Rita Ora për ngrirjen e vezëve: Në kulturën kosovare të kesh fëmijë është shumë e rëndësishme

Rita Ora ka folur sërish lidhur me vendimin e saj për ngrirjen e vezëve, proces ky që ajo tashmë e ka bërë dy herë, njëherë në moshën 24-vjeçare dhe së fundmi edhe në moshën 27-vjeçare.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka realizuar një intervistë së fundmi për prestigjiozen britanike “The Independent”, ku ka folur gjerë e gjatë për shumë gjëra, e me theks të veçantë për vendimin e saj që në të ardhmen të ketë fëmijë përmes procedurës In Vitro Fertilisation (IVF), me rekomandim të mjekut të saj.

Artistja 30-vjeçare ka thënë se dëshiron që në të ardhmen të ketë familje të madhe dhe të bukur, pasi sipas saj, në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është qenësore.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është “ajo që është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne e bëjmë atë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë Rita.

Independent derisa e përfol intervistën e Ritës, të realizuar në shtëpi dhe prani të familjarëve të saj, e thekson se e ëma Vera nuk është e pajtimit për atë që ka bërë këngëtarja.

“Pse? Pse”. Në Kosovë ne vetëm bëjmë fëmijë. Pse shpenzoni kaq shumë para për të pasur fëmijë. Nuk e kuptoj”, citon The Independent, Verën. 

Gazeta thekson se lindja nuk është qëllimi i Ritës aktualisht, por se me ngrirjen e vezëve, këngëtarja kosovare ka dashur të sigurohet që edhe pas kalimit të moshës dhe rënies së cilësisë së vezoreve të saj, ajo do të mund të bëhet nënë, sapo të jetë e gatshme. / KultPlus.com