Të famshmit që urrejnë festën e Krishtlindjeve

Sezoni i festave të fund vitit është periudha më magjike e vitit për shumë njerëz, por disa të famshëm kanë më shumë të përbashkëta me Grinçin se me Santa Klausin.

Miley Cyrus

Këngëtarja foli hapur për melankolinë që e përfshinë gjatë Krishtlindjeve, me anë të një postimi në Instagram në vitin 2016, shkruan US Magazine transmeton Insajderi.

“Më quaj grinç, por Krishtlindjet gjithnjë më japin shumë mërzi”, shkroi ajo asokohe. “Është e mbushur me teprim dhe babëzi. Shpresoj që të gjithë të japin dhuratën e dashurisë dhe pranimit këtë vit jo vetëm familjarëve të tyre po edhe të tjerëve që nuk kanë gjithë çfarë kanë dashur për shkak të rrethanave të padrejta të jetës!”

Ozzy Osbourne

Në dhjetor të vitit 2009, këngëtari ka deklaruar se nuk është fans i konsumerizmit që fshihet prapa Krishtlindjes.

“Duhet të ç’paketoj gjithë këto dhurata. Tërë ajo dreq letre e çuar dëm”, tha ai për Express asokohe. “I urrej Krishtlindjet. I urrej. Gjithçka ndalet. Kur pija më parë, kisha një arsye që të dehesha. Tani thjesht e urrej”.

Lady Gaga

Këngëtarja shfaqi me agresivitet pakënaqësinë e saj për festën, kur kafshoi një lodër Santa gjatë një koncerti në vitin 2010.

“I urrej festat. Jam e vetme dhe e mjerë”, u shpreh ajo në koncert.

Hugh Grant

Aktori zbuloi në vitin 2009 se ai përpiqet të shmangë festimin e Krishtlindjeve.

“Vitet e fundit, e kam çuar babanë në një vend mysliman për t’i shpëtuar festimit plotësisht. Të dy i urrejmë Krishtlindjet”, tha ai në atë kohë për Mirror.

Diego Luna

Në vitin 2010, aktori se Krishtlindjet nuk ishin autentike për të.

“Unë e urrej valën e konsumizmit dhe ndjenjën që duhet të bësh gjëra që normalisht nuk duhet t’i bësh në asnjë kohë tjetër të vitit”, tha ai në atë kohë. / KultPlus.com

Festë në kohë pandemie, çfarë të bëni patjetër në këtë periudhë

Viti 2020 ka qenë viti që lirisht mund të konsiderohet si ndër vitet më të vështira në gjithë botën. Mirëpo, festat e fundvitit prapë se prapë përçojnë emocione të mëdha tek secili, shkruan KultPlus.

Një fundvit tejet ndryshe prej atyre që secili prej nesh është mësuar t’a përjetojë.

Në këtë periudhë të vitit, shumë prej nesh kërkojnë t’i mbyllin me sukses edhe këto javë të fundit dhe të pushojnë. Meqenëse nuk kemi shumë kohë para ditës së madhe të Krishtlindjeve, ka disa gjëra të thjeshta për t’u bërë.

 Cilat janë ato gjëra do të thoni ju?

Dilni në qytet për të shijuar dritat e festave

Dritat e festave janë gjëja më e bukur e kësaj periudhe, kështu që shkoni t’i shijoni. Do t’ju ndihmojë për t’u çlodhur në këtë prag festash.

Bëni ëmbëlsira Krishtlindjesh dhe babagjyshë të Vitit të Ri

Kjo është një nga gjërat më të ëmbla që ju vijnë çdo vit për Krishtlindje. Gatuajini ato me fëmijët.

Dekoroni shtëpinë

A mund të ketë Krishtlindje pa dekorin e duhur? Nuk besoni se është e realizueshme apo jo? Filloni ta mbushni pemën me çdo lloj zbukurimesh.

Dëgjoni këngë Krishtlindjesh sidomos gjatë kësaj periudhe

Sa më shumë afrohen ditët, aq më shumë muzikë Krishtlindjesh duhet të dëgjoni. Asgjë më shumë se ky motiv nuk ju ndihmon të ndiheni më mirë.

