“SunnyHill” së shpejti do të publikojë formacionin e përditshëm: Bëni mirë të jeni gati Tiranë

Një nga festivalet më të mëdha në Evropë, Sunny Hill, po mbahet këtë vit dy herë, shkruan KultPlus.

Festivali ka filluar nga data 4 gusht dhe ka përfunduar suksesshëm më 7 gusht në parkun e Gërmisë në Prishtinë. