Sot fillon Java e Krenarisë në Kosovë me moton “Asnjë Hap Mbrapa”

Sot në Prishtinë nis edicioni i nëntë i Javës së Krenarisë, një javë e dedikuar promovimit të të drejtave të komunitetit LGBTQI+, barazisë dhe përfshirjes. Kjo javë do të zgjasë deri më 14 qershor dhe do të përfshijë aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, diskutime publike dhe ngjarje të hapura për mediat dhe qytetarët.

Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë mbahet sot, në ora 18:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë.

Sivjet, Java e Krenarisë mbahet nën moton “Asnjë Hap Mbrapa”, që sipas organizatorëve përfaqëson angazhimin e palëkundur për të qëndruar të fortë ndaj çdo përpjekjeje që synon të kufizojë të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBTQI+, si në nivel lokal ashtu edhe global.

“Përballë rritjes së urrejtjes, diskriminimit dhe përpjekjeve për të fshirë identitetet tona, ne nuk do të tërhiqemi. Kjo Javë e Krenarisë është një rikujtim se ne, personat LGBTQI+ në Kosovë, kemi bërë rezistencë dhe arritje të mëdha. Përparimi ynë nuk do të kthehet mbrapsht,” thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga organizatorët.

Ata shtojnë se kjo javë është një thirrje për veprim kolektiv, për të qëndruar të bashkuar dhe për të mos lejuar që të drejtat e fituara me përpjekje të rrezikohen. “Lëvizja jonë është e rrënjosur në qëndrueshmëri, në besimin se lufta për barazi dhe drejtësi nuk mund të ndalet.”

Agjenda e plotë e Javës së Krenarisë përfshin ekspozita, panele diskutimi, shfaqje artistike dhe ngjarje publike, me pjesëmarrje të aktivistëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Të gjitha aktivitetet janë të hapura për qytetarët dhe mediat, ndërsa informacionet e detajuara janë të përfshira në materialet e shpërndara nga organizatorët./KultPlus.com

Java e Krenarisë 2025, nën sloganin “Asnjë hap mbrapa”

Nën sloganin ‘Asnjë hap mbrapa’, Java e Krenarisë në Kosovë këtë vit do të mbahet prej 9 – 14 qershor, për vitin e nëntë të saj.

“Asnjë Hap Mbrapa” përfaqëson angazhimin tonë për të qëndruar të fortë ndaj lëvizjeve globale që po përpiqen të minojnë të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe dinjitetin themelor të të gjithë individëve pa dallim. Përballë rritjes së urrejtjes, diskriminimit dhe përpjekjeve për të fshirë identitetet tona, ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të fshihemi. Kjo Javë e Krenarisë është një rikujtim se ne, personat LGBTQI+ në Kosovë, kemi bërë rezistencë dhe arritje të mëdha, dhe pavarësisht pengesave që hasim, përparimi ynë nuk do të kthehet mbrapsht.

Rezistenca jonë është e fuqizuar nga bashkimi, dhe ne ecim përpara, së bashku, me vendosmërinë që “Asnjë Hap Mbrapa” është po aq për mbrojtjen e pozitës tonë, sa është për refuzimin për të lejuar dikë që të na kthejë në hije. Tema e këtij viti lind nga diskursi aktual lokal dhe global, ku kundërshtimi ndaj të drejtave të personave LGBTQI+ dhe drejtësisë gjinore kërcënon vetë progresin për të cilin kemi luftuar për ta arritur. Ajo mishëron premtimin tonë për të qëndruar të fortë/a përballë këtyre kërcënimeve—jeta jonë nuk është e negociueshme. Ne nuk do të frikësohemi, dhe nuk do të shkojmë askund. Lëvizja jonë është e rrënjosur në qëndrueshmëri, në besimin se lufta për barazi dhe drejtësi nuk mund të kthehet pas.

