Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në inaugurimin e Bidenit

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbahet më 20 Janar.

Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan, shkruan ABC News.

Ndërkaq Jennifer Lopez do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve. /Koha/ KultPlus.com

Ava Max më nuk dëshiron që njerëzit ta krahasojnë me Lady Gagan

Ylli i hitit “Sweet But Psycho”, Ava Max, mendon se është e çuditshme që njerëzit i krahasojnë artistet femra mes veti dhe insiston se një gjë e tillë nuk duhet ndodhur.

Edhe pse pop ylli 26-vjeçar mendon se fituesja e shumëfishtë e çmimit Grammy, Lady Gaga është një artiste e mahnitshme, Ava Max thotë se është e kotë t’i vendosësh dy këngëtare në një kuti dhe t’i krahasosh ato, vetëm ngase kanë të njëjtën ngjyrë të flokëve dhe kultivojnë muzikë pop, transmeton Koha.

Në një intervistë të fundit për gazetën “The Sun”, këngëtarja me prejardhje shqiptare tha: “Shumë njerëzit më krahasojnë me Lady Gagan e cila në fakt është e mahnitshme. Ajo është artistja më e mirë e dekadës prandaj nuk mund të thuash asgjë të keqe për të. Por, mendoj se shumë njerëz më krahasojnë me të vetëm për shkak të ngjyrës së bardhë të flokëve dhe faktit se që të dyja bëjmë muzikë pop. Dhe kjo gjë më duket e çuditshme. Njerëzit nuk duhet t’i krahasojnë gratë në këtë mënyrë. E kuptoj se është diçka e lehtë për t’u bërë por unë jam thjeshtë vetvetja. Unë jam rritur duke u inspiruar nga shumë prej idhujve të mi të muzikë pop, dhe natyrisht i kam përvetësuar disa gjeste apo shprehi të tyre. Mendoj se të gjithë artistët që i kam dëgjuar dhe adhuruar në fëmijëri, reflektohen sot në personalitetin dhe muzikën time”.

Ava e lanson albumin e saj debutues, “Heaven & Hell”, në fund të kësaj jave dhe në të përfshihet një këngë e titulluar “Who’s Laughing Now” e cila i dedikohet të gjitha vajzave që kanë qenë pre e bulizmit të vazhdueshëm në shkollë.

Këngëtarja e kujtoi kohën kur ajo ishte në shkollë të mesme ku ishte ngacmuar vazhdimisht nga nxënësit e tjerë. Mbi të madje ishte ushtruar dhunë fizike disa herë, çka edhe e ka bërë të refuzojë të shkojë në shkollë, dhe kështu i ka ndjekur mësimet nga shtëpia. /KultPlus.com

Lady Gaga me koleksion mahnitës të maskave në “MTV Video Music Awards”

Pandemia nuk e ka ndalur Lady Gagan të sjellë performancë mahnitëse në MTV Video Music Awards.

Pjesë të veshjes së saj gjatë performancës, Gaga ka zgjedhur një koleksion të mrekullueshëm maskash, ndërsa ka fituar në pesë kategori.

Ngjarja artistike përfshiu performanca të artistëve, ndërsa reflektoi vështirësitë e këtij viti me pandeminë COVID-19.

Këtë vit, aksesori më në modë është maska, megjithatë koleksioni i mbretëreshës së muzikës në tapetin e kuq e çoi në një nivel tjetër modën në VMA.

Lady Gaga është shfaqur në veshje të ndryshme dhe maska, teksa dominoi me bashkëpunimin e saj me Ariana Granden, raporton AP. 

Ajo ka inkurajuar fansat e saj që të jenë të sjellshëm dhe të mbajnë maskat, duke shtuar se mbajtja e maskës është shenjë respekti.

Të tjerë performues po ashtu kishin në fokus mbajtjen e maskave. Maluma ishte tjetër performues i cili bashkë me grupin e valltarëve performuan me maskë.

The Weeknd ishte performuesi i parë i natës me këngën “Blinding Lights”, transmeton KOHA. Ai u duk zemërthyer kur pranoi dy çmime, përfshirë një për videon më të mirë të vitit, pasi tha se ishte e vështirë të festonte, ndërsa kërkoi drejtësi për Blake dhe Breonna Taylor, të cilët janë vrarë në Louisville.

“Qëndroni të shëndetshëm, flisni lirshëm dhe mbani maskën, është shenjë respekti” ka thënë Gaga në fjalimin e çmimit të fundit që mori. / KultPlus.com

Lady Gaga: Bëhu vetvetja, por mbaje maskën

Në një postim në Instagram, Lady Gaga shfaqi një foto të vetes me maskën ku shkruan “Cromatica”, duke shtuar edhe një thënie.

“Bëhuni vetvetja, por mbani maskën! Besoj në të qenit të mirë ndaj vetes, komunitetit, dhe planetit”.

“I sfidoj miqtë e mi të mrekullueshëm që të tregojnë maskat e tyre”, ka vazhduar ajo, duke u bërë thirrje miqve dhe bashkëpunuesve si Ariana Grande, Tonny Bennet, si dhe Barack dhe Michelle Obama.

Lady Gaga lëshoi albumin e saj të ri “Cromatica” në maj, pasi që ishte vonuar lansimi për shkak të pandemisë.

Në muajin prill, Gaga udhëhoqi programin “Një Botë” – “Së Bashku në Shtëpi”, një maratonë e bamirësisë për koronavirusin ku kishte video të drejtpërdrejta të artistëve të shumtë si Taylor Swift, Paul McCartney, Billie Ellish, Stevie Wonder dhe shumë e shumë të tjerë.

Koncerti virtual u fuqizua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe u mbajt si ndihmë kundër pandemisë dhe përkrahje ndaj mjekëve në tërë botën. /KultPlus.com

Lady Gaga për Ariana Grande: Aftësia e saj për të ecur përpara, është për t’u admiruar

Lady Gaga dhe Ariana Grande, janë bërë bashkë për lansimin e këngës së tyre të re dhe tejet ritmike, “Rain On Me”.

Ky bashkëpunim, që është i pari për dyshen e famshme të pop muzikës, vjen si rezultat i një shoqërie të re mes dy artisteve të cilat si duket kanë zhvilluar simpati të menjëhershme për njëra-tjetrën, transmeton Koha.

