Borrell do të kryesojë mbledhjen BE-Ballkani Perëndimor: Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të kryesojë nesër takimin BE- Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministrat e Jashtëm të regjionit.

Në njoftim është thënë se ndër temat e diskutimit do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”.

“Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim. /KultPlus.com

Borrelli i drejtohet Presidentit Begaj: Të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE

Zëvendës Presidenti i BE-së, Përfaqësuesi i Lartë, Joseph Borrell uroi sot Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

“Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë”, shkroi Borrell në një postim në rrjetet sociale.

“Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së”, theksoi Borrell.

“Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi së bashku më të fortë”, u shpreh Borrell. /KultPlus.com