Kolonia e piktorëve në Elbasan, artistët hedhin në telajo bukuritë e qytetit

Për katër ditë me radhë, piktorët nga e gjithë Shqipëria, pikturuan bukurinë e pafundme të Elbasanit.  Kolonia e Piktorëve e titulluar “Skampis 2024” bëri bashkë artistë të talentuar që pasqyrojnë trashëgiminë e qytetit përmes penelit.

Nga Kalaja dhe rrugicat e vjetra, deri në peizazhet natyrore të Funarit, Byshekut e Gjinarit, artistët hodhën ne telajo bukuritë e qytetit.

“Kemi ardhur një grup piktorësh me ftesë të bashkisë Elbasan, për të pikturuar në Elbasan, për të pasqyruar vlerat  kulturore të këtij qyteti të mrekullueshëm duke përfshirë kalanë. Sot unë jam në kala, është dita e dytë që unë vij këtu ndjehem shumë mirë. Elbasani ka dhe pika të tjera  shumë të bukura, ka edhe natyrën edhe bregun e lumit, ka edhe qytetin ka orën karakteristike”,-tha piktori Agim Dervishi.

Derivishi, bën me dije ndër të tjera se sa i shërben atij marrja pjesë ne këto koloni piktorësh. Ndërsa thotë se çfarë linje janë punët e tij.

“Kolonitë me thënë të drejtën janë shumë të mira për vetë faktin se shkëmbejmë eksperienca, por njëkohësisht është edhe një motiv që të bën të ndjehesh mirë. Duke qene se janë  piktorët me te mirënjohur te vendit është një vlerë e shtuar për galerinë e Elbasanit, do ta pasurojë akoma me tepër. Unë i përkas linjës se peizazhit, natyrës këtu jam përqendruar me tepër këtu ndjehem mirë unë”,-u shpreh piktori.

Prania e kësaj kolonie piktorësh në Elbasan, i dhënë një dimension tjetër këtij vendi që ka frymëzuar kaq shumë artistë për shekuj me radhë.

Kolonia e piktorëve ‘Skampis 2024’, promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve ” Skampis 2024″ shndërroi Elbasanin në qendër arti. Për dy ditë me radhë, “Skampis 2024” solli një atmosferë krijuese në Elbasan, duke mbledhur artistë të talentuar që kanë pasqyruar bukuritë dhe trashëgiminë e qytetit përmes artit të tyre.

Artistët shpalosën talentin mbi pamje ikonike të Elbasanit, duke përfshirë kalanë, rrugicat e vjetra dhe peizazhet natyrore të Funarit dhe Gjinarit. Përmes këtyre veprave, ata kanë rikthyer historinë dhe natyrën në një formë artistike që mishëron shpirtin e qytetit.

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”, promovim i

Ky aktivitet u përmbyll me një ekspozitë unike në Hotel “Skampa”, ku të gjitha punimet e realizuara gjatë ditëve të kolonisë u prezantuan për publikun. Ekspozita ofron një mundësi për artdashësit dhe qytetarët të shijojnë bukuritë e Elbasanit përmes syve të artistëve.

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”, promovim i

Kolonia e Piktorëve “Skampis 2024” është një tjetër dëshmi e përkushtimit të qytetit për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore përmes artit dhe krijimtarisë.

Ky udhëtim artistik rikonfirmon Elbasanin si një qendër e rëndësishme e kulturës dhe historisë shqiptare, duke mbështetur iniciativa që ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore./ oranews/ KultPlus.com

Kolonia e piktorëve ‘Ditët e Mios’ nis rrugëtimin e përvitshëm

Në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio, në Korçë do të çelet së shpejti Kolonia Ndërkombëtare e Pikturës “Ditët e Mios”.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme të arteve figurative vjen në Edicionin e tij të 13-të, duke e shtrirë hartën e piktorëve këtë vit si asnjë herë tjetër në 16 shtete nga Europa dhe Ballkani.

Artistë nga Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia si dhe artistë korçarë do të jenë këtë vit pjesë e kolonisë, duke hedhur në telajot e tyre magjinë e vjeshtës në Korçë dhe rrethinat e saj.

Magjia e Korçës në vjeshtë sjellë nga piktorët është një manifestim kulturor i urave që bashkojnë popujt dhe një promovim artistik i bukurisë natyrore që ka Korça dhe rrethinat e saj.

Ky aktivitet është bërë traditë tashmë. Që prej vitit 2007, çdo tetor në Korçë zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, emrin e të cilit e mban edhe Qendra Kulturore e Korçës.

Vangjush Mio njihet si impresionisti i parë në Shqipëri. Peizazhet e tij, të frymëzuara nga Korça e Pogradeci, janë vlerësuar maksimalisht nga kritika. Njëkohësisht ai ka qenë brilant edhe në realizimin e portreteve si dhe në skenografitë e kryera për teatrin e Korçës./atsh/KultPlus.com