‘Këndo o zog i malit se sot jam mërzitë’ (VIDEO)

Qamili i Vogël, Mazllom Mejzini dhe Ismet Peja janë tre emrat më të spikatur të muzikës popullore shqiptare që ndër vite kanë sjellë këngë që mbesin të pavdekshme, shkruan KultPlus.

Tre këngëtarët shpesh kanë sjellur interpretime të përbashkëta. “Këndo o zog i malit”, “Prej mallit të bukurisë” e “Dil njëherë moj vajzë e bukur”, janë disa nga këngët që mbesin vlerë e trashëgimisë sonë muzikore.

KultPlus, në nderim të jetës dhe veprës së këtyre artistëve, ju sjell interpretimin e këngës “Këndi o zog i malit”:

I: K’ndo o zog i malit
Se sot jam mërzitë. :I
I: K’ndo kangën e djalit
E m’shëro në shpirt. :I
Zemra ime e shkreta
Asht tuj vujtun zi.
M’bahet porsi bleta
T’shof at djalë të ri.
Prej së largu ndjeva
Zogun tuj këndu’.
Menjëher u ktheva
Me mall me e ndëgju’.
At’her zemra ime
Si lule n’mëngjes.
U mbush me kujtime
N’dashuni u ndez. / KultPlus.com

‘Kno o zog i malit’, kënga e famshme që është shkruar nga Rexhep Hoxha (VIDEO)

“Kno o zog i malit”, është një ndër këngët më të popullarizauar të muzikës popullore e cila ishte kënduar nga Qamili i Vogël, por që është sjellë në verzione të ndryshme edhe nga këngëtarë të tjerë, shkruan KultPlus.

Po tekstin e kësaj kënge e ka shkruar shkrimtari i njohur Rexhep Hoxha, i cili njihet për romanet për fëmijë “Lugjet e verdha” e “Verorja”.

KultPlus ju sjell dhe videon e kësaj kënge. Në këtë video dëgjohen ta kenë kënduar këtë këngë: Qamili i Vogël, Mazllom Mejzini e Ismet Peja./ KultPlus.com

‘Robi plaket kur don vet’, kënga identifikuese e doajenit të muzikës popullore shqiptare, Ismet Pejës (VIDEO)

Viti që po lëmë pas mori disa nga figurat më të shquara të artit shqiptarë. KultPlus do t’i kujtojë sot përmes veprës që lanë pas.

Me 23 Nëntor të këtij viti bota e artit dhe muzikës humbi doajenin e muzikës popullore, Ismet Pejën.

Ismet Peja ka lindur më 27 prill 1937. Ai ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Lindi në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”.

KultPlus ju sjell sonte një ndër këngët më të mira të Ismet Pejës ‘Robi plaket kur don vet”./ KultPlus.com

Nën tingujt e këngës “Të desha me hakikat” i jepet lamtumira e fundit Ismet Pejës

Gjakova, Kosova dhe mbarë shqiptaria, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, doajenit të këngës popullore e qytetare, njërit prej ikonave të fundit të gjeneratës së artë të muzikës gjakovare, këngëtarit Ismet Peja.

Në ceremoninë e varrimit organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, në mesin e shumë qytetarëve, morën pjesë edhe përfqaësues të institucioneve qendrore e lokale dhe personalitete të shumta nga jeta kulturore e aristike.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, mes tjerash ka thënë se humbja e këngëtarit Ismet Peja është humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirët, adhuruesit por edhe tërë vendin tonë, megjithatë, me kontributin e tij, Ismet Peja ka bërë që humbja e tij të jetë vetëm fizike, pasi ai do të jetojë gjatë për breza të tërë tek populli ynë.

Nga ana tjetër, ministrja e ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, duke folur në emër të qeverisë së republikës së Kosovës, ka thënë se Ismet Peja do të kujtohet dhe do të vlerësohet gjithmonë, falë veprës së lënë përmes këngëve të tij, të dashura e të dëgjuara nga tërë adhuruesit e muzikës.

Në emër të komunitetit artistik, një fjalë rasti e ka mbajtur këngëtari Shkëlzen Jetishi, i cili ka rikujtuar se i ndjeri Ismet Peja, me profesionalizmin dhe dashurinë për këngën, ka qenë shembull që është ndjekur nga të gjithë brezat e këngëtarëve që kanë ardhur pas tij, ndërsa në emër të familjes Peja, në këtë ceremoni mortore ka folur, kushëriri dhe njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërm të këngëtarit të ndjerë, Masar Peja i cili ka rikujtuar kontributin dhe trashëgiminë artistike që Ismet Peja e ka lënë pas vetes.

Varrimi i këngëtarit Ismet Peja, është përciellë në sfond nga kënga “Të desha me hakikat”, njëra prej këngëve të para që këngëtari pari regjistruar në fillet e karrierës së tij më shumë se 60 vjeçare./ KultPlus.com

Kryeministri Hoti e ministrja Dumoshi bënë homazhe për Ismet Pejën

Në nderim të figurës së këngëtarit të njohur Ismet Peja, Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, kanë bërë homazhe, për artistin e këngës, përpara objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku është vendosur fotografia e këngëtarit të ndjerë.

Kryeministri Hoti dhe ministrja Dumoshi janë nënshkruar në librin e kujtimeve duke e vlerësuar lart jetën dhe veprën e Ismet Pejës, i cili u nda sot nga jeta në moshë 83 vjeç.

