Përfundojnë xhirimet e filmit “Jerëm” me skenar dhe regji të Ismet Sijarinës 

Qendra Kinematografike e Kosovës ka ndarë njoftimin dhe pamjet se filmi artistik i metrazhit të gjatë “Jerëm” ka përfunduar xhirimet. Poashtu është bërë e ditur edhe për kastën që ka marr pjesë në këto xhirime. KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e QKK-së. 

Jerẽm – Pas më shumë se një muaji pune intenzive në terren, përfunduan xhirimet e projektit filmik “Jerem”, me skenar dhe regji nga Ismet Sijarina.

Filmi është realizuar nga Thumbs Up (Kosovë) në bashkëprodhim me Tunnel Film (Shqipëri) dhe DMF doo Production (Maqedonia e Veriut).

Në film interpretojnë:

Luli Bitri, Genc Jakupi, Gresa Pallaska, Adem Karaga, Irena Cahani, Refet Abazi, Jonida Vokshi, Basri Lushtaku, Ema Andrea, Edon Rizvanolli, Suela Bako, Besnik Krapi, Xhevdet Jashari, Afrim Mucaj, Anila Krasniqi, Shpetim Kastrati, Bes Bitraku, Arben Bajgora etj.

Një falënderim i madh për gjithë ekipin kreativ dhe teknik për punën e palodhur gjatë këtij procesi.

Tani nis etapa e pas-produksionit, në pritje të takimit të filmit me publikun dhe festivalet./ KultPlus.com

Përfunduan xhirimet e filmit “Jerẽm” me regji të Ismet Sijarinës

Pas më shumë se një muaji pune intenzive në terren, kanë përfunduar xhirimet e projektit më të ri filmik “Jerẽm”, me skenar dhe regji nga regjisori i njohur kosovar, Ismet Sijarina.

Filmi është një bashkëprodhim ndërkombëtar mes tri shtëpive filmike: Thumbs Up Entertainment nga Kosova (si producent kryesor), Tunnel Film nga Shqipëria dhe DMF doo Production nga Maqedonia e Veriut.

Në kastin e pasur të filmit marrin pjesë emra të njohur të kinematografisë shqiptare, si: Luli Bitri, Genc Jakupi, Gresa Pallaska, Adem Karaga, Hazir Sh. Haziri, Irena Cahani, Refet Abazi, Jonida Vokshi, Basri Lushtaku, Ema Andrea, Edon Rizvanolli, Suela Bako, Besnik Krapi, Xhevdet Jashari, Afrim Mucaj, Anila Krasniqi, Shpetim Kastrati, Bes Bitraku, Guri Sijarina, Arben Bajgora e të tjerë.

Xhirimet janë realizuar në disa lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, përfshirë Novo Bërdë, Brezovicë, Përmet, Shëngjin, Llabjan dhe Stanterg – duke ofruar peizazhe të ndryshme që pritet t’i japin filmit një atmosferë unike vizuale.

Producentët kanë falënderuar ekipin kreativ dhe teknik për përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë gjithë procesit të xhirimeve, si dhe mbështetësit financiarë që mundësuan realizimin e këtij projekti ambicioz.

Filmi “Jerẽm” pritet të jetë një ndër projektet më të rëndësishme të vitit në kinemanë shqiptare dhe më gjerë./KultPlus.com