatë kërkohet për tu futur në diskotekë dhe në eventet me shumë njerëz.

Heqja e certifikatës së vaksinimit mund të ndodhë më 26 janar, atëherë kur do të rishikohen masat anti-Covid.

Gjithashtu mendohet të hiqet dhe mundësia për të punuar nga shtëpia, ndërsa pritet të mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqane. Këto ndryshime vijnë pas të dhënave inkurajuese të javëve të fundit.

Numri i rasteve në Britaninë e madhe po shënon rënie çdo javë, ashtu si edhe shtrimet në spitale. Sipas disa shkencëtarëve, vala e variantit Omicron ka arritur kulmin e saj dhe tani Mbretëria e Bashkuar e ka kaluar tashmë periudhën e vështirë./abcnews.al /KultPlus.com

COVID green pass Italy: what is it and how to get one? — idealista