Ministri Çeku pret në takim shahistin më të suksesshëm të Kosovës, Nderim Saraçi

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim shahistin më të suksesshëm të Kosovës, Nderim Saraçi.

Bashkë kanë diskutuar për sukseset e tij në shah, për planet që ka dhe po ashtu punën që po bën Ministria e Sportit në zhvillimin e këtij sporti.

Ministri Çeku e njoftoi për planet që të ndërtohen disa shtëpi të shahut në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa duke i uruar shumë suksese në garat e radhës e siguroj që do të kenë gjithmonë mbeshtetjen e Ministrisë së Sportit.

Nderim Saraçi është tetë herë kampion i Kosovës në shah, nën kampion mesdhetar, fitues i shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian e Botërorë të Shahut, ndërsa bartë titullin e mjeshtrit ndërkombëtar të shahut./KultPlus.com

Ministri Çeku takoi kryetarin e Komunës së Istogut, diskutuan për projektet insfrastrukturore në fushën e kulturës

Ministri Çeku sot takoi kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Bashkë diskutuan për projektet insfrastrukturore në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.

Ministri e njoftoi me punët që janë bërë në asete të trashëgimisë kulturore deri tani në këtë zonë. Përfundimi i punëve në kullën e Hamdi Halil Osmanaj në Trubohovc, në kullën e Halil Ali Mavrajt në Staradoran, po ashtu në kullën në Orobërdë.

Diskutuan gjithashtu për palestrën e edukatës fizike të gjimnazit “Hysni Zajmi” në Vrellë. U dakorduan të që të prioritizojnë intervenimet dhe të shihet mundësia e buxhetimit të MKRS që punët që janë zvarritur të përfundojnë.

Palestra e qytetit është një tjetër projekt që ka nevojë për renovim. U dakorduan që Komuna të dorëzojë projektin dhe pasi të analizohet detajisht, MKRS të japë propozim për mundësitë e buxhetit që mund të ndahen për këtë projekt.

Ministri Çeku u propozoi disa projekte potenciale.

Restaurimin dhe funksionalizimin e Burgut të Gurakocit. Të themelohet një grup i përbashkët, Komunë, MKRS, QRTK Pejë dhe të fillojë puna në mënyrë që kësaj hapësire t’i jepet funksion dhe të përdoret nga komuniteti.

Po ashtu u diskutua për krijimin e një Akademie të futbollit në bashkëpunim me një donator gjerman. Komuna u zotuan të ndahet lokacioni dhe ky projekt të filloj.

Në takim u fol gjithashtu që muzeu etnologjik të bartet nga vendi ku është në një lokacion të ri. Nga MKRS u kërkua të sigurohen inventari dhe të punohet në një koncept kuratorial të ekspozitës.

Ministri Çeku e njoftoi kryetarin Ferati për dy programet shtetërore që pritet të fillojnë nga viti i ardhshëm në të gjitha komunat e Kosovës, që janë programi i artit në shkolla dhe sportit në shkolla, ndërsa mori përgjigje pozitive për të punuar së bashku në zbatim. / KultPlus.com