Mbahet koncert me muzikë baroke në ishullin e Maligradit, Inva Mula: Të promovojmë turizmin

MIK Festival i planifikuar për t’u zhvilluar për tre ditë në Korçë është shtyrë për në shtator për shkak të vendimit të qeverisë së Shqipërisë që ndalon muzikën LIVE. Por në mënyrë simbolike u organizua një koncert me pjesëmarrje të vogël në ishullin e Maligradit në Prespë.

Sopranoja Inva Mula tha se qëllimi është promovimi i vendeve turistike me histori e natyrë magjepse siç është Maligradi.

Në ishullin e Maligradit është mbajtur një koncert modest nga MIK Festival me pjesëmarrjen e sopranos Inva Mula. Ajo tha se qëllimi është promovimi i vendeve turistike.  Ky festival ishte planifikuar të mbahej për tre ditë me radhë në Korçë, por për shkak të aktit normativ të qeverisë që nuk lejon. MIK festival këtë vit ka sjellë tingujt e muzikës baroke në ishullin e Maligradit.

Tingujt e kësaj muzike u harmonizuan ne perfeksion me monumentet historike, siç është kisha e Maligradit dhe natyra e mrekullueshme e Prespës. Festivali i muzikës internacionale përkon me edicionin e tretë të tij, por për shkak të Covid-19 trokiti simbolikisht në një ditë të vetme.

Sopranoja me fame botërore Inva Mula u shpreh se MIK festival do të rikthehet shtatorin e këtij viti, ndërsa nuk la pa përmendur suksesin e koncertit të sotëm në një perlë të natyrës siç është Maligradi.

“Ishte koncerti i parë historik, nuk mbaj mend të jetë zhvilluar një koncert i muzikës baroke dhe një skenë që kalon dhe imagjinatën më të bukur të përrallave të fëmijëve. Ky realit është në vendin tonë, është në Prespë. Kur është mistik nga jashtë futesh në një romantizëm brenda. Këtu duhet të vish të paktën një herë në jetën tënde”, tha sopranoja Inva Mula.

Koncerti solli muzike të zgjedhur nga vendet ku lindi muzika baroke, ndërsa të pranishmit shijuan edhe gatimet tradicionale. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte  zhvillimi i turizmit dhe promovimi e njohja e zonës së Prespës. /shqiptarja/ KultPlus.com

Sot ditëlindja e Inva Mulës, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila për së gjalli arriti të gëzojë suksese të mëdha në fushën e muzikës, sot feston 57 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.

Mula u lind në Tiranë më 27 qershor të vitin 1963 nga babai Avni Mula dhe nëna me origjinë ruse Nina Mula.

Nuk është e pazakontë që arti bartet përmes gjeneve të familjes, e tillë ka qenë edhe historia e familjes Mula. Avni Mula, babai i Invës, një muzicient e kompozitor i njohur, ndërkaq në anën tjeter Nina Mula, nënëa e saj, një soprano e jashtëzakonshme.

Ajo filloi karrierën e sopranos në një moshë shumë të vogël. Koncertin e saj të parë e dha kur ishte 5 vjeç.

Në moshën 16 vjeçare ajo merr mësime nga e ëma e saj, zonja Nina Mula. Më vonë diplomohet si soprano në Akademinë e Arteve në Tiranë ku interpreton Violetën e Traviatës, performancë kjo që do të përsëritet disa herë në rolet e mëpasshme. Ky rol i hap dyert e Teatrit të Operës në Tiranë ku ajo këndon për 5 vjet me rradhë si soliste. Aty interpreton rolet e Rozinës tek “Berberi i Seviljes”, Mimi tek “Boheme”, Xhilda tek “Rigoletto”, si edhe këndon në opera të kompozitorëve shqiptarë.

Që nga viti 1992 ajo zhvendoset në Francë. Triumfon në 1993 në konkursin “Placido Domingo” dhe që aty fillon një bashkëpunim të ngushtë me maestron e madh. Pikërisht këtu fillon karriera e saj ndërkombëtare, fillimisht në operën e Avignon, pastaj Los Angeles, Bonn, ëashington, Chicago e Neë York. Bashkëpunime të mëtejshme me emra të mëdha në fushën operistike si me baritonin Leo Nucci apo maestron Ricardo Muti në teatrin e la Scales në Milano i hapin rrugën suksesit të saj të mëtejshëm në Itali. Ajo ftohet të këndojë Violetën për hapjen e teatrit Arcimoldo në Milano, sukses ky që i sjell angazhime të tjera në Itali.

