Vdes këngëtari i grupit ‘Il Divo’, Carlos Marín

Carlos Marín, një këngëtar i grupit të pop-operas Il Divo, ka vdekur në moshën 53-vjeçare, njoftuan të dielën në mediat sociale anëtarët e kuartetit, transmeton KultPlus.

“Me zemër të thyer po ju bëjmë me dije se shoku dhe partneri ynë, Carlos Marin, ka ndërruar jetë. Ai do t’u mungojë miqve, familjes dhe fansave. Nuk do të ketë kurrë një zë apo frymë tjetër si Carlos”, ka shkruar Il Divo.

“Për 17 vite ne të katër kemi qenë së bashku në këtë rrugëtim të pabesueshëm të Il Divo-s dhe do të na mungojë miku ynë i dashur. Shpresojmë dhe lutemi që shpirti i tij i bukur të prehet në paqe.”- thuhet në njoftim./KultPlus.com