Aktori i filmit Batman kërkon foto nga Kosova për projektin e tij

Aktori i njohur hollivudian, Joseph Gordon-Levitt, pak orë me parë ka publikuar një kërkesë në profilin e tij në Facebook nëpërmjet së cilës kërkon fotografi interesante nga Kosova.

Levitt nuk jep shpjegime por thotë se bëhet fjalë për një projekt të ri shumë intersant.

Ylli i njohur i filmave: “The Dark Knight Rises”, “Snowden”, “Don Jon”, “The Walk”, “Inception” dhe “The Trial of the Chicago 7”, në rrjetin social Facebook kërkon nga banorë të Kosovës dhe jo vetëm, fotografi nga lokacione të ndryshme.

Në krah fotos së realizuar në Kosovë ai shkruan:

Hey Kosova!  Jam duke kërkuar fotografi interesante të realizuara nga kudo në Kosovë për një projekt të ri. Kështu që gjeni një foto tuajën dhe dërgojeni në këtë Link. / KultPlus.com

Aktori Joseph Gordon Levitt po planifikon një projekt të ri në Shqipëri

Projekti i radhës i Joseph Gordon-Levitt përfshin ndër të tjera edhe Shqipërinë.

“Përshëndetje, miq në Shqipëri!” Po kërkoj foto të bukura të Shqipërisë për një projekt të ri”, ka shkruar ai në Facebook.

Aktori ka bashkëngjitur edhe një link të HitRecord, një platformë e themeluar nga ai, e cila ka si synim të prodhojë projekte të tilla si filma të shkurtër, video, libra etj.

HitRecord funksionon si platformë në internet për artistët dhe njerëzit e tjerë që të punojnë së bashku, duke përdorur kontributet e njëri-tjetrit për të krijuar gjëra.

Nëse një projekt fiton të ardhura, kontribuesit paguhen në bazë të punës që kanë në projektin përfundimtar.

Aktori ka dhënë pak detaje për projektin që përfshin edhe Shqipërinë, por sidoqoftë, njerëzit kanë nisur të postojnë foto. HitRecords mund të shkarkohet edhe si aplikacion./ KultPlus.com