37 vite pa ikonën e muzikës, John Lennon

Kjo javë do të shënoj plot 37 vite që kur vrasja e John Lennon tronditi botën. Lennon u qëllua dy herë në shpinë dhe një herë në sup nga Mark David Chapman më 8 dhjetor të vitit 1980, përcjellë KultPlus.

Vrasësi i çmendur kishte takuar Lennon më herët gjatë ditës kur autografoi kopjen Chapman të albumit Double Fantasy. Lennon ishte vrarë tek dera e shtëpisë së tij në ndërtesën e ku ai banonte në Central Park në Nju Jork.

Lennon ka fituar famë botërore si një anëtar i grupit “Beatles” dhe pak para vrasjes së tij, ai ishte duke shijuar një karrierë të suksesshme solo me muzikën dhe gruan e tij, Yoko Ono. Por Chapman ka thënë një bordi të lirimit me kusht që ai “ka një mendje sociopatike” dhe vrau John Lennon sepse donte të ishte i famshëm.

Lajmi i vrasjes së Lennon tronditi publikun, ndërsa zhyti në pikëllim njerëz nga mbarë bota. Që nga vdekja e tij ka pasur shumë memoriale në nderim të tij dhe edicione të interpretimit të muzikës së tij, ndërsa këngët e tij ende frymëzojnë adhuruesit e tij dhe muzikantët modern. Chapman, ndërkohë, tani është 62 vjeç dhe mbetet akoma në burg./ KultPlus.com

Janë gjetur pas 11 vitesh, ditarët personal dhe syzet e vjedhura të John Lennon (FOTO)

Janë gjetur në Gjermani gjërat personale të John Lennon të cilat besohet se i janë vjedhur 11 vite më parë bashkëshortes së tij, Yoko Ono. Në mesin e këtyre gjërave është gjetur edhe ditari i tij personal dhe syzet me kornizë të veçantë, përcjellë KultPlus.

Policia në Berlin ka arrestuar të hënën një burrë i cili është akuzuar për vjedhjen e 100 gjërave që përkisnin këngëtarit të famshëm Lennon, në mesin e këtyre gjërave është i përfshirë edhe një ditar në të cilin Lennon kishte shkruar deri në ditën kur u qëllua dhe u vra në New York më 8 dhjetor 1980, sipas Associated Press.

Të dhënat e vjedhura përfshijnë ditarë, letra, kartolina, foto, e syze të Lennon. Sipas botimit gjerman Spiegel Online, shtëpia e ankandit kishte pranuar këto gjëra me dërgesë, por nuk i ka shitur ato, sepse nuk ishte e bindur se ato ishin fituar ligjërisht.

Prokurorët dhe oficerët e policisë më pas kishin shkuar në qytetin e Nju Jorkut për të verifikuar autenticitetin e gjërave nga e veja e Lennon, Yoko Ono.

“Ajo ndihej shumë e emocionuar dhe ne e pamë rëndësinë që kanë këto gjëra për të dhe se sa e lumtur do të ishte që ato t’i ktheheshin përsëri”, ka thënë prokurorja Susann Wettley./ KultPlus.com