Së bashku me bashkëshortin e saj Etem Ramadani ata kanë thirrur në jetë edhe fondacionin e quajtur “Hi Classic”, për të ndihmuar talentet e reja në fushën e artit. Por Inva megjithëse jeton jashtë shtetit është më e pranishme se kurrë pranë shqiptarëve të kudondodhur në botë. Deri më sot Inva ka marrë shume çmime si edhe dashurinë e mbarë publikut, si shqiptar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe kënget e saj janë bërë moto e mbarë gjeneratave. / KultPlus.com

Nora Weller fton gratë shqiptare me ndikim në Cambridge, për herë të parë flitet shqip

Për herë të parë, në Selwyn College në Cambridge, u fol shqip nga gratë shqiptare që kanë treguar suksese të mëdha në fusha të ndryshme, shkruan KultPlus.

Selwyn College në Cambridge është themeluar në vitin 1882 dhe kjo është hera e parë që gratë shqiptare kanë qenë pjesë e një eventi të organizuar në ambientet e këtij kolegji.

Eventi është organizuar nga Nora Weller, e cila jo shumë kohë më parë u bë edhe anëtare e shoqërisë mbretërore të arteve në Mbretërinë e Bashkuar. Duke u bërë kështu gruaja e parë nga Kosova, që është pozicionuar brenda kësaj organizatë që ekziston mbi 260 vjet.

”Eventi i djeshëm kishte dy qëllime”, tregon Weller për KultPlus. Ajo u përurua për rolin e ri brenda shoqërisë Mbretërore të Arteve, ndërsa, qëllimi i dytë i këtij eventi ishte edhe shkëmbimi profesional në mes grave profesioniste shqiptare, në Angli dhe jo vetëm.

Weller tregoi për KultPlus se të pranishme ishin gra shqiptare nga Gjeneva, Parisi, Tirana, Amerika, etj.

Në këtë event ka marrë pjesë edhe diva shqiptare me famë ndërkobëtare, Inva Mula, pastaj udhëheqësja e fondacionit ‘Bardha”, Donika Bardha, si përfaqësuese e Ambasadës së Kosovës në Londër, e pranishme ishte Arrita Gjakova, si dhe nga Gjeneva, Adelina Gashi.

Vlen të bëhet e ditur se ”Fellow of the Royal Society of Arts” është ndër organizatat më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, anëtarët e njohur ndër shekuj kanë qenë: Benjamin Franklin, Stephen Hawking, Karl Marx, Nelson Mandela, etj.

Brenda kësaj organizate ftohen individët, të cilët dëshmojnë ndër vite hulumtim unik, që ofron ndryshim pozitiv në mënyrën se si trajtohen çështje të caktuara nëpër shoqëritë globale. / KultPlus.com

Inva Mula fton artistët shqiptarë, mbështeteni mbrëmjen humanitare në Shqipëri

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula është duke organizuar mbrëmjen e madhe të bamirësisë, pas goditjes së fundit të tërmetit në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Mula ka njoftuar për KultPlus se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për këtë koncert bamirësie, ku janë të ftuar të gjithë artistët e të gjitha fushave, të cilët mund të performojnë në fusha të ndryshme.

Koncerti do të mbahet më 8 dhjetor, në ora 17:00, në Sallën Koncertale të Kishës Ortodokse në Tiranë.

Me kauzën “Artistët e bashkuar në një zë”, bëhet thirrje që të gjithë artistët shqiptarë kudo janë, ti përgjigjen kësaj ftesë. /KultPlus.com

Inva Mula paralajmëron koncert humanitar në Durrës

Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë botërore, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram, ka bërë të ditur se do të jetë edhe ajo pjesë e koncertit humanitar që do të mbahet me 7 dhjetor në qytetin e Durrësit, shkruan KultPlus.

Përveç Inva Mulës, në këtë koncert humanitar priten të intepretojnë edhe shumë këngëtarë tjerë shqiptarë.

‘’Të gjithë artistët me koncertin maraton, edhe unë!”, shkruan Inva Mula në statusin e saj.

Shqipëria duke filluar nga mëngjesi i së martës, është goditur nga tërmete të fuqishme, ku ndër të tjerash ka pasur viktima dhe qindra të lënduar. Ngjarje kjo që ka tronditur jo vetëm Shqipërine por gjithë botën, sidomos Ballkanin. Ku ndihma të mëdha për në Shqipëri janë nisur nga vendet fqinje e sidomos nga Kosova. / KultPlus.com

Inva Mula më 5 shtator mban koncert në Palermo kushtuar Nënë Terezës

Sopranoja me famë botërore Inva Mula do të mbajë një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të saj.

Koncerti “Nëna Arbëri” do të mbahet më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi.