Ndihmoni komunitetin

Kjo duhet bërë çdo ditë të vitit, por gjatë kësaj periudhe është edhe më domethënëse.

Ndizni zjarr në oxhak

Ngrohtësia që vjen nga zjarri dhe sidomos nëse je ulur pranë tij është aq e pazëvendësueshme; asgjë nuk të bën të ndihesh më mirë.

Kaloni kohë me njerëzit që doni

Ndonjëherë, mes të gjitha çmendurive që bëjmë në përditshmëri, ne harrojmë të kalojmë kohë me njerëzit që duam. Tani është koha më e mirë dhe e pazëvendësueshme. / KultPlus.com

Çfarë parapëlqejnë fëmijët për Krishtlindje?

Çfarë duhet t’u ofrojmë fëmijëve në festat e ardhshme të Krishtlindjeve?

Sidomos kur ata rriten, duke u ofruar atyre diçka që ata mund të provojnë në vend të gjërave materiale, që i bën ata më të lumtur?

Kjo dilemë u zbulua nga një studim i Universitetit të Illinois në Çikago dhe u botua në ”International Journal of Research in Markets”.

Studimi krahasoi nivelin e lumturisë që fëmijët marrin nga zotërimet materiale me atë të shkaktuar nga përvojat.

Në katër studime që përfshijnë fëmijë dhe adoleshentë, studiuesit kanë treguar se fëmijët midis moshës 3 dhe 12 vjeç marrin më shumë lumturi nga gjërat materiale sesa nga përvojat, ndërsa për pak më të rriturit e kundërta.

“Kjo do të thotë që përvojat kërkohen shumë nga adoleshentët. Jo vetëm gjërat materiale janë të shtrenjta, siç mund të mendoni”, theksoi Lan Nguyen Chaplin, autori kryesor i studimit.

”Edhe të vegjlit i duan përvojat: kur i jetojnë ata lumturohen”, sipas ekspertit, megjithatë ata duhet të jenë në gjendje të kujtojnë detajet e një ngjarjeje shumë kohë pasi ajo të ketë mbaruar.

”Kjo është vështirësia më e madhe: duhet një kujtesë për t’i dhënë atyre një tronditje lumturie. Një zgjidhje mund të jenë fotot dhe videot e shëtitjeve familjare, lojërat në dëborë dhe festat e ditëlindjes, të gjitha momentet e bukura të kaluara me familjen, të cilat ndihmojnë për të mbajtur mend”, shtoi ai. /atsh/ KultPlus.com

Family at Christmas shopping.

Festat e fundvitit në kohë pandemie: Si po përgatiten evropianët për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Për muaj me radhë, kufizimet për shkak të koronavirusit kanë diktuar se ku mund të udhëtojnë miliona evropianë dhe çka mund të vizitojnë kur të arrijnë atje.

Pra, me afrimin e festës së Krishtlindjeve, qeveritë duhet të marrin vendime të ashpra nëse do të lehtësojnë kufizimet në këtë kohë për periudhën e festave apo t’i lehtësojnë masat.

Në Itali shumë italianë drejtohen në pistat e skive gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se është kundër këtyre pushimeve tradicionale.

Kryeministri Conte po kërkon një konsensus evropian, për të mbajtur të mbyllura vendpushimet e skive dhe për masa të tjera gjithashtu.

Italia aktualisht po sheh numrin më të lartë të vdekjeve që nga fundi i muajit mars dhe kryeministri u ka thënë italianëve që të presin një “Krishtlindje më të matur, pa mbledhje, përqafime dhe puthje në prag të Krishtlindjeve”.

Në Francë kufizimet e udhëtimit në kohë të Krishtlindjeve u hoqën. Pas disa javësh bllokimi kombëtar, presidenti Emmanuel Macron tha që ka kufizime që do të fillojnë të lehtësohen nga 28 Nëntori. Por shumica e masave të bllokimit do të qëndrojnë deri pak përpara pushimit festiv më 15 dhjetor.

Dyqanet, teatrot dhe kinematë do të hapen për Krishtlindje dhe njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë familjet e tyre gjatë periudhës festive. Vlen të përmendet se Franca ka qenë në një bllokim të dytë kombëtar që nga fundi i tetorit.

