Vdes sopranoja e njohur (VIDEO)

Këngëtarja legjendare e operës Jessye Norman, ka ndërruar jetë.

74 vjeçarja, fituese e Grammy, vdiq të hënën në mëngjes në spitalin Mount Sinai St.Luke në New York, transmeton Klan Kosova.

Jessye vuajti nga dështimi i shumë organeve si dhe nga një dëmtim i palcës kurrizore që nga viti 2015.

“Ne jemi kaq krenarë për arritjet muzikore të Jessye dhe frymëzimin që ajo i dha audiencës në të gjithë botën që do të vazhdojë të jetë një burim gëzimi. Ne jemi po aq krenarë për përpjekjet e saj humanitare që adresojnë çështje të tilla si uria, pastrehia, zhvillimi i të rinjve, dhe arsimi i artit dhe kulturës”, tha familja e saj në një deklaratë për AP.

Zëri i famshëm i sopranos Jessye fitoi katër çmimet e saj Grammy. / KultPlus.com