Së bashku me sopranon Inva Mula do të jenë edhe artistë të njohur shqiptar dhe italianë që do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko shprehet se ky koncert organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

“‘Nëna Arbëri’, një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të sqj. Më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi, sopranoja Inva Mula së bashku me artistë të njohur shqiptar dhe italiane do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast. Ky është një koncert që organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, thekson Majko./atsh/KultPlus.com

Inva Mula, Dëshira Ahmeti dhe Olen Cesari sonte me një koncert historik në Dibër

Në sheshin Skënderbe sonte pritet të mbahet një koncert historik për gjithë artdashësit.

Dibra si qytet i kulturës, traditës dhe mençurisë sonte do të dëgjojë zërin engjëllor të artistes më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave sopranon Inva Mula me perlat më të bukura shqiptare që i këndohen atdheut tonë.

Ylli i skenave botërore për herë të parë do të prezantohet përpara artdashesve dibran bashkë me pianistin virtuoz Genc Tukiçi të shoqëruar nga Orkestra Simfonike “Ibrahim Madhi” nën drejtimin e maestro Isak Shehu.

Gjithashtu në këtë koncert do të prezantohen edhe Dëshira Ahmeti dhe Olen Çesari.

Për këtë koncert ka njoftuar edhe artistja Inva Mula përmes një statusi në Facebook. / KultPlus.com

Inva Mula, mrekullia e papërsëritshme e festivalit MIK në Korçë

E madhja Inva Mula, mrekullia e papërsëritshme e MIK-festivalit

Çdo sekondë e MIK Festivalit kishte vendin dhe bukurinë e vet; asgjë nuk ishte e tepërt dhe asgjë mangët. Netët kishin hijeshinë, të veçantën dhe surprizat që të linin pa frymë.

Edhe e shumëpritura, nata e katërt e MIK Festivalit (Muzika Internacionale Korçë), mbërriti. Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, të qytetit të Korçës ishte ngjitur e madhja, sopranoja e mrekullueshme, me famë botërore, Inva Mula. Duartrokitjet ishin të shumta; shpërthim që dilte nga shpirti i spektatorëve. Emocioni drithëronte çdonjërin prej të pranishmëve. ovacionet dukeshin sikur nuk do të kishin të pushtuar për asnjë çast. E adhuruara e tyre ishte aty, vetëm për ta; do t’u dhuronte zërin e saj hyjnor, i cili do t’i shoqëronte edhe në ditët e mëpastajme, sepse gjithçka do të mbetej e paharrueshme; kështu kishte ndodhur edhe një vit më parë: Gjithçka e ndodhur në skenë, tingujt e orkestrës dhe mrekullia e zërit të sopranos Mula u përjetuan ditë me radhë. Në këtë edicion të dytë, artistja e madhe shoqërohej nga studentët e Akademisë së Arteve dhe sopranoja, Dëshira Ahmeti, e cila kishte ardhur enkas nga New York-u. Ishte hera e parë që vinte në Korçë, mikpritja, kultura, traditat, njerëzit e gjithçka tjetër e kishin lënë të mrekulluar. Pjesë e koncertit ishte edhe pianisti Genc Tukiçi. Ishte nata më e madhe e të gjitha netëve, një mbrëmje speciale, dhuratë për qytetarinë korçare. “Erdha nga New Yorku për të qenë pranë Invës”, – tha Dëshira Ahmeti. Në të vërtetë kjo ishte dëshira e çdo artisti pjesëmarrës. Gjithkush prej tyre e shihte si fat dhe mrekulli. Për të ndjekur nga afër nënën e vet, kishte ardhur nga Franca djali i Inva Mulës, Antoni Çako; kjo gjë e bëri festivalin edhe më hyjnor. Gjithashtu nga një video e siguruar prej mediave, sopranoja u pa duke kërcyer me vajzën e saj, Ninën, nën tingujt e muzikës. Në skenën e këtij Festivali u ngjitën 50 artistë, surprizat ishin të shumta.

Një Festival i shumëpritur

Gjithçka që do të ndodhte në MIK Festival u bë e njohur ditë më parë nga Drejtorja e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Korçës, Zamira Kita, njëkohësisht edhe aktore e talentuar. Gjithashtu u bënë të ditur emrat e artistëve që do të merrnin pjesë. Emri i Inva Mulës i jepte konferencës për shtyp rëndësi të veçantë. Gazetarët dëshironin të dinin çdo detaj. Zamira Kita luante rolin e një lajmësi të madh. Atë çast të gjitha të fshehtat i dinte vetëm ajo; çdo fjalë e saj ishte e rëndësishme.