Duke folur me prezantuesin Zane Lowe në emisionin e tij “Apple Music”, Gaga emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, zbuloi se si Grande e ka bërë atë ta kuptojë se për një kohë të gjatë ishte fshehur nga diçka.

“Padyshim, ajo femër ka kaluar nëpër disa situata vërtetë të vështira dhe testuese në jetë. Dhe aftësia e saj për të ecur përpara, është vërtetë për t’u admiruar. Kur ajo erdhi në studion incizuese, unë ende po qaja ndërsa ajo jo. Eventualisht, ajo më kritikoi, duke më thënë se po fshihesha nga diçka, dhe kjo është e vërtetë. Unë po fshihesha pa e kuptuar këtë gjë,” tha Gaga, duke folur për këngëtaren Grande e cila kishte përjetuar tmerr të vërtetë kur në viti 2017, një bombë shpërtheu në koncertin e saj në Manchester duke i vrarë disa adhurues të saj, si dhe në viti 2018 ajo e humbi ish të dashurin, Mac Miller, i cili u vetëvra.

Sa i përket këngës “Rain On Me”, fituesja e shumëfishtë e shpërblimit “Grammy”, Gaga, e përshkroi atë si proces shërues duke shtuar se teksti i këngës i referohet edhe problemit të saj me alkoolin, me ç’rast ajo kishte konsumuar në masë të madhe për t’i shuar ndjenjat dhe emocionet.

“Rain On Me” është kënga e dytë nga albumi i gjashtë i incizuar në studio i Lady Gagas, “Chromatica”, dhe vjen pas këngës “Stupid Love” e cila u lansuar në shkurt të këtij viti. Kënga e re e dyshes është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat anembanë botës, dhe duket se është në rrugë për të triumfuar në maje të toplistave muzikore.

Pas vetën dy ditëve të lansimit, “Rain On Me”, i numëron më shumë se 41 milionë klikime në YouTube.

Albumi i ri i Lady Gagas, “Chromatica”, do të lansohet më 29 maj të këtij viti, pasi është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, në muajin prill, ylli i hitit “Born This Way” kishte ndihmuar në organizimin e një koncerti bamirës i cili i përfshiu performancat e yjeve të ndryshëm të filmit, modës dhe muzikës, të tillë si: Paul McCartney, Celine Dion, Sir Elton John, Beyonce, Jennifer Hudson, John Legend, Billie Eilish, Matthew McConaughey, Sarah Jessica Parker, Rita Ora, Lizzo, Idris Elba, Jessie J dhe të tjerë.

Ngjarja e cila u transmetua live në televizione, “One World: Together At Home”, arriti t’i mbledhë 127.9 milionë dollarë për fondacionet të cilat i ndihmojnë të prekurit nga koronavirusi. / KultPlus.com

Lady Gaga e Ariana Grande publikojnë bashkëpunimin ‘Rain on me’

Ariana Grande dhe Lady Gaga dy mbretëresha të muzikës ‘pop’, të premten kanë publikuar projektin e tyre të ri muzikor.

Kënga të cilën ato e kanë titulluar ‘Rain on me’ shfaq dy vokale të kundërta të Ariana Grandes dhe Lady Gagas.

‘Rain on me’ është publikuar fillimisht pa klip nga dyshja, por vetëm për katër orë këngëtaret arritën mbi një milionë klikime në platformën e Youtube. / KultPlus.com

Lady Gaga paralajmëron për albumin e ri

Albumi i ri “Chromatica” i këngëtares së njohur Lady Gaga do të dalë në treg më 29 maj. Lëshimi i tij ishte planifikuar fillimisht për më 10 prill, por u shty javët e fundit për shkak të emergjencës së lidhur me koronavirusin e ri, transmeton KultPlus.

Në disk, albumi i gjashtë i saj me këngë të padëgjuara më parë, është edhe kënga “Stupid Love”, pasazhi muzikor ndërkombëtar më i luajtur në Itali, që ka mbi 300 milionë klikime në botë.

Në realizimin e ri, prodhuar nga BloodPop dhe Lady Gaga, ndërmjet 16 këngëve ka edhe bashkëpunime me Ariana Grande, Elton John dhe Blackpink.

“Chromatica” do të jetë në dispozicion në formate të ndryshme: cd standarde, cd luksoze 3-track, vinyl standard, kasetë dhe disk vinyl i kufizuar. / KultPlus.com

Lady Gaga ka mbledhur 35 milion dollarë në 7 ditë kundër pandemisë dhe po drejton një festival virtual

Lady Gaga ka mbledhur 35 milion dollarë në shtatë ditë nga korporatat dhe filantropët për fondin e reagimit të solidaritetit COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ylli i hitit “Born this Way”, Lady Gaga, gjithashtu është bërë bashkë me organizatat “Global Citizen” dhe “World Health Organisation”, për organizimin e një ngjarjeje historike dhe unike në llojin e vet.

Fjala është për koncertin madhështor me titull “One World: Together at Home”, i cili do të tranmetohet nëpër kanale dhe platform të ndryshme digjitale anembanë botës, si dhe i përfshinë performancat e yjeve të mëdhenj të muzikës të tillë si: Sir Elton John, Chris Martin, Sir Paul McCartney, John Legend, Lizzo dhe Billie Eilish, transmeton Koha.

Koncerti virtual i cili transmetohet më 18 prill, ka për qëllim të mbledhë të holla për fondacionin, “Solidarity Response Fund”, si dhe organizata tjera lokale apo regjionale të cilat po i ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj pandemie globale të koronavirusit. Gjithashtu, qëllimi kryesorë i kësaj ngjarjeje është nderimi dhe përkrahja e punëtorëve shëndetësorë të cilët po i rrezikojnë jetët e tyre për t’i shpëtuar të tjerët.

“Kemi dashur të fokusohemi në rëndësinë e kësaj lëvizjeje të paparashikuar historike dhe kulturore… dhe duam ta festojmë dhe inkurajojmë fuqinë e shpirtit njerëzor. Dua t’iu dërgoj lutjet e mia të gjithë njerëzve të cilat po i humbin punët, dhe mezi po ia dalin ta ushqejnë veten dhe fëmijët e tyre gjatë kësaj pandemie,” citohet të ketë thënë superylli Gaga.

