James Blunt vjen me album të ri

James Blunt vjen me një album të ri me këngë thellësisht personale.

James Blunt thotë se albumi i tij i fundit është më i veçanti për të cilin është shkruar ndonjëherë “sepse nuk është për publikun”.

“Nuk është për labelin tim , jo për një vend në listë, kjo është për familjen time”, shpjegon këngëtari / kantautori britanik, duke folur në pijetoren që ka në Chelsea, West London.

I titulluar “Once Upon a Mind”, Blunt thotë se kënga e re ka një intensitet të shkrimit që ai nuk është bërë që nga albumi i tij i parë, që kryesoi listat në vitin 2004 “Back to Bedlam”, që përfshinte hitin “You’re Beautiful”.

“Babai im nuk është mirë. Dhe në të njëjtën kohë, fëmijët e mi janë diçka e re për mua dhe unë kam një familje të re. Dhe kështu, unë shoh rrethin e jetës duke luajtur para meje dhe para syve të mi,” thotë Blunt në një intervistë për AP, transmeton KultPlus.com

Ushtari britanik James Blunt këndon “You’re Beautiful”, këngën që ia dedikoi një vajze anonime kosovare (VIDEO)

Ai asnjëherë nuk ka treguar më shumë rreth kësaj kënge, përpos që ia ka dedikuar këtë këngë një vajze kosovare, ku James Blunt kishte shërbyer me forcat e KFOR-it, në vitin 1999 në Kosovë, shkruan KultPlus.

James Blunt që kishte marë inspirimin në Kosovë por që këngën e lansoi më vonë, u bë shumë i famshëm dhe kjo këngë ishte shndërruar në një super hit.

Ai shihet në këtë video duke kënduar këtë këngë para një audience të madhe, ku të pranishmit këtë këngë e kanë kënduar bashkë me këngëtarin./KultPlus.com