“MIK Festival, – tha znj. Kita, – është një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike që zhvillohen në Shqipëri. Është kënaqësi për ne që ky aktivitet i madh ndërkombëtar zhvillohet në Korçë. Ishte iniciativë e të madhes Inva Mula, dëshirë dhe ide e saj që ky festival të realizohej në qytetin tonë. Dashamirësia e artistëve korçarë, e bordit artistik, e Këshillit Bashkiak dhe e kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo u shfaq e veçantë në të gjitha dimensionet e saj. Në këtë festival, muzika, arti, kultura do të shpalosen përgjatë 5 netëve, 24-28 korrik, të cilat do të jenë të mbushura me emocion dhe ngjarje të bukura. Artistët e talentuar do të sjellin jo vetëm muzikë klasike dhe qytetare, por dhe serenatë korçare.”

Ato që ishin thënë ditë më parë, tashmë ishin realitet. Inva Mula ishte në skenë. Salla ishte e mbushur plot. Shpirtrat e njerëzve provonin kënaqësi të veçantë. Ishte zëri i Inva Mulës ai që drithëronte çdo zemër. Përmes interpretimit të shkëlqyer, ajo mundi t’i dhuronte publikut korçar një natë elektrizuese tejet mbresëlënëse.

Minuta të mrekullueshme!

Minutat kalonin me shpejtësi. Kur gjithçka merrte fund, të gjithë pyesnin veten: “Si kaluan kaq shpejt dy orë!” Donin që artistja e madhe, Inva Mula dhe kolegët e saj të qëndronin edhe një çast më shumë; magjia e interpretimit të zgjaste edhe pak, edhe pak, por gjërat e bukura që lindin prej shpirtrave të artistëve gjithnjë janë çaste që ikin shpejt; fluturojnë si zogjtë. Për gjithçka ishte treguar kujdes i veçantë deri në imtësi. Çdo sekondë e MIK Festivalit kishte vendin dhe bukurinë e vet; asgjë nuk ishte e tepërt dhe asgjë mangët. Netët kishin hijeshinë, të veçantën dhe surprizat që të linin pa frymë.

Nata e parë: U çel nga familja Papadhimitri ose më saktë nga djemtë e Sofia Zengo Papadhimitrit, të cilët kishin ardhur nga Kanadaja. U interpretuan pjesë të zgjedhura të muzikës klasike. Koncertin ia dedikuan nënës së tyre, Sofia Zengos dhe tezes, Androniqit; dy motrave Zengo, të cilat ishin të parat femra që hodhën themelet e artit pamor. Spektakli ishte sa i mrekullueshëm aq dhe dinjitoz. MIK Festival ka aftësinë t’i bëjë bashkë artistët e mëdhenj, të cilët lartësojnë emrin e Shqipërisë kudo që ata ndodhen. Po kaq e lartësuar ndihet edhe Korça. Festivali do të jetë i pranishëm nga njëri brez te tjetri. Ndërkaq, instrumentistët Zengo, shprehën kënaqësinë për publikun e Korçës:

Publiku na priti shumë ngrohtë. Këtu konstatova një gjë: Publiku kupton shumë si luhet, është publik që i do shumë artistët dhe i duartroket me shumë ngrohtësi”.

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Inva Mula, e cila është organizatore e këtij festivali vinte në Korçë për të dytën vit radhazi. E pranishme do të jetë edhe në vitet që vijnë.

Nata spanjolle dhe ajo vjeneze

Nata e dyta, u quajt “Nata spanjolle”. Koncerti instrumental u dha në teatrin “Andon Zako Çajupi”, kurse Flamengoja e famshme në sheshin e Pazarit të Vjetër të qytetit të Korçës. Nga gjithkush u quajt, spektakël fantastik. Interpretues të kësaj nate ishin mexosopranoja Etleva Shemai në violinçel dhe Florian Vlashi në violinë. Repertori i përzgjedhur u dha për herë të parë në qytetin e Korçës.

“Mendoj, tha Inva Mula, se sonte ishte një natë e paharruar, ia kushtuam Spanjës, muzikës së bukur spanjolle që nuk ka fund dhe na vjen kaq për shtat me temperamentin, me karakterin me gjithë feminitetin e kësaj muzike që u soll kaq bukur në këtë sallë që u ndez me publikun bashkë me këngëtaren tonë të shkëlqyer Etleva Shemai, me tingullin e mrekullueshëm të Florian Vlashit dhe Juliana Laskës me violonçelin e saj. Të gjithë ishin një buqetë e bukur e muzikës spanjolle, të shoqëruar nga Fjorda Veizaj. Është një natë e paharruar, edhe për një arsye tjetër, sepse është një repertor që luhet për herë të parë në Korçë për herë të parë në këtë sallë. Ne duam nëpërmjet festivalit tonë të përcillet edhe karakteri edukativ që publiku korçar, publiku artdashës t’i hyjë thellë edhe muzikës klasike spanjolle”.