Ylli i filmit “Star is Born” gjithashtu ka treguar se të gjitha të hollat që do të dhurohen për bamirësi, do të mblidhen para koncertit. Sipas saj, kur të fillojë transmetimi direkt i koncertit njerëzit e kanë për detyrë t’i largojnë kuletat dhe kartat e kreditit nga vetja, dhe ta shijojnë këtë shou.

Prezantuesit e njohur televiziv, Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert, do ta prezantojnë koncertin krahas ekipit të emisionit “Sesame Street”.

Në mesin e artistëve të përzgjedhur nga Lady Gaga për të interpretuar në këtë ngjarje janë: Eddie Vedder, Idris Elba, Alanis Morissette, Kacey Musgraves, David Beckham, Billie Joe Armstrong dhe Keith Urban, derisa paraqitje në këtë shou do të kenë edhe punëtorë të ndryshëm shëndetësorë prej anembanë botës. / KultPlus.com

Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (10112734jd) Lady Gaga 91st Annual Academy Awards, Arrivals, Los Angeles, USA – 24 Feb 2019

Më 28 mars të vitit 1986 lindi këngëtarja e famshme, Lady Gaga

Stefani Joanne Angelina Germanotta, e njohur më mirë si Lady Gaga, ka lindur në New York më 28 mars 1986, popstarja është një prej famozeve më të adhuruara jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për paraqitjet skenike, pamjen dhe provokacionet.

Prindërit janë me prejardhje italiane, babai nga Palermo e nëna nga Venecia.

Lady Gaga ka filluar të përformojë në moshën 19 vjeçare si këngëtare roku në skenat e qytetit të New York-ut. Ajo është edhe autore këngësh. Akon pasi e dëgjoi Lady Gaga-n, e bindi presidentin Interscope, Jimmy Iovine të nënshkruante me të një marrëveshje dhe me Kon Live Distribution të Acon.

Albumi i saj debutues Fama, The Fame, doli në Gusht të 2008 dhe pati një sukses të madh komercial. Dy këngët hite të albumit që dolën edhe si hite-single “Just Dance” dhe “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Poker_Face_%28Lady_Gaga_song%29″>Poker Face”, u kthyen në hite Number 1 të suksesit ndërkombëtar.

Lady Gaga e gjeti frymëzimin e saj tek rokerë të famës si David Bowie, Queen, si dhe tek mbretërit e muzikës pop Madonna dhe Michael Jackson. Ajo po ashtu ka një tërheqje të veçantë pas modës, të cilën e sheh si komponente esenciale të performancave të saj. Ajo deri më tani ka shitur 15 milionë albume në të gjithë botën dhe 51 milionë disqe single.

1986–2004: Fëmijëria dhe edukimi

Lady Gaga ka lindur më 28 mars 1998 në lagjen Yonkers, New York, ishte fëmija më i madh i prindërve me origjinë italo-amerikane Joseph dhe Cynthia Germanotta. Në moshën 11 vjeçare ndoqi mësimet në shkollën Juilliard School në Manhattan, por në vend të saj vazhdoi studimet në Convent of the Sacred Heart, një shkollë me edukim Katolik. Në moshën 4 vjeçare filloi të luajë në piano, balladën e parë për piano e shkroi në moshën 13 vjeçe dhe performimin e parë në skenë kur ishte 14 vjeç. Kur ishte 17 vjeç, ajo u pranua në moshë tepër të re në Universitetin e New York-ut Tisch School of the Arts. Atje ajo studioi muzikë përmirësoi aftësitë e saj për kompozim, duke kompozuar esse, si dhe u mor me kritikë arti. Më vonë ajo u largua nga shkolla për të vijuar karierën e saj muzikore.

2005–2007: Fillimi i karierës

Germanotta nënshkroi një kontratë me Def Jam Records kur ishte vetëm 19 vjeç. Po rreth kësaj moshe ajo largohet nga shtëpia e prindërve duke filluar përformimin në skena të klubeve në Lower East Side me grupe si Mackin Pulsifer SGBand. Në këtë kohë ajo pati eksperiencat e para me drogë si dhe duke përformuar në show të tipit burlesque; Lady Gaga thoshte për muaj të tërë se i jati nuk e kuptonte. Producenti muzikor Rob Fusari, i cili e kish ndiuhmuar Lady Gaga në kompozimin e disa këngëve në fillim e krahasonte stilin e saj vokal me atë të Freddie Mercury. Pseudonimi i saj Gaga, vjen sipas këngës të grupit Queen “Radio Ga Ga.” Ajo filloi ta përdorë këtë emër në skenë dhe prej asaj kohe njihet si Lady Gaga.

Ndërkohë ajo filloi të kompozojë për artistë të nivelit Pussycat Dolls, Britney Spears, dhe New Kids on the Block. Ishte Acon që pasi dëgjoi potencialin e saj vokal erdhi në përfundimin se Lady Gaga është po ashtu një këngëtare e mirë.

2008 deri sot: The Fame dhe The Fame Monster

Prej 2008, Gaga u vendos në Los Angeles, duke punuar për albumin e saj debutues The Fame. Gaga thotë se ajo ka kombinuar shumë gjini të muzikës në albumin e saj të parë. Më pasi ajo filloi të punojë në Haus of Gaga, ku ajo prodhon muzikë dhe veshje. Suksesi i albumit të parë dhe disqeve single të tij si “Just Dance” ose “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Poker_Face_%28Lady_Gaga_song%29″>Poker Face”, që dolën për herë të parë respektivisht më 8 Prill 2008 dhe 23 Shtator 2008 patën një sukses të padiskutueshëm në të gjithë botën.

Pas kësaj Haus of Gaga u kthye në fokus të Amerikës dhe botës mbarë.

Lady Gaga është kontraverse në paraqitjen dhe jetën e saj duke përformuar dhe jetuar gjithnjë kundra rrymës. Gjatë kësaj kohe ajo pati një lidhje sentimentale me një trumpetist të muzikës heavy metal. “Unë isha Sandy e tij dhe ai ishte Danny im” (personazhë të filmit Grease). Ndarja me të u kthye si frymëzim për disa këngë të albumit The Fame.