Në Gjermaniautoritetetkanë rënë dakord se tubimet familjare për Krishtlindje nuk lejohen. Nga 1 dhjetori, dy familje dhe maksimumi pesë persona do të jenë në gjendje të takohen. Por mund të ketë një lehtësim të përkohshëm të masave, deri në 10 persona mund të takohen midis 23 dhjetorit dhe 1 janarit. Baret, restorantet dhe vendet e argëtimit janë të mbyllura, por shkollat dhe dyqanet janë të hapura.

Në Spanjë qeveria spanjolle po planifikon një periudhë festive të ndryshme me një kufi prej gjashtë personash të lejuar në familje.

Autoritetet kanë rekomanduar që tubimet shoqërore para periudhës së Krishtlindjes të mbahen në tarraca restorantesh ose vende të tjera në natyrë. Por më gjerë, Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa ka thënë “asgjë nuk është vendosur në ende”, shkruan BBC News, transmeton Express / KultPlus.com

Vatikani: Krishtlindje online për shkak të virusit

Festimet e Krishtlindjeve do të transmetohen në internet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, konfirmoi një anëtar i ambasadës gjermane në Vatikan.

Ambasadave në Selinë e Shenjtë u është thënë se liturgjitë do të mbahen “privatisht, pa praninë e anëtarëve të trupit diplomatik” dhe do të transmetohen në internet.

Oliver Lahl, përfaqësues i ambasadës gjermane, deklaroi se Vatikani i kishte dërguar një mesazh të tillë në lidhje me periudhën e Krishtlindjeve.

Më 24 dhjetor, papa Françesku zhvillon një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në prani të diplomatëve të akredituar të Vatikanit dhe anëtarëve të zgjedhur të publikut./ atsh/ KultPlus.com

Anulohet koncerti i sivjetshëm i Krishtëlindjes për shkak të pandemisë

Koncerti vjetor i Krishtlindjes nga kori i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është anuluar për shkak të pandemisë me koronavirus.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që koncerti nuk do të mbahet, ka thënë Kim Farah nga kori.

Besimtarët e kësaj kishe me bazë në Utah kanë kufizuar aktivitetet në tempuj ndërsa kanë thënë se lutjet e zakonshme të të dielave do të kthehen vetëm kur do të lejohet nga qeverisja lokale dhe pa masa mbrojtëse. Programi i tyre misionar e ka kthyer fokusin në ligjërata fetare online, raporton AP.

Koncerti i Krishtlindjes i cili u anulua, zakonisht sjell mijëra besimtarë në sallën e Kishës në Salt Lake dhe performojnë mysafirë të tillë si ylli i Brodëay, Kelli O’Hara dhe aktori Richard Thomas. Është mbajtur për dekada me radhë pa ndonjë pengesë.

Kori, po ashtu ka lajmëruar anulimin edhe të dy koncerteve të tjera të vjeshtës dhe audicione të tjera. / KultPlus.com

Kështu e sheh gazetarja zvicerane festimin e Krishtlindjes në Prishtinë

Gazetarja zvicerane, Aleksandra Hiltmann, e cila më 24 dhjetor është kthyer nga Prishtina, në një artikull për albinfo.ch shkruan mbi atmosferën e atjeshme festive në prag të Krishtlindjes. Ajo zbulon shkaqet përse në një vend me shumicë myslimane festohet me kaq entuziazëm një festë e krishterë.

Një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, tregon: Krishtlindja është festë e popullarizuar. Bredhat e Krishtlindjes dhe kurorat zbukurojnë rrugët dhe kafenetë. E çuditshmja në këtë rast është se shumica e popullsisë së Kosovës dhe Prishtinës është myslimane. Si funksionon kjo? Njerëz nga Prishtina dhe rrethina e saj na shpjegojnë përse Krishtlindja është kaq popullore në mesin e myslimanëve.