Kryeministri Hoti tha se bashkë me ministren Dumoshi bënë nderime për ikonën e muzikës popullore gjithëshqiptare, Ismet Peja. “Ismet Peja do të mbahet mend për këngët e tij të cilat nuk ka shqiptar që nuk i di, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka hyrë në historinë artistike të Kosovës, sepse ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij”.

Kryeministri tha se sot është një ditë e dhimbshme për familjen e tij dhe tërë komunitetin artistik shqiptar. “Ne do ta kujtojmë gjithmonë”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa ministrja Vlora Dumoshi, ka thënë se lajmi i mëngjesit për vdekjen e Ismet Pejës, ishte i trishtë sepse u nda nga kjo jetë doajeni i muzikës popullore. “Unë si ministre kam kontaktuar me familjen e tij dhe ne si ministri do të përkujdesemi për ceremoninë në Gjakovë. Në orën 14:30 do të jenë homazhet dhe në ora 15:00 varrimi”, sqaroi ministrja.

“Ndonëse kohë pandemie, ne po tregojmë respektin institucional për artistin e madh e cili ka dhënë shumë për kultivimin e këngës së mirëfilltë popullore”, tha ministrja. / KultPlus.com

Osmani për vdekjen e Ismet Pejës: Lamtumirë mjeshtër i këngës, t`u dëgjoftë zani përherë

Vdekja e doajenit të muzikës popullore shqipe, Ismet Pejës ka lënë të pikëlluar të gjithë ata që e njohën e deshën muzikën e tij.

Për vdekjen e Pejës, ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Për Osmanin, Ismet Peja e ka kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila sot mbeti pa zërin e saj unik.

Tutje Osmani ka vlerësuar opusin e çmuar që ai ka lënë prapa vetës.

““Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë.

Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik.

Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai “Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm!

Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!” / KultPlus.com

“Këndo o zog i malit se sot jam mërzitë” (VIDEO)

Qamili i Vogël, Mazllom Mejzini dhe Ismet Peja janë tre emrat më të spikatur të muzikës popullore shqiptare që ndër vite kanë sjellë këngë që mbesin të pavdekshme, shkruan KultPlus.

Tre këngëtarët shpesh kanë sjell interpretime të përbashkëta. “Këndo o zog i malit”, “Prej mallit të bukurisë” e “Dil njëherë moj vajzë e bukur”, janë disa nga këngët që mbesin vlerë e trashëgimisë sonë muzikore.

KultPlus, në nderim të jetës dhe veprës së këtyre artistëve, e në veçanti sot si homazh për veprën e Ismet Pejës që sot u nda nga jeta, ju sjell interpretimin e këngës “Këndi o zog i malit”:

I: K’ndo o zog i malit
Se sot jam mërzitë. :I
I: K’ndo kangën e djalit
E m’shëro në shpirt. :I
Zemra ime e shkreta
Asht tuj vujtun zi.
M’bahet porsi bleta
T’shof at djalë të ri.
Prej së largu ndjeva
Zogun tuj këndu’.
Menjëher u ktheva
Me mall me e ndëgju’.
At’her zemra ime
Si lule n’mëngjes.
U mbush me kujtime
N’dashuni u ndez. / KultPlus.com

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Pejës

Seanca e sotme (e hënë) në Kuvendin e Kosovës ka filluar punimet me një minutë heshtje për nder të ikonës së muzikës shqipe, Ismet Peja.

Doajeni i muzikës sonë ka ndërruar jetë në orët e hershme të ditës së hënë (23 nëntor), ndërsa lajmin e konfirmoi djali i tij, Visar Peja.

Peja, i cili lindi në vitin 1937 ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare, ndërsa është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën tonë muzikore.

Në fillim të seancës, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë çuar në këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Pejës.

Ndryshe, është bërë e ditur se artisti legjendar do të varroset gjatë ditës së sotme (e hënë, 23 nëntor) në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. /Telegrafi/ KultPlus.com

“Robi plaket kur don vet”, nën zërin e mrekullueshëm të Ismet Pejës (VIDEO)

Vdekja e doajenit të muzikës popullore shqiptare na mërzitur të gjithë ata që e njohën e e deshën muzikën e tij, shkruan KultPlus.

Emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi.

Këngët e tij do të mbesin përjetësisht një thesar i çmuar për vendin tonë.

Me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme dhe një butësi që e ka karakterizuar gjithmonë, Ismet Peja na ka lënë trashëgimi shumë këngë. Por një ndër këngët identifikuese të Pejës, është “Robi plaket kur don vet”, një këngë që vuri në pah shpirtin tij gazmorë.

KultPlus ju sjell një ndër interpretimit e Ismet Pejës, këtij artisti të papërsëritshëm. / KultPlus.com

Dumoshi për vdekjen e Ismet Pejës: Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm

Ka vdekur sot ikona e muzikës popullore Ismet Peja. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga djali i Ismet Pejës, Visari, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Menjëher kanë qenë të shumta edhe reagimet për vdekjen e Pejës, ku ndër të tjerë dhimbjen e saj e ka ndarë edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi është shprehur se emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës, Ismet Peja. Emri i Ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi”, ka shkruar Dumoshi.

Dumoshi tutje ka shtuar se zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve që ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me radhë. Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës.

 “Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç thoshte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”! Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm. Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar”, përfundon Dumoshi. / KultPlus.com

Vdiq ikona e muzikës popullore Ismet Peja

Ka vdekur ikona e muzikës popullore Ismet Peja.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga djali i Ismet Pejës, Visari, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.

Ismet Peja u lind më 27 prill të vitit 1937 në Gjakovë. Babai i tij Musa Peja, ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13-vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja. / KultPlus.com