Gaga u kandidua për tetë çmime të 2009 MTV Video Music Awards duke përfshirë edhe Video of the Year, Best New Artist, Best Female Video dhe Best Pop Video për “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Poker_Face_%28Lady_Gaga_song%29″>Poker Face” dhe Best Direction, Best Editing, Best Special Effects, Best Cinematography dhe Best Art Direction për hitin “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Paparazzi_%28Lady_Gaga_song%29″>Paparazzi.[43] Gaga ia arriti të fitojë çmimin si “Best New Artist” ndërsa disku i saj single “Paparazzi” fitoi dy çmimet për “Best Art Direction” dhe “Best Special Effects.”[44] Në tetor 2009 Gaga fitoi çmimin e revistës Billboard Yjet në ngjitje 2009.

Pastaj ajo u shfaq në shown Saturday Night Live bashkë me Madonna-n duke perfomuar një pjesë nga disku single “Bad Romance”, që është këngë nga albumi i saj i dytë titulluar The Fame Monster. Gaga merr pjesë në shumë aktivitete si Human Rights Campaign’s “National Dinner” në 10 tetor 2009, përpara marshit National Equality March në Washington, D.C. Në fillim të këtij muaji, pra në nëntor 2009, gaga njoftoi për daljen e albumit të saj të ri The Fame Monster, në përbërjen e të cilit ka tetë këngë. “Bad Romance” sapo ka dalë si single duke arritur majat e shitjeve në SHBA, Australi, Angli, Irlandë, Suedi etj.

Stili muzikor dhe influencat

Lady Gaga në fillim ka pasur ndikime prej Michael Jackson dhe Madonna. Po ashtu tek yjet e rokut të glam rock si David Bowie dhe grupi Queen, prej nga ka marrë edhe pseudonimin si këngëtare. Artistë si Andy Warhol, poeti Rainer Maria Rilke, dhe ikona e modës skenës dhe këngës Grace Jones kanë qenë po ashtu frymëzuesit e saj. Si vokal e krahasojnë me Madonna-ën dhe Gwen Stefani, ndërsa për strukturën e këngës thonë se janë reminishenca të muzikës pop të viteve `80 dhe `90.

Pas debutit të saj të parë The Fame, The Sunday Times e krahason atë me Madonna-ën, Gwen Stefani, Kylie Minogue të viteve 2001 ose Grace Jones tani.” E ngjashme në kritikat e saj edhe Sarah Rodman tek The Boston Globe ku po ashtu heq paralele duke filluar nga Madonna deri tek Gwen Stefani, ndërsa vetë Madonna tek revista Rolling Stone ka thënë se e sheh vetveten tek Lady Gaga.

Gaga ka thënë se ajo është shumë e përfshirë tek moda, dhe se moda është për të gjithçka, dhe këtë ndjenjë për modën e ka trashëguar prej së ëmës e cila mbahet shumë mirë dhe është tepër e bukur. Ajo thotë se : “Kur jamë duke kompozuar unë mendoj se çfarë do të vesh në skenë kur do ta këndoj këtë këngë” dhe se kur ajo performon, perfomon art, muzikë dhe modë. Ajo ka skuadrën e saj producente dhe plot kreativitet, ku ajo drejton gjithçka. Arti i saj del nga Haus of Gaga, të cilën ajo e drejton personalisht. Lady Gaga ka gjashtë tatuazhe, midis tyre një simbol paqe peace symbol frymëzuar nga John Lennon, të cilin The Guardian e cilëson si heroin e Lady Gaga. Po ashtu ka një vargje në gjermanisht nga poeti Rainer Maria Rilke në të cilat thuhet “Në orët më të thella të natës, tregoi vetvetes se do të vdesësh nëse do të jesh i ndaluar të shkruash, dhe shih thellë në zemrën ku ka shpërndarë rrënjët përgjigjia dhe pyet vetveten, duhet unë të shkruaj?” Gaga e përshkruan Rilken si filozofin e saj të preferuar, duke e cilësuar atë si „filozofin e vetmisë”, ndërsak ajo e konsideron Donatella Versace si muzën e saj.

Gaga është një brune natyrale, por ajo bëhet shpesh bionde sepse e ngatërrojnë me Amy Winehouse.

Debuton në tregun diskografik në vitin 2008 me albumin “The Fame”: pren nga nxirren single të suksesit të madh si “Just Dance”, “Poker Face”, “Bad Romance” e “Paparazzi”. Fama e saj përhapet sidomos në Australi, Amerikë, Kanada, Zelandën e Re dhe Itali.

Falë albumit të saj të parë ka arritur në Shtetet e Bashkuara rekordin e e renditjes së 4 singleve numër 1 në Billboard Pop 100.

Në vitin 2009 del vepra e saj e dytë, me titull “The Fame Monster”. Në gusht të vitit 2010 jepet lajmi se Lady Gaga do të ketë një riprodhim të saj në dyll në të gjithë muzetë e Madame Tussauds, duke vendosur rekordin si artistja e parë në histori që t’i ketë shtatoret e saj njëkohësisht në dhjetë muze në mbarë botën.

Në të njëjtën periudhë mori triembëdhjetë kandidime për MTV Video Music Awards, rekord absolut për një artist: i fiton tetë.

Në vitin 2010 është në vendin e parë në klasifikimin special të 100 artistëve më me ndikim të shpallur nga revista TIME e në vendin e katër të klasifikimi të famozëve më të fuqishëm të shpallur nga javorja Forbes. E njëjta javore e rendit numër 7 në klasifikimin e femrave më të fuqishme të botës. Këngëtarja është zgjedhur drejtore e re artisitke e ndërmarrjes fotografike Polaroid. Lady Gaga ka një gamë zanore kontralto.

Në fillim të vitit 2011 Lady Gaga ka kënduar në duet me Elton John në pjesën Hello, Hello, marrë nga kolona zanore e filmit animativ Gnomeo e Giulietta. Pjesa është publikuar më 8 shkurt 2011. Albumi i dytë në studio i Lady Gaga do të titullohet Born This Way e do të publikohet më 23 maj 2011, siçe ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet Twitter në një paraqitje të saj më 31 dhjetor 2010. Titulli është konfirmuar gjatë MTV Video Music Awards të vitit 2010, ku ka marrë plot 8 trofè. Singli me të njëjtin emër, paralajmëruar për datën 13 shkurt 2011 është vënë në qarkullim më 11 shkurt. Brenda më pak se 3 orëve ka arritur vendin e parë në plot 14 vende në iTunes dhe në më pak se 24 orë ka arritur kreun e renditjes në shumë vende. Interpretimi i parë i drejtpërdrejtë e singlit të ri është dhënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të Grammy Awards 2011. Born This Way është kënga e njëmijtë që ka arritur vendin e parë në klasifikimin amerikan. Më 2013 ajo nxjerr albumin muzikor Artpop, më 2014 albumin tjetër Cheek to Cheek, 2016 – Joanne. Lady Gaga ka kryer këto turne botërore të koncerteve: The Fame Ball Tour (2009): The Monster Ball Tour (2009–2011); The Born this way ball tour (2012 – 2013 ); ArtRAVE (2013-2014); 2014/15 – Cheek to Cheek Tour; 2016 – Dive Bar Tour; 2017 /KultPlus.com

Lady Gaga në ballinën e revistës “Paper” me fotosesion 3D

Pop ylli Lady Gaga i ka hijeshuar dy ballina të ndryshme të revistës “Paper”, për numrin e përvitshëm të titulluar “Spring Transformation”.

