Historike, Kiana Kryeziu bëhet skitarja e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore

Skitarja Kiana Kryeziu do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, shkruan KultPlus.

“Krenarë pa fund.

Skitarja Kiana Kryeziu bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Ajo ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022.

Shumë urime Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisë.”- thuhet në njoftimin e MKRS-së./KultPlus.com