UNI – Universum International College mirëpret Prof.dr. Victor Peskin nga Arizona State University në një diskutim për Rolin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë per Kosovën në Hagë.
Sot në kampusin e UNI – Universum International College u mbajt një diskutim me temë: “Gjykatë e Kosovës apo një Gjykatë për Kosovën? Dilema e Dhomës së Posaçme”, me pjesëmarrjen e profesorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë e vendorë të fushës së drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
I ftuari kryesor i ngjarjes ishte Prof. Victor Peskin nga Arizona State University, i njohur për kontributin e tij akademik në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.
Paneli u pasurua me diskutimet e Prof. Mietek Boduszynski nga Pomona College (SHBA), Prof. Stephen Keck, dekan në UNI, dhe avokatit Artan Qerkini, të cilët sollën perspektiva të ndryshme mbi funksionimin, ndikimin dhe legjitimitetin e këtij mekanizmi ligjor në Kosovë.
Ky aktivitet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit në rritje ndërmjet UNI dhe Arizona State University, me qëllim thellimin e dialogut akademik dhe ndërlidhjen me zhvillimet globale në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.
Ngjarja u ndoq nga studentë, profesorë, përfaqësues të institucioneve dhe aktorë të shoqërisë civile, të cilët patën mundësinë të bashkëbisedojnë dhe shkëmbejnë mendime mbi çështje të rëndësishme për të ardhmen e drejtësisë në vend.
UNI – Universum International College është i menaxhuar dhe fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i njohur si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!/KultPlus.com
