“The Last Letter from Your Lover”, drama romantike e re e Netflixit

Nga filmat komedi dhe romancë si: “He’s All That” dhe “Resort to Love”, platforma Netflix i ka disa projekte gati për t’i lansuar, që përkojnë me të gjitha shijet e të pasionuarve pas historive romantike. Por mendohet se filmi “The Last Letter from Your Lover” do të veçohet nga të gjithë.

Fillimisht për shkak të temës që e trajton që e bënë atë një projekt të parezistueshëm për ta shikuar, mënyrës së realizimit ku kryepersonazhet kthehen prapa në kohë, dhe pastaj për shkak të kastës së aktorëve yje të përfshirë në të.

I bazuar në romanin me të njëjtin emër të autores Jojo Moyes, “The Last Letter from Your Lover” e sjell historinë e një gazetareje, Ellie, e cila duke i hulumtuar disa letra të dashurisë të cilat e zbulojnë një aferë dashurie e cila kishte ndodhur në vitet ’60, përfundon duke u përfshirë edhe vet në një histori dashurie të bukur.

Në rolet kryesore të filmit vijnë yjet si: Shailene Woodley dhe Felicity Jones, të cilat po ashtu shërbejnë si producente të kësaj drame romantike, dhe aktorët: Callum Turner, Nabhaan Rizwan, Joe Alwyn, Ncuti Gatwa, Diana Kent dhe Ben Cross.

Filmi që është prodhim i Netflixit do të debutoj në platformën e famshme më 23 korrik të këtij viti. / Koha.net / KultPlus.com