116 vjet nga vdekja e Gavril Dara i Riu, autori i veprës së njohur “Kënga e sprapsme e Balës”

Gavril Dara i Riu ka lindur në Palac Adriano të Sicilisë, më 8 janar 1826. Studimet i kreu në Seminarin arbëresh të Palermos. Vite më vonë mbrojti doktoraturën në drejtësi.

Më 1858 botoi fletoren letrare “Palingenesi” (përtëritja e jetës) dhe vite më vonë (1871-1874) drejtoi gazetën “La Riforma”, e cila botohej në Romë. Më 1864 shkroi një poemë prej 1300 vargjesh, e cila titullohej “Ana Maria“.

Pasioni i tij ishte poezia dhe folklori. Kështu ai ka lënë në dorëshkrim veprën “Kënga e sprapsme e Balës”, e cila është botuar e plotë në vitin 1906. Gavril Dara është marrë me gjuhësi, filozofi dhe arkeologji.

Ai ka vdekur në Girgeti, më 15 nëntor të vitit 1885. / KultPlus.com