Fotografitë e këngëtares janë prodhuar në formatin 3D nga artisti i njohur belg, Frederick Heyman, transmeton Koha.

Gaga në shenjë respekti i ka mirëpritur botuesit e revistës në studion e saj muzikore personale, për ta dëgjuar albumin e saj të gjashtë me titull “Chromatica”.

Në këtë artikull, pop ylli amerikan fol për traumat të cilët i ka përjetuar në të kaluarën dhe faktin se si e ka menaxhuar dhimbjen e saj, në mënyrë që të arrijë ta shkruajë këtë album.

“Të jesh i lumtur nuk është një gjë e thjeshtë. Unë vuaj nga depresioni klinik. Diçka ndodhë në trurin tim ku dopamina dhe serotonina nuk funksionojnë siç duhet, dhe si pasojë unë nuk e kam të lehtë të ndihem e lumtur,” çka shpjeguar tutje Gaga në intervistën e realizuar.

Revista “Paper” publikohet çdo tre muaj nëpër kioskat dhe në formë digjitale.

Lady Gaga po arrin suksese të kënaqshme me këngën “Stupid Love”

Kënga e fundit e Lady Gagas, “Stupid Love” ia ka fituar këngëtares një tjetër debutim të suksesshëm në top dhjetëshen e toplistave muzikore, afërsisht nënte vjet pas mega hitit të saj “The Edge of Glory”.

Kënga ritmike e pop yllit Gaga menjëherë pas lansimit, u pozicionua në vendin e pestë të toplistave muzikore në Britani të Madhe, duke u bërë kënga e trembëdhjetë me radhë e këngëtares që e shënon një sukses të tillë, transmeton Koha.

Po ashtu, “Stupid Love” ka arritur të pozicionohet në vendin e pestë edhe në toplistën “Billboard” të 100 këngëve më të mira në Amerikë, ku Lady Gaga i numëron gjithsej 16 hite të cilat e kanë gëzuar këtë sukses.

I xhiruar me iPhone, videoklipi i ri i këngëtares së talentuar i lansuar më 28 shkurt, e sjell atë me shumë energji duke kënduar e vallëzuar në shkretëtirë, por në një ambient ku dukshëm dominon ngjyra rozë.

“Stupid Love” që është pjesë e albumit të gjashtë të Gagas, “Chromatica”, gjithashtu ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të toplistës globale të platformës “iTunes”.

Albumi i ri i këngëtares planifikohet të lansohet për publikun e gjerë, më 10 prill. /KultPlus.com

Lady Gaga bën të ditur titullin dhe datën e lansimit të albumit të ri

Pop ylli botëror, Lady Gaga i ka njoftuar fansat se albumi i saj i shumëpritur dhe i gjashti me radhë, do të titullohet “Chromatica” si dhe publikohet më 10 prill të këtij viti.

Këngëtarja e zbuloi këtë lajm në emisionin “New Music Daily” me Zane Lowe, ku ndër të tjera shpjegoi se realizimi i këtij albumi, ishte një proces shërimi për të.

“Tingujt muzikorë më kanë shëruar në këtë jetë. Dhe e njëjta gjë ndodhi edhe gjatë realizimit të këtij incizimi. “Chromatica” flet për vetëshërimin dhe guximin gjithashtu. Kur flasim për dashurinë, mendoj se është shumë e rëndësishme ta përmendim faktin se ta duash dikë, nevojitet shumë guxim,” citohet të ketë thënë Gaga.

Intervista në fjalë vjen pas komenteve të fundit të këngëtares, e cila kishte treguar se realizimi i albumit të radhës që vjen pas atij të vitit 2016, “Joanne”, e ka ndihmuar atë ta menaxhojë depresionin, transmeton Koha.net.

Lady Gaga tashmë e ka lansuar videoprojektin e parë që është pjesë e albumit të ardhshëm, “Chromatica”. Kënga titullohet “Stupid Love” dhe brenda vetëm katër ditëve të lansimit në YouTube, ka arritur ti marrë më shumë se 22 milionë klikime. /KultPlus.com

Rikthehet Lady Gaga, publikon këngën e re “Stupid Love” (VIDEO)

Mbretëresha e popit është rikthyer. Stupid Love, singëlli i ri i Lady Gagës, kënga e parë e atij që do të jetë albumi i gjashtë i saj, është publikuar. Albumi sidoqoftë, mbetet ende i mbështjellë me mister.

Albumi, është edhe i pari për artisten që nga Joanne, disku i dalë në 2016 dhe duket se mban edhe këngët e lidhura me filmin A star is born, me Bradley Cooper; “Shallow”, “Always Remember Us This way” dhe “I’ll Never Love Again”.

A stupid love ndërkohë shënon një kthim tek dance popi dhe tek ngjyrat e albumeve të para të yllit të popit, the fame dhe born this uej. Në videon që shoqëron singëllin, Lady Gaga transformohet në një heroinë që duket e dalë nga një film i viteve 90, me flokë të kuq dhe make up pink, dhe me një
estietikë luftëtareje që përqafon mitet ikonografike si sailor moon dhe pauer ranger.

Në katër vitet e fundit, artistja i është dedikuar edhe aktrimit, me debutimin në filmin a star is born, dhe ka qenë madje edhe kandidate në ceremoninë e oskarëve si aktorja më e mirë. Ndërkohë që me shallow, kolonën zanore të filmit, ajo e rrëmbeu statujën për këngën më të mirë origjinale./tch/ KultPlus.com

Lady Gaga më në fund gati ta publikojë “Stupid Love”

Artistja 33-vjeçare, Lady Gaga, postoi një copë arti të këngës së saj të re, një ditë para publikimit.

