Këta janë këngëtarët që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

Janë publikuar dy emrat e artistëve që do të perfomojnë në hapjen e madhe të Kampionatit Botëror 2022.

Faqja e FIFA-s ka publikuar një njoftim ku bën me dije se këngëtarët që do të performojnë janë Maluma dhe Myriam Fares.

“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Kujtojmë që më herët, Dua Lipa reagoi në ‘InstaStory’ ku shkroi se nuk do të performojë në “Kupën e Botës” dhe se as nuk do ta ndjekë skuadrën e saj Anglinë, në Katar. / KultPlus.com

REUTERS/Kai Pfaffenbach