Kurse violinisti Florjan Vlashi shprehu kënaqësinë e tij që ishte pjesë e këtij festivali dinjitoz dhe i ftuar nga mikja e tij, Inva Mula:

Me Invën unë kam lidhje të vjetra dhe një propozim nga ana ime është i pakundërshtueshëm, ashtu si edhe Inva do të vinte tek ne dhe ky lloj këmbimi, kjo muzike, miqësie, artistësh, njohjesh etj., etj., më duket gjëja më bukur që mund të ketë një festival”.

Nata e tretë, u quajt “Nata Vjeneze”, ishte vërtet një superspektakël. Valset vjeneze përcollën kënaqësi të shumta. Kjo natë filloi me koncertin recital në piano, luajtur nga Konstandin Tashko, që zgjati për më shumë se një orë. Studentë nga filarmonia e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi” sollën repertorin më të mirë të muzikës austriake. Ndërsa Gert Vaso, Enada Hoxha dhe artistë të Ansamblit “Skënderbeu”, me valset vjeneze mahnitën publikun.

Nata e katër ose Nata e sopranos Inva Mula

Mbrëmja gala e natës së katërt, si e përshkruam edhe më sipër, ishte një nga netët me të bukura dhe të shumëpritura. Ishte nata, ku kulmoi mrekullia e quajtur Inva Mula, e shoqëruar nga 15 artistë. Kori ishte përgatitur nga Zana Turku, gjithashtu edhe orekestra ishte sjellë prej saj. Spektatori mbajti frymën për dy orë me radhë. Në përfundim të spektaklit Mula tha:

“MIK Festival, edicioni i dytë i tij, i dedikohet talentit të ri shqiptar për ta inkurajuar dhe mbështetur.” Ndërsa në vijim të fjalës së vet theksoi: “Mik Festival ndodh në Korçë se këtu është djepi i kulturës, këtu është gjithë historia, këtu janë gjithë artistët që kanë dalë, energjia e tyre na thërret që ne të vijmë në Korçë. Jam shumë e lumtur që Mik Festival bën përpara me energjinë e studentëve, këngëtare dhe instrumentistëve të rinj, të cilët do të jenë stafeta e vazhdimësisë së artit në Shqipëri”,- përfundoi Inva Mula.

Pas çdo interpretimi të Mulës, publiku përfshihej prej ngazëllimit të papërmbajtshëm, ndërsa Dëshira Ahmeti, në shenjë respekti për qytetarinë korçare, tha:

“Është hera e parë që vij në Korçë, por di shumë për këtë qytet me tradita, me kulturë, me njerëz kaq të dashur dhe me kaq pasion për artin”.

Nata e fundit u mbyll në pazarin e korçës me serenatat korçare. Për 5 net me radhë Korça u bë qendra e artit shqiptar. / Gazeta Telegraf / KultPlus.com

‘Moj e bukura more’, Niko Peleshi ‘rrëmben’ kitarën dhe ulet në gjunjë para Inva Mulës (VIDEO)

Ka filluar në  qytetin e Korçës edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës.

Mbrëmjen e djeshme Mik Festival ka sjellë atmosferë me muzikë spanjolle.

Pazari i Korçës është kthyer në një skenë të artit dhe ish ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka rrëmbyer kitarën dhe ja ka marrë këngës duke treguar një tjetër anë të panjohur të tij, talentin për të kënduar.

Si asnjëherë më parë ai është parë të këndojë me kitarë në një duet me sopranon Inva Mula.

Peleshi është ulur në gjunjë para sopranos shqiptare me famë botërore e me kitarë në dorë këndon “Moj e bukura more”.

https://www.facebook.com/watch/?v=715090888944585

Mula, Ahmeti dhe Tukiqi në “Verën e Ohrit”

Në kuadër të Festivalit “Vera e Ohrit”, më të mirët e muzikës klasike do të grumbullohen bashkërisht në qytetin e Liqenit. Sopranoja me famë botërore Inva Mula bashkë me sopranon e mirënjohur Deshira Ahmeti dhe pianistin virtuoz Genc Tukiqi, do të mbajnë koncert në kishën e Shën Sofies në Ohër.

Do të jetë një mbrëmje e magjishme për të gjithë artdashësit ky koncert me një program të veçantë, ku do të interpretohen vepra të autorëve botëror dhe shqiptarë. Në këtë koncert do të jetë i ftuar dhe tenori i njohur maqedonas, Georgi Cuckovski!

Adhuruesit e muzikës klasike do të kenë rastin për të shijuar këtë mbrëmje me artistët shqiptare me përmasa botërore më 30 korrik.

“Eja eja lule borë”, kënga që i ka rezistuar shtatë dekadave

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.

Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.

Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.