Arti prezantues përmban një palë buzë dhe një dhëmb çelës ariu, përfshirë edhe fjalët “Stupid Love”.

Disa orë më parë, Gaga debutoi me pamjen e parë të videoklipit të këngës, në të cilin ajo dhe një grup njerëzish futuristikë qëndrojnë së bashku në një terren me pamje aliene. / KultPlus.com

Lady Gaga po akuzohet se ka kopjuar “Shallow” nga një këngëtar i panjohur, i kërkojnë dëmshpërblim

Lady Gaga po kërcënohet me një proces gjyqësor multimilionësh nga një kantautor i panjohur i cili pretendon se melodia e këngës “Shallow” nga filmi i saj hit “A Star Is Born” u vodh nga një këngë që ai e publikoi ​​në vitin 2012.

Artistja nëntë herë fituese e çmimeve “Grammy” është goditur me një kërcënim ligjor nga kantautori Steve Ronsen i cili pretendon vetëm disa nota – konkretisht, një vijë me tri nota – në “Shallow” që bazohet në këngën e tij “Almost”, e cila duket se ka më pak se 300 transmetime në SoundCloud. Tri notat – G, A, B – korrespondojnë me ato të këngës “Shallow”.

Ronsen dhe avokati i tij Mark D. Shirian po kërkojnë “miliona e miliona” dollarë në një marrëveshje, duke kërcënuar se do të dalin publikisht me pretendimet e tyre, në një veprim që ekipi i Gagas po e quan si një “shaka e pa kripë”, shkruan Page Six, transmeton Telegrafi.

Gaga, 33 vjeçe, ka punësuar avokatin e saj në New York, Orin Snyder, i cili thotë se superylli nuk do të tërhiqet.

Snyder tha, “Mr. Ronsen dhe avokati i tij po përpiqen të fitojnë para nga një artist i suksesshëm. Është e turpshme dhe e gabuar. Unë e përshëndes Lady Gagan për guximin dhe integritetin për t’u ngritur në emër të artistëve të suksesshëm që e gjejnë veten në përfundimin e pranimit të [pretendimeve] të tilla. Nëse Z. Shirian do të vazhdojë me këtë rast, Lady Gaga do ta luftojë atë me forcë dhe do të mbizotërojë”, tha avokati.

Ndërsa Ronsen pretendon se ai fillimisht shkroi vijën melodike me tri nota që shfaqet në “Shallow”, ekipi juridik i Gagës thekson se  kënga e tij nuk tingëllon apak si “Shallow”.

Këngëtari i “Almost” Ronsen duket të jetë një muzikant i përhapur që kishte një album solo të publikuar në vitin 2012, dhe tani është këngëtar, kantautor dhe kitarist  në Nashville.

Kur u kontaktua nga Page Six të enjten, avokati i Ronsen Shirian dha deklaratën e mëposhtme:

“Në përpjekje për të zgjidhur miqësisht këtë çështje muaj më parë, zyra ime siguroi ekipin ligjor të Lady Gagas, me kërkesën e tyre, një raport zyrtar nga një muzikolog dhe profesor i njohur dhe i respektuar i cili përcaktoi se ekzistojnë tempo të rëndësishme, melodike, ritmike dhe ngjashmëri harmonike, midis dy këngëve në fjalë. Ekipi i Lady Gagas ende nuk i ka ofruar zyrës time një raport muzikolog të kundërt, të cilin ne e kemi kërkuar disa herë”.

“Shallow” u incizua nga Gaga dhe Bradley Cooper, dhe u publikua në vitin 2018 si kolonë zanore e filmit “A Star is Born”, dhe u bë themeli i historisë së dashurisë së thellë të filmit.

Kënga “Shallow” është shkruar nga Gaga, Mark Ronson – prodhuesi i suksesshëm i njohur edhe për “Uptown Funk”, pa asnjë lidhje me Ronsen – Anëtari i Dirty Pretty Things Anthony Rossomando dhe Andrew Wyatt i Miike Snow, të cilët kanë përshkruar sesi Gaga fillimisht luajti melodinë ndaj tyre në një studio dy vjet më herët, në vitin 2016.

Gaga i tha LA Times: “Kur shkruaja atë këngë me Mark dhe Anthony dhe Andrew, ishte ndryshe nga çdo përvojë tjetër që unë kisha shkruar një këngë. Kishte një natyrë të rëndë në dhomë. Unë isha në piano, djemtë secili kishin një kitarë në duar dhe filluam të vinim me vargje dhe të bisedonim me njëri-tjetrin. Realisht ajo është vërtetë kënga. Është një bisedë midis një burri dhe një gruaje. Por ne nuk e dinim se kur filluam”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Lady Gaga sjell koleksionin kozmetik të Haus Laboratories bashkë me “Amazonin”

Lady Gaga zyrtarisht ka zbuluar planet për të publikuar brendin e saj të bukurisë me një ortakëri ekskluzive me kompaninë më të madhe të blerjeve online, “Amazon”. Krijuesja e hiteve si “Born This Way”, që njihet për paraqitjet glamuroze, së pari kishte shkaktuar thashetheme se do t’i hynte kësaj industrie vitin e kaluar (2018), ndërsa tani të martën ajo promovoi videon e parë për Haus Laboratories.

Në pamjet e kampanjës, që titullohet “Our Haus, Your Rules”, pop artistja thotë: “Gjëja e fundit që i nevojitet botës është një brend bukurie. Shumë keq pra. Kanë thënë se bukuria është në sytë e mbajtësit, por në Haus Laboratories themi se bukuria është ashtu si e sheh veten.”

Duke shpjeguar vendimin që të futet në ortakëri me Amazon ajo tha: “Ka shumë kompani të tjera që më thonë a mund ta ndryshosh gjysmën e ekuacionit, që për mua është i gjithë ekuacioni, që të kemi një marrëveshje”.

Image

“Përgjigjja është jo. S’ka marrveshje. Kjo (marrëveshja me Amazon) ishte shumë e mirë, sepse ishte ‘ le të ndryshojmë botën me bukurinë e tyre.’”

