1997, kur Ekipi i Kosovës stërvitej në kushte të tmerrshme (FOTO)

Lojtarët e Kombëtares sonë, tashmë veçse e kanë dëshmuar veten mbi zotësinë e tyre në fushën e gjelbërt, shkruan KultPlus.

Ata vazhdimisht na bëjnë krenarë me performancën e tyre të jashtëzakonshme.

Mirëpo, kjo nuk është e rastësishme, pasiqë Kosova qysh moti ka pasur lojtarë të mirëfilltë e me pasion të madh për futbollin.

Në vijim, po ju sjellim një fotografi që daton nga viti 1997, kur në Llukar Ekipi i Kosovës stërviteshin në kushte të tmerrshme. / KultPlus.com

Erëleta Memeti: Erdha për ta ndihmuar vendin tim, ashtu siç bënë daja dhe xhaxhai im në kohën e luftës

Erëleta Memeti pati një paraqitje fantastike me Kombëtaren e Kosovës, e cila mposhti Estoninë me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

21 vjeçarja pati një paraqitje shumë të mirë sonte. Ajo erdhi nga Gjermania pavarësisht situatës me COVID-19.

Erëleta që luan për Freiburgun në Gjermani pas ndeshjes ka thënë se ka ardhur në Kosovë për ta ndihmuar vendin e saj, ashtu siç kishin bërë në të kaluarën daja dhe xhaxhai i saj.

Pavarësisht se kishim mungesa të shumta, sonte e dëshmuam që kur jemi të bashkuar mund të arrijmë suksese. Vashat që luajnë këtu në Kosovë kanë treguar që dijnë të luajnë futboll dhe së bashku arritëm këtë fitore, e cila mendoj se ishte e merituar.

“Ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë “COVID-19″, por unë kam ardhur t’i ndihmoj Kosovës në këtë situatë të vështirë, ashtu siç kanë bërë edhe xhaxhi dhe daja im në luftë. Ne jemi këtu për t’ ndihmuar Kosovës”, deklaroi Erëleta Memeti për RTK, përcjellë KultPlus.

Memeti është njëra ndër futbollistet që gjithmonë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës, në çdo moment që është ftuar. / KultPlus.com

Xhaqkaj: Ulëset e gazetarëve të zbrazëta në kombëtaren e vajzave të Kosovës, gazetarët nuk erdhën nga mos interesimi

Sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, ndeshje kjo e cila vlen për kualifikimet Euro 2021.

Gazetari Shkëlqim Xhaqkaj ka treguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se vendet e rezervuara për gazetarët e sportit në këtë ndeshje, ishin të zbrasta. Dukuri kjo e cila sipas Xhaqkajt ka ndodhur si pasojë e mos interesimit të gazetarëve të tjerë për të përcjellur e raportuar këtë ngjarje që zinte vend në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

”Nga mediat lokale, përveç RTK-së që edhe janë transmetues të kësaj ndeshje, për percjellje të kësaj ndeshje jemi unë dhe kolegu Lorik Jashanica nga Gazeta Blic.

Vashat e Kosovës meritojnë më shumë përkrahje, jo vetëm Kombëtarja A, te djemtë për të cilët ka interesim të jashtëzakonshëm nga gazetarët e sportit”, shkruan tutje Xhaqkaj. / KultPlus.com

Gazeta ”Sun Sport”: Kosova po e pret jashtëzakonisht mirë Anglinë

Ndeshja e shumë pritur në mes të Kosovës dhe Anglisë ka kohë që është duke u përfolur nga fansat e këtyre dy ekipeve dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Gazeta ”Sun Sport”, ka shkruar për Kosovë, duke thënë se në Kosovë, po bëjnë gjithcka për ta pritur ekipin nga Anglia në mënyrën më të mirë të mundshme.

Aty përmenden edhe banerat me mbishkrimin ”Mirësevjen bro”, tek të cilat bashkangjitur është fotografia e futbollistit të njohur Sterling. / KultPlus.com

Unë, biri yt, Kosovë

Poezi nga Ali Podrimja

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;

ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan: –
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt. / KultPlus.com

Krijohet grupi i grave tifoze për Kombëtaren e Kosovës, iniciativa mirëpritet nga “Dardanët”

Një iniciativë e re e marrë nga një grup i grave dhe vajzave të Prishtinës, bëri që sot të formohet një grup i ri i tifozeve për ekipin e futbollit të Kombëtares së Kosovës. Lojërat në vazhdim do të kenë edhe një zë më shumë që do t’i bashkohet zërit të “Dardanëve”, shkruan KultPlus.

Ky është zëri i aktoreve, gazetareve e aktivisteve të ndryshme të cilat u bashkuan sot për të marrë rrugën drejt takimit me ‘Dardanët’. Atje i priti kryetari i këtij grupi, Lulzim Berisha bashkë me tifozë të tjerë. Duke i mirëpritur, ai uroj për këtë iniciativë të cilën tha se do e përkrahin me shumë dëshirë e madje kanë punuar që të vijnë deri të ky rezultat.

“Edhe ju jeni pjesë e jona, edhe duhet me kontribu në këtë aspekt sepse ju jeni pjesa më e ndritur e vendit tonë, ju na bëni krenarë në të gjitha fushat dhe nuk bënë të  mungoni as këtu”, u shpreh Lulzim Berisha.

Ai premtoi që tash e tutje një numër i biletave do të ndahet për gratë që në secilën ndeshje të kenë vendin e siguruar.

Me këtë rast, të pranishme në këtë takim ishin: Vjosa Berisha, Ardianë Pajaziti, Jeta Zymberi, Ramize Murtezi Shala, Elvana Shala, Armenda Filipaj, Maria Berisha Sylejmani, Anisa Ismajli, Vlora Nikqi, Arta Selimi etj, dhe  të gjithave ju dhuruan fanella me mbishkrimin Dardanët, shalle si dhe u pajisen me bileta për ndeshjen e ardhshme.

Vjosa Berisha, iniciatore e kësaj nisme, u shpreh se ky grup u krijuar me idenë që të përkrahet ekipi jonë i kombëtares së futbollit në lojërat në vazhdim.

“Ky grup i tifozeve gra numëron diku rreth 70-80 gra e çika deri më tani. Si hap i parë, sot një pjesë e këtij grupi vizituam Dardanët ku na priti udhëheqësi i tyre Luli dhe tifozët tjerë. Tani e tutje lojërat i ndjekim në stadion me tifo të fuqishme për fitoret e ardhshme”, është shprehu Vjosa Berisha.

Ndërsa themeluesja e gazetës KultPlus, Ardianë Pajaziti e ka mbështetur këtë iniciativë  duke e konsideruar si shumë të qëlluar.

“Iniciativa për përfshirjen e grave tifoze është iniciativë shumë e qëlluar për ndryshimin e idesë se futbolli është vetëm për meshkuj. Mbështetja e kombëtares tash e sa kohë ka marrë përmasa të mëdha, por edhe me mbështetje nga gratë, unë shumë besoj se ndeshjet e Kosovës do të marrin pamjet e njëjta me ndeshjet evropiane:, është shprehur Pajaziti.

Grupi i tifozeve mirëpret edhe vullnetare të reja duke u rritur kështu çdo ditë e më shumë. / KultPlus.com