Mësohen shkaqet e vdekjes së aktorit Lance Reddick

Aktori amerikan, Lance Reddick,  vdiq muajin e kaluar në moshën 60-vjeçare.

Ndërkaq tash janë mësuar edhe shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Sipas certifikatës së vdekjes së Reddickut, të siguruar nga TMZ, Reddicku ka vdekur nga sëmundja e ishemike e zemrës dhe sëmundja koronare arterosklerotike.

Ai njihej më shumë për rolet e tij si në serinë The Wire, ku e luante oficerin e respektuar të policisë, si dhe në Fringe dhe në Lost.

Së fundi ai e kishte reprizuar rolin e tij si Charon në John Wick: Chapter 4./ KultPlus.com

Ka vdekur aktori i famshëm amerikan, Lance Reddick

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare aktori i famshëm amerikan Lance Reddick, i cili ka marrë pjesë në serialin e HBO, The Wire, ndërsa ka luajtur rolin e Charon në filmat aksion-triller të John Wick.

Ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur të premten në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

“Lance do të na mungojë shumë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment të vështirë”, tha publicistja e tij Mia Hansen.

Reddick pati një karrierë 25-vjeçare në aktrim, ku mori pjesë në dhjetëra fila. Po ashtu, ai ishte edhe muzikant./A2/KultPlus.com