Produktet do të vijnë në treg në shtator duke përfshirë artikuj për faqe, sy dhe buzë në 6 ngjyra të ndryshme, shkruan KOHA Ditore.

“Ngjyra është komplet transformuese… është e fortë, e bukur, dhe është si unë e gjeta zërin me makijazh,” thotë ajo. “Unë zbulova veten, por edhe njerëzit e tjerë më zbuluan mua, për mua, për mënyrën se si e kam shprehur veten”.

Adhuruesit do të mundë të paraporosisin koleksionin nga e hëna, 15 korrik, me një kit që ka 3 produkte me çmim prej 49 dollarësh. / KultPlus.com

Lady Gaga: Kam gjetur një superhero brenda meje

Lady Gaga është një ndër këngëtarët më të preferuara në botë. Është një ndër të rrallët e cila është gjykuar për pamjen e saj mirëpo është adhuruar për zërin dhe talentin e vecantë që posedon, shkruan KultPlus.

Ajo postoi një fotografi në rrjetin social Facebook me një mbrishkrim frymëzues:

Kur unë isha e vogël, kurrë nuk e kam pa veten të bukur. Dhe pasi që luftoja për të gjetur kuptimin e bukurisë së brendshme dhe të jashtme, kam  zbuluar fuqinë e grimit.

Më kujtohet nëna ime e cila grimosej çdo mëngjesë, duke e përjetuar shkelqimin e fuqisë së saj për  ta vendosur në fytyrën e saj të guximshme të një gruaje që punonte shumë siç ishte ajo. Pastaj fillova të eksperimentoj me grim si rrugë për të realizuar ëndrrën time për të qenë e fuqishme si nëna ime.

Ishte atëherë kur unë e zbulova Lady Gagan. Kam gjetur një superhero brenda meje duke u shikuar në pasqyrë dhe duke parë se kush dua të jem.

Nganjëherë bukuria nuk vjen natyralisht nga brenda. Por, jam përjetësisht mirënjohëse që grimi inspiroi trimërinë në mua për të cilën nuk e dija që e kisha.

E kam kuptuar që e kam zbuluar bukurinë time duke pasur mundësi për të zbuluar dhe transformuar veten.

Ata kanë thënë që jam e çuditshme, por më të vërtetë unë isha e lindur në ketë mënyrë.

Me dashuri, Lady Gaga. /KultPlus.com

Bradley Cooper dhe Lady Gaga sëbashku në një projekt të ri kinematografik

U përfol shumë për një lidhje të mundshme mes tyre, që pas xhirimeve të filmit “A Star Is Born”. Bëhet fjalë për Bradley Cooper dhe Lady Gaga.

Miqësimi i tepërt gjatë filmit, pas tij dhe marrëdhënia shumë e mirë që kishin së bashku bëri që aktori të ndahej nga modelja Irina Shayk. Sipas lajmeve të show-bizz-it, dyshen do ta shikojmë përsëri në një projekt kinematografik.

Sipas mediave të huaja Cooper dhe Gaga do të jenë pjesë e kastit të prodhimit kinematografik ‘Guardians Of The Galaxy 3’. Bradley do të ketë rolin e Rocket Racoon, ndërsa Gaga do të luajë të dashurën e tij.

Rihanna nuk përjashton duetin e ri me Lady Gaga

Rihanna ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me Lady Gaga dhe përfshirjen e përfolur të ish-të dashurit të saj Drake në albumin e saj të nëntë.

Këngëtarja ka zbuluar se R9 është në zhvillim, por fansat nuk do të kenë mundësi të dëgjojnë duet me Gagën pasi që dy këngëtaret u lidhën në rrjetet sociale.

“Ndoshta, sepse ajo më ndoqi në Instagram (fansat mendojnë se do të ndodhë), por tani për tani nuk është duke u planifikuar”, tha Rihanna për ‘T Magazine’ të The Times. “Por nuk jam kundër”, përcjell KOHA Ditore.

Sa i përket duetit me Drake, ylli i Umbrella shtoi: “Nuk shoh se do të ndodhë. Jo në këtë album, kjo është e sigurt”.

Ajo i falënderon fansat për titullin e pasuesit të albumit të saj “Anti”, duke shtuar, “Tani për tani është R9, falë Navy (fansave). Me siguri do ta emërtoj ashtu, ‘sepse më kanë përndjekur me këtë: ‘R9, R9, kur do të dalë R9?’ Si ta pranoj një titull tjetër pasi që ky është ‘djegur’ në kafkën time?”

Ava Max krahasohet me Lady Gagan, flet vetë artistja

Armanda Koçi, me emrin artistik Ava Max, mori famë ndërkombëtare me këngën e saj hit “Sweet But Psycho”. Dhe pothuajse në çdo artikull në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare ajo krahasohet me divën e muzikës, Lady Gaga.

Por për yllin shqiptar në rritje ky është kompliment.

“Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë”, tha 25-vjeçarja për Gay Times. “Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”, është shprehur ajo.

Max vuri në dukje dhe lidhjen gjeografike me Gagan: “Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë”.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar hitin e ri “So Am I” dhe për një javë ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në YouTube. / oranews / KultPlus.com

“Kurrë nuk do të bëhesh e famshme”, kur ishte në universitet, ishte formuar një grup kundër Lady Gagas

Me vitet të tëra, Lady Gaga është një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore, ndërsa në muajt e fundit emri i saj është ndër më të përmendurit në industrinë muzikore.

Ndërsa gjithçka kulmoi me nominimin e saj për Oscar si aktore (pas performancës së parë në një rol kryesor në filmin “A Star Is Born”), ndërkaq për të njëjtin film, e fitoi statujën prestigjioze për këngën më të mirë origjinale, me “Shallow”.

Mirëpo, këngëtarja e ka pasur shumë të vështirë ngjitjen e saj drejt majës në skenën muzikore, por edhe në aktrim, duke mos e pasur mbështetjen e askujt veç prindërve të saj.

View image on Twitter
View image on Twitter

Wuluguma @wuluguma

When #LadyGaga was in university, there was a Facebook group that was named after her called “Stefani Germanotta, you’ll never be famous”

Now she is the FIRST WOMAN in history to win an OSCAR, GRAMMY, BAFTA and GOLDEN GLOBE all in the same year. #Wuluguma 2812:35 AM – Feb 27, 2019See Wuluguma ‘s other TweetsTwitter Ads info and privacy

“Stefani Germanotta, kurrë nuk do të bëhesh e famshme”, është emri i një grupi në Facebook, të cilin e kishin krijuar personat, të cilët e urrenin Lady Gagan në kohën kur ajo ishte në fakultet.

