Hapet kursi i pikturës pranë Muzeut Etnik Arbëreshë, si model pikturat e Ibrahim Kodrës

Pranë Muzeut Etnik Arbëresh është hapur një kurs për të rinjtë që dëshirojnë të mësojnë artin e pikturës.

Drejtuesja e këtij projekti Stefania Emmanuele vë në dijeni se shtëpitë e pikturuara nga piktori ynë i shquar Ibrahim Kodra, të njohura si “Case Kodra”, janë modelet e para që të rinjtë po ndjekin në këtë kurs.

Stefania Emmanuele gjithmonë e ka vlerësuar pasurinë e paçmuar arbëreshe. Lindur dhe rritur në Civita, Stefania flet gjithmonë për bukuritë fizike të kësaj zone turistike, bukuri që Stefania i pasqyron mjaft bukur nëpërmjet artit saj. Tashmë edhe të rinjtë arbëresh do të kenë mundësinë të mësojnë nga përvoja e Stefania Emmanuele. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com