Si vërtitet bota

Poezi nga Hajnrih Hajne
Përktheu: Petraq Kolevica

Kush ka shumë, ai më shumë
Do të marrë mbi te tjerë.
Kush ka pak, atij më pak
Do t’i lënë përngaherë.

Po kush gjë prej gjeje s’ka,
Drejt te varri le të shkoj,
Se kush s’ka, o rreckaman,
S’ka të drejtë as të jetojë./KultPlus.com

Helena

Poezi nga Hajnrih Hajne

Më je betuar, deri në varr,
Me magjinë tënde më ke folur,
Se do më duash tërë zjarr,
Po prapë mbetem i pangopur.

Gojën, te fytyra ime vëre,
Fryma jonë s’ka të sosur,
Shpirtin tënd do ta pi krejt,
Të vdekshmit janë të pangopur /KultPlus.com