“Ndër këto dhoma të errëta ku kaloj ditë të rënda, endem rretheqark”

Shkruar nga Kostandin Kavafis

DRITARET

Përktheu Aristotel Spiro

Ndër këto dhoma të errëta ku kaloj
ditë të rënda, endem rretheqark
për të gjetur dritaret. – Kur të çelë
një dritare, do të kem ngushëllim. –
Por dritaret nuk gjenden, ose nuk mundem
t’i gjej. Dhe ndoshta më mirë të mos i gjej.
Ndoshta drita ka për të qenë një tirani e re.
Kushedi ç’gjëra të reja do zbulojë.