Lady Gaga është emri artistik i këngëtares, ndërsa emri i saj i vërtetë është Stefani Germanotta, me të cilin është prezantuar në fillet e karrierës së saj.

View image on Twitter
View image on Twitter

Angela Morabito@AngelaLMorabito

“Stefani Germanotta, you will never be famous”138:46 PM – Feb 25, 2019See Angela Morabito’s other TweetsTwitter Ads info and privacy

Fansat e këngëtares e kanë gjetur këtë grup dhe në disa postime në Twiter, i kanë publikuar nga dy fotografi, një të grupit dhe një të Gagas duke e mbajtur Oscarin.

Dikur ishte një personazh që askush nuk e mbështeste, madje as ish- i dashuri, mirëpo sot, 32-vjeçarja është bërë femra e parë që në të njëjtin viti i ka fituar katër çmime prestigjioze (Oscar, Grammy, BAFTA dhe Golden Globe).

Lady Gaga e fitoi çmimin Oscar për këngën më të mirë (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

“Kisha një të dashur që më thoshte se kurrë nuk do të arrija sukses, asnjëherë nuk do të nominohesha për Grammy dhe se shpresonte të dështoja. I kam thënë se një ditë, kur nuk do të jemi bashkë, nuk do të mund të pijë as kafe pa më parë apo pa më dëgjuar mua”, ka thënë këngëtarja.

Në fjalimin e saj pasi e fitoi çmimin Oscar, Gaga i falënderoi prindërit për dashurinë e pakusht dhe mbështetjen, dhe më pas e falënderoi Bradley Cooperin për bashkëpunimin që i solli aq shumë sukses. /Telegrafi/ KultPlus.com

Cooper dhe Gaga performojnë “Shallow” në Oscar, mrekullojnë publikun (VIDEO)

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 91-të e Akademisë së çmimeve Oscar.

Gjatë tërë ceremonisë kishte emocione të shumta dhe gara ishte shumë e ngushtë, por çmimin prestigjioz e vodhi “Green Book” si “Filmi Më i Mirë” ndërsa si “Regjisori Më i Mirë” është zgjedhur Alfonso Cuarón me filmin “Roma”.

Po ashtu, çmimin “Aktori Më i Mirë” e mori Rami Malek me filmin “Bohemian Rhapsody”, ndërsa “Aktorja Më e Mirë” e mori Olivia Colman me filmin “The Favourite”.

Gjatë ceremonisë, po ashtu, Bradley Cooper dhe Lady Gaga dhanë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “Shallow” nga filmi ‘A Stari Is Born”, këngë e cila fitoi çmimin “Kënga Më e Mirë Origjinale”.

Kjo performancë është pritur shumë nga të gjithë adhuruesit e artistëve, dhe ashtu siç u prit edhe nuk zhgënjeu. Të gjithë u mahnitën nga kjo performancë e cila u duartrokit shumë nga të pranishmit. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=4FnveHiDEYk

Dua Lipa: Lady Gaga më dhuroi një puthje sa që ishte e mjaftueshme për të mu ndalur truri

 

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në arenën ndërkombëtare.

Këtë epitet bukuroshja jonë e përforcoi edhe gjatë 48 orëve të fundit duke u shpërblye me çmime për punë e palodhshme.

Këngëtarja prej ceremonisë së 61-të të ndarjes së çmimeve Grammy Awards u nda me dy trofe – “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Artisti më i mirë i ri”.

Ajo ka marrë shumë përgëzime prej miqve dhe familjarëve si dhe prej një prej artistëve më të mëdhenj të botës së shoubizit, Lady Gaga.

Kjo e fundit, sipas 23-vjeçares, i dhuroi një puthje zeshkanes sa që gati nuk ia ndali trurin së funksionuari.

“Gjithashtu, Lady Gaga më dhuroi një puthje kur po ngjitesha për të marrë çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe ishte e mjaftueshme për të mu ndalur truri së funksionuari”, ka shkruar Dua në llogarinë personale në Twitter.

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të jenë pjesë e albumit më të ri. /Telegrafi/ KultPlus.com

also @ladygaga blew me a kiss when i got up for best new artist and that was enough to stop my brain working— DUA LIPA (@DUALIPA) February 11, 2019

Lady Gaga dhe Angelina Jolie konkurrojnë për rolin e Kleopatrës

Lady Gaga dhe Angelina Jolie janë përfshirë në një garë për rolin e Kleopatrës. Dy yjet e njohura konkurrojnë për një prej roleve më të mëdha në karrierën e tyre në filmin me buxhet shumë të madh.

Aktorja fituese e Oscarit, 43-vjeçarja Jolie, ka qenë në bisedime qe disa muaj me producentët e Sonyt për të luajtur në ribërjen e filmit nga viti 1963, në të cilin rolin kryesor e ka luajtur Elizabeth Taylor.

L

Mirëpo, këngëtarja 32-vjeçare, e cila po ngritet shpejt në industrinë filmike është përfshirë në garë për të debutuar në një rol të madh kryesor.

Pas suksesit me filmin “A Star Is Born”, Gaga mund të jetë konkurrente edhe për çmimin Oscar në muajin e ardhshëm.

“Kleopatra është njohur si mbretëresha e Nilit, ndërsa pikërisht me rolin e saj në vitin 1963, Elizabeth Taylor e rrënjosi veten si mbretëresha e Hollywoodit”.

“Kushdo që do ta luajë atë këtë herë do të arrijë po të njëjtin vlerësim të lartë në industrinë filmike”, ka thënë një burim nga Sony, transmeton Daily Star.

Ai ka shtuar se gara ndërmjet Angelinas dhe Lady Gagas është e ngushtë dhe pritet që ato t’i nënshtrohen audicioneve, para se producentët të marrin një vendim.

Ka kohë që flitet se Angelina Jolie mund ta luajë Kleopatrën (Foto: Jeff Spicer/Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Filmi nga viti 1963 fitoi katër çmime Oscar, ndërsa asokohe Taylor nisi aferën me Richard Burton, me të cilin është martuar dy herë dhe është ndarë dy herë. /KultPlus.com