Po e bashkëngjisim edhe tekstin origjinal të këngës.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më pikantë të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula. / KultPlus.com

Eja, eja lule borë

Tue kerkue n‘mal e n‘koder

tue prek‘ lule e gjeth‘ me dore

veç nji kopsht ma t‘bukur Shkodër

ty te gjeta Lule Borë

Ref

Je e vogel por je plot

Ty t‘ kerkoj une tash sa mot

Tash sa mot une ty t’ kerkoj

N‘gzim me ty jeten ta çoj

Eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

Pash ma t’ buk’ren stinë pranvere

pash mbretneshen trandofil

mos t‘i falish kujt Ti eren

se per mue vetem ke çil

Fjalet e mija deh ndigjoi

ma ke ftyren porsi zane

une prej gjumit do’t zgjoj

veç me t pa ne drit t’ksaj Hane

Inva Mula dhe Lule Elezi, sonte me koncert në Slloveni

Dy emra të mëdhenj të artit shqiptar, Inva Mula dhe Lule Elezi, kanë bashkuar forcat për një paraqitje klasike muzikore.

Në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Slloveni, sot janë paraparë disa aktivitete.

Në ora 15:00 do të prezantohet libri “Albanese” me autor Shyqri Nimanin, në Pallatin Pretorian.

Në po këtë Pallat prej orës 17:00 do të ketë koktej rasti.

Në ora 18:00 do të mbahet Mesha në gjuhën shqipe dhe italiane – në Katedralen e Koprit.

Në ora 19:00, sopranoja Inva Mula dhe Lule Elezi në piano do të sjellin koncertin e tyre në Kopër të Sllovenisë.
Ngjarja në fjalë mban titullin “Monomenta Albanica Justinopolitana” dhe organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’.

Marrëdhëniet mes Kosovës e Sllovenisë kanë qenë gjithmonë të mira. Sllovenia e ka njohur Kosovën me 5 mars të vitit 2008 ndërsa në maj të po këtij viti Sllovenia ka hapur edhe Ambasadën e saj në Kosovë. / KultPlus.com

“Dua më shumë Shqipërinë” dhe “Lule borë” nën interpretimin e yjeve shqiptarë (VIDEO)

Mbrëmë në Romë, artistët shqiptarë të njohur në gjithë botën, në një mbrëmje të veçantë u mblodhën për të kujtuar heroin shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje solli Inva Mulën, Dua Lipën, Ermal Metën, Erza Muçollin, Genc Tukicin, Elhaida Danin, Lorik Canën, Olen Cesarin, Eno Peçin dhe Ramë Lahaj, si asnjëherë më parë.

Po sjellim dy video, ku yjet shqiptarë kënduan shqip në Teatrin Argentina, të gjithë së bashku./ KultPlus.com

Shqiptarët magjepsin Romën me interpretimin e tyre në nderim të Skënderbeut

Emrat më të mëdhenj shqiptarë që po bëjnë bujë në botë me zërat e tyre, sot kanë pushtuar teatrin “Argentina” në Itali, atje ku janë mbledhur nën moton “Tok së bashku për Skënderbeun”, shkruan KultPlus.

Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Elhaida Dani dhe Ermal Meta tashmë janë ngjitur në skenën e teatrit “Argentina” në Itali, për të interpretuar këngë të njohura shqipe e në gjuhë të tjera.

Më poshtë mund të ndiqni performancat e tyre në skenë, të cilat janë publikuar nga Lorik Cana.

https://www.instagram.com/stories/lorikcana/?hl=en

Ky koncert mbahet në moton “Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”./ KultPlus.com

Të famshmit shqiptarë më 19 nëntor mblidhen në Romë për nderë të Skënderbeut

Në të gjitha fushat e artit, shqiptarët kanë arritur të depërtojnë në arenën ndërkombëtare, por ajo që po veçohet është fusha e muzikës ku ata kanë arritur suksese të mahnitshme, shkruan KultPlus.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj e Ermal Meta, janë vetëm disa prej emrave që po shënojnë suksese në botë.

Të gjithë këta dhe shumë të tjerë, do të bëhen bashkë më datë 19 nëntor për një natë të magjishme që vetëm artistët shqiptarë dinë ta sjellin.

Artistët si Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Genc Tukici, Eno Peci, Lorik Cana, Olen Cezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta do t’i bëj bashkë “Skënderbeu” në teatrin “Argentina” në Itali, më 19 nëntor me një koncert i cili fillon në orën 20:30.

Me moton “Tok së bashku për Skënderbeun” këta artistë pritet të performojnë në këtë natë e cila pritet të jetë e magjishme.

Ky manifestimi bëhet në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverisë shqiptare dhe nga liderët e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore.

Pas takimit me Papën do të vazhdojë koncerti madhështor ” Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”.

