Horrori i frikshëm “Terrifier 2” arrin në Cineplexx me eventin ‘Horror Night’

Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën ehorrorit Terrifier 2 ku biletat do të jenë me çmim special prej 3.00€.

Njëri nga palaçot më të frikshëm po rikthehet në ekranet e Cineplexx! Arti, palaçoja rikthehet në vazhdimin e shumëpritur të “Terrifier” të 2016-ës, duke bërë gjithçka që bën më së miri – tmerr! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku biletat do të jenë me çmim special 3.00€. Ky event do të mbahet në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00.

https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Terrifier-2/

Sa i përket ngjarjes së filmit, Terrifier 2 do të fokusohet sërish në natën e Halloween-it, një vit pas ngjarjeve të filmit të parë. Pasi që ringjallet nga një entitet i keq, Arti kthehet në MilesCounty për të terrorizuar një vajzë adoleshente, Sienna, dhe vëllain e saj më të vogël në natën e Halloween.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/videos/1222247608504272

Cineplexx gjithashtu ka organizuar një lojë shpërblyese për t’i fituar dy bileta VIP në eventin Horror Night, ku mund të bëheni pjesë e lojës këtu:

https://www.instagram.com/p/Ck1OSW2Kh24/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30. / KultPlus.com