Shkrimtari polak përballet me dënim me burgim pasi e quajti presidentin “të krisur”

Një shkrimtar i njohur polak është duke u përballur me dënim me burg, potencialisht deri në tri vjet, për shkak se e ka quajtur presidentin e vendin “i krisur”, në rrjete sociale.

Jakub Zulczyk pati kritikuar mënyrën se si presidenti polak Andrzej Duda – një aleat i afërt i ish-presidentit Donald Trump – reagoi për fitoren elektorale të presidentit Joe Biden.

Zulczyk ka shkruar në Facebook të hënën se një prokuror i një distrikti në Varshavë ka ngritur aktakuzë ndaj tij bazuar në një artikull në kodin penal i cili e quan krim fyerjen e kreut të shtetit.

Edhe në të kaluarën, njerëzit janë akuzuar për fyerje të presidentëve polak të kaluar në periudhën e post-komunizmit nën ligjet kundër fyerjes. Gjobat ose shërbimi në komunitet janë dënimet më të shpeshta që janë dhënë për to, por jo edhe dënimet me burgim, shkruan AP.

Duda i pati dhënë urime Bidenit “për fushatë të suksesshme presidenciale. Derisa presim nominimin nga Kolegji Elektoral, Polonia është e vendosur të mbajë nivelin dhe kualitetin e lartë dhe strategjinë e partneritetit për një aleancë edhe më të fortë”.

Duda u kritikua nga shumë njerëz se po sugjeronte se fitorja e Bidenit nuk ishte definitive dhe se Kolegji Elektoral ende mund ta ndryshonte rezultatin./ KultPlus.com