Flamuj amerikanë vendosen në dalje të Kaçanikut

Gjatë ditës së sotme me flamuj të Amerikës janë mbuluar dy anët e urës në dalje të Kaçanikut.

Përplot me flamuj të Amerikës dje ishte mbushur sheshi i Prishtinës.

Kujtojmë se simbolet e shtetit amerikan po vendosen në disa vende të Kosovës një ditë para se të votohet në Kuvend transformimi i FSK-së në ushtri.

Kjo në shenjë mirënjohje për ndihmën e Amerikës ndaj shtetit të Kosovës që nga intervenimi i NATO-s e deri te deklaratat e zyrtarëve amerikanë se ushtria është një e drejtë e Kosovës si shtet sovran.

‘Në Kaçanik të gjithë e duan Teatrin, përveç atij që e merr rrogën si Kryetar Komune’

Shkruan: Ben Apolloni

Për ta parë shfaqjen erdhën qytetarë e politikanë të të gjitha partive (PDK, LDK, VV, AAK, NISMA), por jo edhe ai që e merr rrogën si Kryetar Komune.

Erdhën edhe pleq që nga mosha e madhe e kanë të vështirë të rrinë ulur, por jo edhe ai që e merr rrogën si Kryetar Komune.

Erdhën edhe miq nga qytete të tjera të Kosovës e Maqedonisë, por jo edhe ai që e merr rrogën si Kryetar Komune.
Erdhën mërgimtarët kaçanikas, jo vetëm një herë, por disa e kanë parë shfaqjen tri herë brenda tri netëve sa u shfaq, por jo edhe ai që e merr rrogën si Kryetar Komune.

Erdhën edhe… nuk e la kush pa ardhë, por jo edhe ai që e merr rrogën si Kryetar Komune.

Kryetarët shkojnë e vijnë, Kaçaniku dhe kultura do të mbesin.

Artistët e Kaçanikut kërkojnë themelimin e Teatrit të Qytetit

Ben Apolloni, Bekim Guri, Armend Ballazhi, Osman Isa, Lulzim Rexha, Lind Berisha, Dituri Neziraj dhe Qëndresa Loki, janë disa nga grupi i artistëve dhe studentëve të artit dramatik nga Kaçaniku dhe rrethina, që kanë iniciuar kërkesën në Kuvendin Komunal të Kaçanikut për themelimin e Teatrit të Qytetit, shkruan KultPlus.

Kjo kërkesë sipas grupit iniciues është bërë konform ligjit për Teatrot, ndërsa siç bëhet e ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ky grup ka njoftuar për këtë nismë, kërkesa nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut është drejtuar tek Kryetari i Komunës dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës në këtë komunë.

Në vijim po sjellim të plotë publikimin e grupit të artistëve që kanë nisë kërkesën për themelimin e Teatrit të Qytetit:

“Teatri i Kaçanikut
Më datën 5 shkurt 2018 një grup i përbërë nga disa artistë dhe studente të artit dramatik, nga Kaçaniku dhe rrethina, i kemi drejtuar një kërkesë Kuvendit Komunal të Kaçanikut për themelimin e Teatrit të Qytetit. Kërkesën e kemi bërë konform Ligjit për Teatrot ku thuhet se: “Teatrot e qyteteve themelohen me vendim të Asamblesë komunale. Komuna nuk mund të themeloj më shumë se një teatër të qytetit me status publik.” ( Cituar nga: Ligji për Teatrot, Neni 4, Themelimi i Teatrove).
Kërkesën e kemi bërë pasi mendojmë se qyteti i Kaçanikut ka potencial kadrovik që ta ketë Teatrin dhe ka nevojë më shumë se çdo qytet tjetër që ta ketë Teatrin, pasi gjatë këtyre 18 viteve, kultura në këtë qytet ka qenë e pranishme sa shiu në Saharë.
Dje, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës më ka njoftuar përmes emailit se kërkesën tonë, të grupit inicues, e ka proceduar te Kryetari i Komunës dhe Drejtori i Drejtorisë për Arsim e Kulturë, sepse sipas tij Kuvendi nuk merret me kërkesa. Por unë, në emër të grupit inicues, i kam shkruar Kryesuesit dhe anëtarëve të Kuvendit dhe ua kam sqaru se kjo kërkesë është adresuar sakt sepse është bërë sipas Ligjit për Teatrot e bashkë me përgjigjen ua kam dërguar edhe Ligjin.
Tani ne po presim.
Me këtë njoftim dua t’i vë në dijeni edhe gjithë qytetarët e Kaçanikut për këtë iniciativë dhe të kërkoj që të na përkrahin që më në fund të bëjmë diçka të hajrit në qytetin tonë”, thuhet në njoftimi e publikuar nga regjisori Ben Apolloni./ KultPlus.com