Ishte tenori Ramë Lahaj ai që njoftoi lajmin në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Tok së bashku për Skënderbeun”. /KultPlus.com

“Eja, eja lule borë” nën interpretimin e mrekullueshëm të Inva Mulës

“Lule Borë” është një ndër këngët me të njohura dhe shkodrane. Kësaj radhë ju sjellim këtë këngë të interpretuar nga sopranoja me famë botërore Inva Mula.

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më pikantë të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula. / KultPlus.com

Inva Mula, pjesë e festivalit të njohur në Ulqin

Ulqini do të mirëpresë sopranon me famë ndërkombëtare, Inva Mula, në Festivalin Ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio”.
Festivali do të mbahet në Ulqin në datat 7-9 shtator.

Sopranoja do të performojë së bashku me pianistin virtuoz Genc Tukiçi, në pjesën e vjetër të qytetit turistik, aty ku edhe do të kenë mundësi shumë qytetarë ta përcjellin koncertin e Inva Mulës.

Sopranoja do të koncertojë me 9 shtator, në ora 20:00.

Mula ka lindur në vitin 1963 ndërsa ka fituar disa konkurse të rëndësishme, përfshirë Operalia, Butterfly në Barcelonë dhe çmimin “Këngëtarja Shqiptare” në fund të viteve 80-të.

Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë. / KultlPlus.com

Ina Mula sjellë 150 artistë në Festivalin Ndërkombëtar “MIK Festival” në Korçë

Inva Mula ka iniciuar Festivalin Ndërkombëtar “Mik festival “ i cili mbledhë emra të mëdhenj të muzikës e bën bashkë muzikën, historinë dhe kulturën në qytetin e Korçës, shkruan KultPlus

Ky sezon veror sjell edicionin e parë të festivalit ndërkombëtar të këngës, “Mik Festival”, që starton nga qyteti i Korçës më 25 Korrik. Drejtorja artistike, Inva Mula, ka rrëfyer më parë se ky festival do të sjellë 150 artistë, që do performojnë muzikën më të mire, të ndërthurur me historinë e kulturën e qytetit të Korçës.

Më poshtë ju sjellim agjendën e festivalit, i cili do të filloi më 25 korrik dhe do të zgjasë deri më 29 korrik në qytetin e Korçës në Shqipëri. / KultPlus.com

Inva Mula premton një cikël koncertesh me muzikë franceze në Korçë

Një festival i ri parashikohet të mbahet në Korçë. Sepse Inva Mula premton një cikël koncertesh ku muzika franceze do të pushtojë pazarin e vjetër e teatrin e ri.

E ndonëse festivali është konceptuar pesë ditë, Inva do të performojë vetëm ditën e katërt.

Ministrja Kumbaro e konsideroi këtë event si simotrën e fustanellës, festivalit që mori jetë vjet në Gjirokastër duke ndërthurur historinë me muzikën e traditën.

Por ky nuk do të jetë festivali i vetëm që do të mbahet në Korçë këtë verë pasi pritet të marrë jetë edhe kokofest, një manifestim i gjithë komedive në teatrot shqiptare. / KultPlus.com

Inva Mula sjellë Festivalin “MIK”, me muzikë synon të kthejë vëmendjen nga Pazari i Vjetër në Korçë

Festivali “Muzika Internacionale në Korçë”, do të zhvillohet nga 25 deri më 29 korrik, në qytetin e Korçës, shkruan KultPlus.

Festivali “MIK” lindi si ide e inkurajuar nga Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, një mbrëmje poezie dhe serenatash, në Pazarin e Vjetër, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim të përfshirjes së tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit.

MIK Festival do të zgjasë 5 ditë të plota me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën, historinë e këtij qyteti që është djep të qytetërimit.

“Qyteti i Korçës është një qytet, i cili ka dimensionin artistik, audiencën, arkitekturën dhe historinë për të mbajtur peshën e një festivali kaq ambicioz”, thonë organizatorët.

Koncepti i festivalit është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Festival do të bëjë së bashku artistët lirikë të rinj e të afirmuar të skenës për t’i dhuruar publikut një emocion të rrallë e të papërshkrueshëm.

Emra të mëdhenj të muzikës lirike do të performojnë në qytetin e Korçës për gjatë 5 ditëve, ndërsa do të bëhen të ditur së shpejti.

“Janë pikërisht ata artistë që kanë ngritur lartë emrin e Shqipërisë në botë, dhe tani do të jenë në Korçë, për t’i dhuruar kënaqësinë dhe emocionet e artit të tyre publikut shqiptar dhe atij të rajonit”, thuhet në njoftim të festivalit.

MIK Festival, është festivali i parë që bën bashkë rreth 150 artistë të zhanreve të ndryshme për të performuar si asnjëherë më parë në këto 5 ditë të festivalit./ KultPlus.com

Inva Mula dhe Filharmonia e Maqedonisë, të dielën së bashku në Tetovë

Këngëtarja e njohur Inva Mula do të mbajë një koncert në Tetovë.

