Kuvendi i Dibrës dhe kërkesat ndaj Portës së Lartë për krijimin e Vilajetit të Shqipërisë

Më 1 nëntor të vitit 1878, krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbajtën Kuvendin e Dibrës.

I prirë prej Iljaz pashë Dibrës dhe Abdyl bej Frashërit, Kuvendi kërkoi autonominë e shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane. Rezoluta e përpiluar prej Abdyl bej Frashërit, e cila do t’i dorëzohej sulltanit në Stamboll, përmbante 5 pika:

  1. Vilajeti i Shqipërisë;
  2. Nëpunësit shqiptarë;
  3. Arsimi shqip;
  4. Kuvendi i vilajetit;
  5. Buxhet për arsim dhe infrastrukturë.

Kuvendi i Dibrës kërkonte që Vilajeti i Shqipërisë të formohej nga katër vilajetet e atëhershme: Shkodra, Kosova, Manastiri e Janina. Në Shqipëri, të shërbenin si nëpunës vetë shqiptarët, duke i dhënë fund diskriminimit dhe kolonizimit. Në shkollat që do të hapte vilajeti, kërkohej të mësohej shqip.

Sipas rezolutës, viset e vilajetit do të zgjidhnin një kuvend, i cili do të ngarkohej me: caktimin e buxhetit, emërimin e qeverisë dhe të gjykatave të vilajetit, si edhe me ndërmarrjen e “reformave të dobishme për shtetin dhe për kombin”.

Në shkurt 1879, një delegacion shqiptar ia paraqiti këto kërkesa Perandorisë, e cila i shpërfilli dhe u kundërpërgjigj me forcë./atsh/KultPlus.com

Më 1 nëntor 1878 u mbajt Kuvendi i Dibrës

Kuvendi i Dibrës do të mblidhej për të kërkuar autonominë e vendit nga Perandoria Osmane më 1 nëntor 1878, kur krerët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të bashkoheshin në Kuvend.

Kuvendi u udhëhoq nga ushtaraku Iljaz pashë Dibra-Çoku dhe në të mori pjesë edhe Abdyl Frashëri, i cili hartoi rezolutën që do t’i dorëzohej sulltanit në Stamboll. Rezoluta e Kuvendit përmbante 5 pika:

  1. Vilajeti i Shqipërisë
  2. Nëpunësit shqiptarë
  3. Arsimi shqip
  4. Kuvendi i vilajetit
  5. Buxhet për arsim dhe infrastrukturë

Synimi ishte që Shqipëria të formohej nga katër vilajetet e atëhershme: Shkodra, Kosova, Manastiri e Janina, me  nëpunës shqiptarë dhe me shkolla ku do të mësohej shqip.

Delegacioni shqiptar ia paraqiti kërkesat qeverisë osmane në shkurt të vitit 1879. Perandoria nuk i pranoi thirrjet e Lidhjes, dhe iu përgjigj me dhunë përpjekjeve të shqiptarëve për autonomi. / KultPlus.com

Kuvendi i Dibrës më 1878 kërkonte formimin e Vilajetit të Shqipërisë

Kuvendi i Dibrës u mblodh më 1 nëntor 1878 nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës.

Kuvendi miratoi rezolutën në trajtë memorandiumi, e cila përmbante 5 pikat që shtroheshin në programin e Komitetit të Stambollit: formimi i vilajetit të Shqipërisë, krijimi i administratës me nëpunës shqiptarë, zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe, zbatimi i reformave nga Kuvendi i Madh, përdorimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit për përparimin e arsimit dhe për ndërtime botore.

Në rezolutë thuhej gjithashtu se këto kërkesa do t’i paraqiteshin brenda 1 muaji portës së Lartë me anë të një delegacioni të përbërë nga personalitete të shquara të Shqipërisë, të cilët do merrnin pëlqimin me shkrim nga të gjitha kazatë dhe sanxhakët shqiptarë.

Rezoluta iu paraqit Portës së Lartë në fillim të shkurtit 1879.