(Photo: Aleksandra Hiltmann)

Kur në Prishtinë errësohet, bulevardi “Nënë Tereza” shkëlqen nga dritat. Vargje të pamumërta dritash dhe yjesh vezullues e shndërojnë shëtitoren në një det të përbërë nga ngjyra e artë dhe ajo e kaltër. Në të dy skajet e bulevardit janë vendosur bredha impozantë të Krishtlindjes, ndërsa në ndonjërin nga sheshet qendrore takohen të rinj dhe të moshuar për të pirë verë të zier. Babadimrat përqafojnë kalimtarët për një fotografi, nga altoparlantët kumbojnë këngë amerikane për Krishtlindjen. Nga tavanet e kafeneve varen topthat dhe telat zbukurues festivë.

Pa frikë nga kontaktet

Thënë shkurt: Në Prishtinë, Krishtlindja është gjithandej. Në të njëjtën kohë, sipas Agejncisë Kosovare të Statistikave, më shumë se 90 për qind të banorëve të Prishtinës janë myslimanë, shprehet gazetarja zvicerane Aleksandra Hiltmann në artikullin e shkruar për albinfo.ch
“Kur ka diçka për të festuar, atëherë do të duhej të festonit secilën herë”, thotë një grua e moshës së mesme në një bar. Si fëmijë, ajo ka këmbëngulur që prindërit t`i blinin një bredh Krishtlindjeje dhe ta zbukuronin atë. “Ne këtu jemi pothuajse të gjithë myslimanë”, thotë ajo dhe shoqet e saj e miratojnë. Ato e konsiderojnë kohën e Krishtlindjes si një mundësi të mirë për t`u takuar me miq, për t`i admiruar dekorimet dhe në këtë e sipër, për të shijuar një pije. “Mund të pish gjithmonë një raki, qoftë për Bajram ose për Krishtlindje”.

Identiteti etnik para atij fetar

Një bisedë me një të ri duke pirë verë të zier, të ofron mundësi për njohuri më të thella rreth qasjes së shqiptarëve myslimanë ndaj Krishtlindjes. “Epo, ka edhe shqiptarë që janë të krishterë”, thotë ai. Për këtë arsye ai konsideron se të gjithë shqiptarët duhet të festojnë së bashku Krishtlindjen, pavarësisht nëse ata janë të krishterë ose myslimanë. Ky qëndrim e pasqyron atë që akademikët dhe analistët tashmë e kanë përshkruar në mënyrë të përsëritur: Në Kosovë, identitetet etnike përbëjnë elementin më të fortë të përkatësisë. Ato kanë përparësi në përballje me identitetin kosovar ose atë religjioz (edhe pse identitetet etnike dhe ato religjioze janë shpesh të lidhura mes vete). “Për mua nuk luan rol nëse je i krishter ose mysliman, për sa kohë që je shqiptar”, thotë i riu me një gotë vere të zier në dorë.

Krishtlindja serbe ortodokse, më pak popullore

Për pyetjen nëse në Prishtinë festohet edhe Krishtlidja serbe ortodokse, ai ka një përgjigjet të qartë: Jo. Ai e sqaron qëndrimin e tij me luftën e vitit 1999 dhe me zhvillimet para saj. Vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, për popullatën shqiptare kanë qenë të karakterizuara nga shtypja dhe diskriminimi. “Atëbotë nuk shtrohej pyetja nëse do të të rrihnin pa asnjë arsye, por vetëm ku dhe si do të të rrihnin”, tregon i riu.

Amerikanizimi i festave

Një burrë mysliman nga komuniteti rom thotë: “Krishtlindja serbe ortodokse në Prishtinë pothuajse injorohet”. Dy persona që banojnë në një komunë serbe e miratojnë përshtypjen e tij. Të dytë e shohin me skepticizëm këtë entuziazëm të shqiptarëve myslimanë për Krishtlindjen katolike. “Ata nuk e dijnë fare se çfarë në fakt po festojnë”, thotë gruaja, e cila do të identifikohet si “grua nga Ballkani”. Ajo konsideron se popullariteti i Krishtlindjes me siguri lidhet me faktin se kjo festë perceptohet si diçka amerikane dhe perëndimore. Kolegu i saj është dakord. Ai konsideron se mënyra si festohet Krishtlindja në Prishtinë, është shumë komerciale. Festa është ndikuar shumë nga kapitalizmi i stilit perëndimor ndërkohë që humbet fryma e vërtetë e Krishtlindjes. Por po kjo vlen edhe për festat e bashkësive tjera fetare, thotë burri i cili vetë është fëmijë i një martese të përzier: serbe-hungareze-kroate. Ai me familjen e tij feston gjithmonë Krishtlindjen Katolike, atë Ortodokse dhe Ditën e të Shenjtëve. Ndërsa për Bajram secilën herë viziton familjet rome.