Një ndër zërat më të mirë shqiptarë me famë botërore dhe pushtuese e skenave klasike më të fuqishme në botë, do të koncertojë bashkë me Filarmoninë e Maqedonisë në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Koncerti do të fillojë në ora 19:00, me datë 29 prill.

Koncertin do ta dirigjojë Gridi Kraja ndërsa Mula do të jetë kësisoj pjesë e edicionit të gjashtë të Skenës së Muzikës Serioze Shqiptare. / KultPlus.com

Këtu mund ta ndiqni performancën e plotë të Erza Muqollit me Inva Mulën (VIDEO)

Erza Muqolli e cila është duke shkëlqyer në skenën franceze, ka zbritur në skenën e spektaklit garues “Virtuzoët”, e cila bashkë me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula kanë kënduar “La Boheme”, shkruan KultPlus.

Kjo paraqitje është mirëpritur nga audienca, paraqitje kjo që është vlerësuar edhe me komente të shumta në rrjete sociale. Në videon më poshtë mund ta shikoni interpretimin e plotë të Erza Muqollit dhe Inva Mula./KultPlus.com

Erza Muqolli nga Parisi në Tiranë, interpreton me Inva Mulën (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Erza Muqolli, e njohur për suksesin e saj në Francë me grupin e saj muzikor “Kids United”, sonte ka zbritur në Tiranë, në kuadër të spektaklit garues “Virtuzoët”, që po udhëhiqet mjeshtrisht nga sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht në këtë mbrëmje, Erza Muqolli ka intepretuar bashkë me Inva Mulën, të cilat sollën emocione të shumta te spektatorët, kurse vetë Inva Mula , Erza Muqollin e ka quajtur super talent, duke specifikuar se zëri magjik i Francës për herë të parë ka inrterpretuar në Tiranë.

Erza Muqolli, vetëm 12 vjece, konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e bendit të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin ane e mbanë Francës, ku bashkëmoshatarët e tyre bëjnë të pamundurën që të sigurojnë biletën për të parë nga afër koncertet e Erza Muqollit.

Në mbyllje të vitit 2017, ajo bashkë me fëmijët e grupit “Kids United”, ishte ftuar në Elyse nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, ku këta fëmijë kanë dhënë koncert. E më pas, Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron poashtu ka pritur në një takim Erza Muqollin, e cila bashkë me grupin e saj kanë ndarë 1.5 milion euro për UNICEF. Erza Muqolli, e cila bashkë me grupin e saj tashmë kanë shitur mbi 1.7 milion kopje të albumeve, në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus, ka shprehur edhe dëshirën që një ditë të këndojë edhe në Kosovë. Ajo poashtu ka njoftuar se viti 2018 do ta gjejë edhe në film, pasi që do të fillojnë xhirimet e këtij projekti ku Erza Muqolli ka rolin kryesor.

Ndërkohë, Kosova ka dështuar ta sjellë Erza Muqollin në Kosovë, për një koncert për audiencën kosovare, negociata këto që janë zhvilluar gjatë vitit 2017.

http://www.kultplus.com/femijet/erza-muqolli-nje-milion-e-gjysme-albume-te-shitura-deshiroj-te-kendoj-edhe-ne-kosove/ /KultPlus.com

Inva Mula risjellë këngën e gjyshes, këndon edhe vajza e saj Nina dhe këngëtarja Ana Kodra (VIDEO)

Këngët e kënduara dikur si të vegjël, rikthyen artistët e mëdhenj të skenës në një mbrëmje të paharrueshme në sallën e Universtitetit të Arteve në 70 -vjetorin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, shkruan KultPlus.

Një rikthim pas në kohë, por edhe për të vijuar traditën e mirë të përgatitjes së talenteve të rinj nga kjo Qendër.

Në këtë mbrëmje u nderuan me medalje mirënjohjeje për kontributin e çmuar emra të mëdhenj e të njohur të skenës sonë. Një nderim i veçantë shkoi për kompozitorin Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dorëzoi kupën e mirënjohjes për kompozitorin Lalo, kupë të cilën në mënyrë simbolike e mori nipi i tij i vogël. Me medalje mirënjohje u vlerësuan shumë prej emrave të famshmëm të cilët fillimet i kanë tek ish-Pallati i Pionierëve, si Inva Mula, Ardit Gjebrea, Irma Libohova, David Tukiçi, Zana Çela, Suzana Frashëri etj.

Një ndër performncat ishte edhe e Inva Mulës, e cila këngën e gjyshes e këndoi bashkë me vajzën e saj Nina dhe këngëtaren e vogël Ana Kodra./KultPlus.com