“Asnjë Hap Mbrapa” është angazhimi ynë i palëkundur për të vazhduar përpara, pa marrë parasysh ndryshimet sociale ose politike që sfidojnë ekzistencën tonë. Do të luftojmë gjithmonë për të drejtat tona, për shoqëritë tona, dhe për përparimin tonë kolektiv që të mbetet i papenguar. Java e Krenarisë e këtij viti është një deklaratë e fuqishme që ne nuk do të dorëzohemi para atyre që kërkojnë të na marrin të drejtat që i kemi fituar me mund. Është thirrja jonë për veprim—të qëndrojmë së bashku, të mos kemi frikë, dhe të vazhdojmë të luftojmë për botën që na takon. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë dhe të luftojmë për një shoqëri ku çdo njeri mund të jetojë i/e lirë dhe me dinjitet të plotë.

Gjatë ditëve në vazhdim ne do të zbulojmë edhe të tjera detaje rreth Javës së Krenarisë 2025./KultPlus.com 

‘Kemi qenë dhe do t`jemi’, sllogani i edicionit të tetë të Javës së Krenarisë, zbulohen datat

Sapo është publikuar sllogani i edicionit të tetë të Javës së Krenarisë që do të mbahet në Prishtinë, dhe sivjet komuniteti i LGBTIQ+ ka përzgjedhë si sllogan ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’ e që sipas organizatorëve ky sllogan është ‘kaq i vogël për ta përshkruar ndjenjën tonë të krenarisë, për atë çka jemi e për atë ku do të arrijmë, ku do të lartohemi’, shkruan KultPlus.

Më poshtë është njoftimi i plotë i këtij eventi që do të nisë më 3 qershor dhe do të zgjasë deri më 8 qershor.

Edicioni i tetë i Javës së Krenarisë në Kosovë është këtu!

Për neve, ta organizojmë Javën e Krenarisë në Kosovë nuk nënkupton vetëm festë: Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë ata individë që avokojnë çdo ditë për barazi, për gjithëpërfshirje, për të frymuar e për të qenë vetja në një vend ku të marrësh frymë nuk është e lehtë për asnjë.

Java e Krenarisë në Kosovë është një manifestim i vetes sonë, i kulturës sonë, i personalitetit tonë. Java e Krenarisë në Kosovë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre. Java e Krenarisë në Kosovë, edhe në këtë edicion të tetë nuk harron të jetë pasaporta kryesore e individëve LGBTIQ+ në Kosovë.

Kësaj here, po i fokusojmë sytë e veshët tanë sidomos në faktin që, përkundër përceptimit të përgjithshëm, ne kemi qenë gjithmonë këtu, njëjtë siç do të vazhdojmë të jemi. Akronimet për ne nuk janë shkronja, janë njerëz që bartin me vete mendje, përmbajtje, intelekt, aktivizëm, dëshira e ëndrra.

Sllogani ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’ është kaq i vogël për ta përshkruar ndjenjën tonë të krenarisë, për atë çka jemi e për atë ku do të arrijmë, ku do të lartohemi. Ekzistenca jonë është në paradën tonë të përditshme, në defileun tonë në një vend ku ngjyrat shpesh pengojnë. Duke e respektuar të kaluarën tonë, ne duam të shohim kah e ardhmja. Heshtja ka qenë mekanizmi ynë për shumë gjatë, por jo tash e tutje. Në mes të sfidave e vështirësive, shpirtrat tanë kanë mbetur të fuqizuar.

Shihemi në Javën e Krenarisë, e cila edhe këtë vit është plotësuar e ndërtuar me një program që synon t`i tregojë të gjithëve: kemi qenë dhe do t`jemi këtu. Përkundër gjithçkaje./ KultPlus.com

Sot hapet Java e Krenarisë në Prishtinë, të pranishëm do të jenë edhe kryeministri e presidentja

Sot zyrtarisht do të bëhet parada për hapjen e Javës së Krenarisë.

Të pranishëm në Hapjen Zyrtare do të jenë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund si dhe Frank Power, Drejtor i zyrës së Këshillit të Evropës.

”Përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” në këtë edicion ata do të përçojnë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë  sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor.

Mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes tonë. Kjo Javë e Krenarisë na rikujton që jetët e personave LGBTQI+ janë të rëndësishme.” thuhet në njoftimin e Prishtina Pride. / KultPlus.com