Në Prishtinë ka nisur Kampionati Evropian U17 për hendbolliste, një ngjarje sportive madhore që po zhvillohet gjatë kësaj jave në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes dhe theksoi rëndësinë e këtij eventi për vendin tonë, transmeton KultPlus.
“Kosova jonë, vend i ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare. Vendi ynë, përveç sportistëve të jashtëzakonshëm që po na bëjnë krenarë në botë, po tregon çdo ditë se mund të organizojë ngjarje të mëdha sportive me shumë sukses,” u shpreh ministri Çeku.
Ai gjithashtu ftoi qytetarët të mbështesin ekipin kombëtar të vajzave dhe të përjetojnë atmosferën e veçantë që ky kampionat po sjell në kryeqytet.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt afirmimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit, duke dëshmuar kapacitetin për organizimin e kompeticioneve serioze dhe me standarde të larta./KultPlus.com
Etiketë: Hendboll
Fitore historike e Kosovës në Botërorin në Kinë
Hendbollistet e Kosovës U18 kanë arritur sukses historik të shtunën në mëngjes.
Ato e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.
Hendbollistet tona kanë dominuar plotësisht ndaj Indisë dhe kanë fituar me rezultat të lartë, 25:14./indexonline/ KultPlus.com

Kosova në prag të organizimit të dy garave të rëndësishme ndërkombëtare në hendboll
Zëvendësministrja Daulina Osmani vizitoi zyret e FHK-së, ku u prit nga kryetari Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.
Vizita u realizua në prag të organizimit të dy garave ndërkombëtare, atë të fazës kontinentale të Evropës në IHF Trophy për grupmoshat U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave, që do të mbahen gjatë kësaj jave në Prishtinë (11-15 tetor), si dhe në prag të ndeshjeve të kualifikimeve për Euro 2024, ku vajzat e përfaqësueses A të Kosovës do të përballen me Danimarkën.
Në IHF Trophy U17 pjesëmarrëse janë gjithsej 7 shtete (Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Shqipëria, Britania e Madhe, Azerbejxhani, Bullgaria), ndërsa në IHF Trophy U19 marrin pjesë gjithsej 4 shtete (Kosova, Bullgaria, Britania e Madhe, Malta). Të gjitha ndeshjet e këtyre garave do të zhvillohen përgjatë 5 ditëve në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Me këtë rast, kryetari i FHK-së i dhuroi mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të MKRS-së, gjersa zëvendësministrja i përgëzoi drejtuesit e FHK-së për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare duke iu uruar suksese për ekipet përfaqësuese të Kosovës në ndeshjet që do t’i zhvillojnë.
Kosova ndeshjen e parë në IHF Trophy do ta luajnë më 11 tetor përballë Azerbejxhanit në kategorinë e U17, ndërsa po të njëjtën ditë do të luajë kundër Bullgarisë në kategorinë U19. / KultPlus.com


Kupa Botërore Universitare në Hendboll fillon nesër
Për herë të parë Prishtina do të jetë nikoqire e eventit FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll, e cila do të mbahet në periudhën 11 – 17 korrik 2022.
Pjesëmarrës do të jenë rreth 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, të cilat do të garojnë për të parin në hendbollin universitar.
Agjendën e plotë për ditën e nesërme, mund ta shikoni më poshtë:

Pra, me fillim nga ora 19:30 do të fillojë edhe ndeshja ndërmjet University of Cenu Lapu-lapu Mandaue (Spanjë) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. /KultPlus.com