Një refleks antikomunist?

Ky flirtim me interpretimet amerikane dhe të “oksidentalizuara” të Krishtlindjes mund të vihet në lidhje veç tjerash edhe me komunizmin e ish Jugosllavisë. Romi i besimit mysliman sqaron se në kohën e Titos ka qenë e ndaluar të festoheshin festat fetare. “Kështu, në vend të një bredhi të Krishtlindjes, njerëzit kanë dekoruar një bredh të Vitit të Ri”. Kjo praktikë ka qenë shumë popullore si te të krishterët ashtu dhe te myslimanët. Ai mendon se Bredhi i Vitit të ri ka qenë simbol për perëndimin jokomunist. Për disa, perëndimi dhe Amerika ishin sinonime për më tepër liri pra edhe për liri besimi, feje. Roli i rëndësishëm që SHBA ka luajtur në përfundimin e luftës së Kosovës, do ta ketë forcuar më tutje këtë perceptim.

Përfundimi: Shumë rrugë shpijnë te Krishtlindja

Bisedat lidhur me Krishtlindjen në Prishtinë tregojnë se qasja e myslimanëve ndaj festës së krishterë është komplekse, shumështresore. Nëse më parë ka qenë një qëndrim kundër komunizmit, sot ajo për shumëkë është para së gjithash, kënaqësi. Dhe, se cila festë ofron mundësinë për një gjë të tillë, është diçka e dorës së dytë. Nga ana tjetër persona tjerë përmes identitetit të tyre etnik ndihen të lidhur me festën e drejtimit tjetër religjioz (që e kanë shqiptarët) – kryesorja, është një festë që e festojnë shqiptarët. Ky qëndrim sërish pasqyron veç tjerash edhe elementin sekular të identitetit shqiptar dhe vihet në lidhje me të kaluarën e afërme, të dhembshme të Kosovës. Me këtë rast vije qartë në pah se ku janë llogoret në mes të komuniteteve të këtij vendi.

Megjithatë bisedat tregojnë: Religjioni mund të interpretohet në mënyrë fleksibile. Ai mund t`u përshtatet rrethanave dhe nevojave vendore. Në rastin e Krishtlindjes Katolike në Prishtinë kjo bëhet në mënyrë jashtëzakonisht të thjeshtë dhe kolegiale, qoftë nga shkaqe spirituale ose të tjera. Kryesorja është: dritat e Krishtlindjes, vera e vluar dhe shoqëria e mirë./ KultPlus.com

Dekorohet Shtëpia e Bardhë për Krishtlindje (FOTO)

Për Krishtlindjet e para si Zonja e Parë, Melania Trump ka zbukuruar Shtëpinë e Bardhë me shumë dekorime dhe detaje të veçanta, përcjellë KultPlus.

“Presidenti Barron dhe unë jemi shumë të ngazëllyer pasi që janë Krishtlindjet tona të para në Shtëpinë e Bardhë”, tha Zonja e Parë në një deklaratë. “Ashtu si për shumë familje të tjera anembanë vendit, traditat e festës janë shumë të rëndësishme edhe për ne. Shpresoj që gjatë vizitës në Shtëpinë e Popullit këtë vit, vizitorët do të kenë një ndjesinë e të qenit si në shtëpi për pushime “, ka thënë Melania Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dekorimet përfshijnë një pemë si simbol për nderimin e familjeve ushtarake të Gold Star, po ashtu porcelanin e Presidentit Ronald Reagan, botimin i Presidentit Franklin D. Roosevelt “A Christmas Carol” , po ashtu është vendosur edhe një pemë e zbukuruar me stoli prej xhami të zbukuruara me vulën e çdo shteti dhe territori.

Shtëpia e Bardhë gjatë muajit dhjetor do të mbajë të hapura dyert e më shumë se 100 shtëpive dhe do të mirëpres më shumë se 25,000 vizitorë./ KultPlus.com