“Beerfest Kosova” vjen me edicionin e nëntë, pritet të jetë madhështor

Festivali tradicional i Birrës “Beerfest Kosova”, vjen për herë të nëntë në Prishtinë më shumë birra dhe me një program artistik të një festivali spektakular ndërkombëtar.

Beerfest Kosova 2019, do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Sipas kompanisë MODUS (organizatore e Beerfest), sivjet adhuruesit e birrave do të kenë një mundësi unike që përveç kënaqësisë dhe freskimit me birrat më të mira vendore dhe ndërkombëtare, të shijojnë edhe nje program artistik që i konkuron festivaleve më të mëdha të muzikës në Rajon.

Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 5 netë me radhë mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra nga më të ndryshmet me çmime promovuese.

Sipas Ekrem Tahirit, nga MODUS Events, si edhe në vitet e kaluara, rëndësi të madhe do ti kushtohet rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe Programit Artistik. Sivjet do të ketë mbi 20 artistë dhe bende që do të përformojnë në 5 netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën Kosovare.

“Programi artistik i kompletuar do të publikohet me 10 Korrik, por do të kemi artistë ndërkombëtar dhe vendorë. Ajo cka mund të shpalosim në këtë moment është që Beerfest do të hapet me këngetaren e mirënjohur Dhurata Dora në përcjelljen e DJ Bannzz të mërkurën me 24 Korrik kurse do të përmbyllet me Red Hot Chili Peppers European Tribute të dielën me 28 Korrik”, bëri të ditur, Ekrem Tahiri nga MODUS Events.

Përveç muzikës e birrave të ndryshme, këndit të ushqimit e pijeve jo-alkolike, vizitorët do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.

Beerfest do të jetë aktiv nga ora 17:00 ku do të ketë shumë lojëra dhe gara të ndryshme me birra. Për ekipet fituese do të ketë shpërblime mjaft të mëdha, që do ta bëjë edhe më interesante këtë edicion. Të gjitha këto do të publikohen me 10 Korrik kur edhe do të hapen konkurse, kështu njoftojnë përfaqësuesit e BeerFest.

Ky festival ka për qellim që qytetarëve të izoluar të Kosovës, të ju ofroj argëtim madhështor me një kosto shume të ulët dhe të përballueshme për qytetarët tanë.

Më shumë informata rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen ato dite, do të jepen në ditët në vazhdim përmes mediave sociale dhe elektronike. / Telegrafi / KultPlus.com

Arkitekti Francisco Adão da Fonseca vjen në Festivalin e Arkitekturës në Kosovë

Në kuadër të Festivalit të Arkitekturës i cili mbahet çdo vit në Kosovë, kësaj radhe vjen arkitekti Francisco Adão da Fonseca, përcjellë KultPlus.

Francisco Adão da Fonseca është arkitekt dhe MSc nga Delft University of Technology, drejtimi i arkitekturës. Anëtar i Shoqatës Holandeze të Arkitektëve dhe Urdhrit të Arkitektëve në Portugali. Ai bashkëpunoi me Leembouw Nederland në studimin e teknikave të ndërtimit të energjisë së ulët (2004-09). Në vitin 2010 e themeloi Skrei Lda, i cili sot është një studio udhëheqëse në fushën e arkitekturës së qëndrueshme në Portugali.

Skrei filloi punën e tyre në vitin 2009 me një hulumtim mbi cilësitë e materialeve të papërpunuara që mund të gjinden në Portugali. Duke eksperimentuar me materiale dhe vegla ndërtimi, Skrei ishte në gjendje të zhvillonte materiale specifike dhe filloi ti implementoj veprat e veta arkitektonike. Skrei u shndërrua në një punëtori arkitektësh të specializuar në ndërtime eksperimentale ku teknikat e ndërtimit dhe të zejtarisë janë kombinuar me inxhinierinë e sofistikuar për klientët e rafinuar. Praktika arkitekturore e Skreit bazohet në një marrëdhënie të ngushtë midis projektimit, ndërtimit dhe prodhimit kulturor. Është një qasje që tregon se si materialet mund të inkorporojnë njohuritë dhe se si kjo njohuri mund të jetë instrumentale në përcaktimin e praktikës së arkitekturës.

Skrei u themelua nga Pedro Jervell dhe Francisco Adão da Fonseca. Dy arkitekt portugezë, të diplomuar ngaArchitectural Association dhe Delft University, fillimisht u drejtuan në mjedisin e ndërtuar për shkak të “fizionomisë së thjeshtë të gjërave” dhe “ankesës naive të formës”. Shpejt, ata e kuptuan se janë format dinamike të padukshme ato që japin forma dhe janë shumë më interesante – politika dhe ekonomia, teknologjia dhe mjedisi, arsimi dhe pushteti, ata shkëmbyen gjërën e realizuar për procese.

Fonseca vjen për të ligjëruar në Kosovë në kuadër të festivalit të arkitekturës më datë 21 shtatorë duke filluar nga ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. / KultPlus.com