Njerëzit që gjykojnë dhe kritikojnë gjatë gjithë kohës, nuk mund të shikojnë veten e tyre

Njerëzit ndërhyrës, të cilët gjykojnë zgjedhjet dhe sjelljen e të tjerëve, nuk i pranojnë ato siç janë dhe dëshirojnë që ata të jenë dhe të veprojnë në përputhje me nevojat dhe dëshirat e tyre të veçanta.

Ata nuk mund t’i pranojnë të tjerët ashtu siç janë, sepse janë egoistë. Ata e shohin veten si potencialisht superiorë dhe u mungon përulësia. Atyre u mungon pjekuria emocionale dhe ndjeshmëria për të kuptuar nuancat që zbulojnë motivet e të tjerëve. Ata kritikojnë, gjykojnë dhe mendojnë se janë superiorë.

Varësia për të gjykuar dhe vlerësuar tjetrin nuk nënkupton dëshirën për t’u përpjekur për të kuptuar qëndrimet, sjelljet e tij dhe personalitetin e tij, është vetëm një impuls për të kënaqur siguritë e veta dhe për të riafirmuar të vërtetat e një personi të vetëm: vetes së tyre.

“Gjykuesit profesionistë” gjithmonë veprojnë sikur tjetri të ishte objekt studimi për të qenë në gjendje të pohojnë dhe të mburren me të qenit më të mirë se ata që gjykojnë. Dhe kjo lëvizje e vazhdueshme e shikimit së jashtmi, i ndalon ata të vlerësojnë veten e tyre.

Ka diçka që na bashkon: ne jemi njerëz! Ajo që ndodh, në fakt, është një kërkim i “përsosmërisë” personale, brenda asaj shoqërore, e cila zbulon një nevojë të fortë për mikpritje.

Ne gjithmonë duhet t’i ekspozojmë pikëpamjet tona në formën e fjalëve që mbartin një zinxhir idesh, të cilat e çojnë tjetrin në një ngritje dhe jo në një ulje.

Kur e lartësojmë tjetrin, ne fitojmë një vend në jetën e tyre përmes përvojës dhe evolucionit tonë. Në këtë kontekst, pikëpamjet tona do të mirëpriten dhe pranohen gjithmonë si një dhuratë, jo si një kritikë, gjykim dhe dënim.

Ata që kritikojnë dhe gjykojnë dhe ndihen mirë pasi shprehin mendimet e tyre të mbushura me “hamendje” subjektive, në të vërtetë duan të shpëtojnë nga nevoja urgjente për të parë jetën e tyre. Mbi të gjitha, tjetri gjithmonë mbart aspekte që janë ose kanë qenë tonat.

Gjithashtu për këtë arsye është gjithmonë shumë më lehtë të shohim tek tjetri atë që nuk mund ta shohim tek vetja./bota.al/ KultPlus.com

‘T’padashtun’ nominohet për çmimin e kritikëve të filmit holandez

‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, është nominuar për çmimin e kritikëve të filmit holandez, shkruan KultPlus.

Filmi ka marrë pjesë në Festivali e Filmit Holandez i cili mbahet për çdo vit në fillim të vjeshtës. Ky film i cili pati premierën në Karlovy Vary, është filmi që do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

‘T’padashtun’ me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.
Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

Ky projekt është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez./ KultPlus.com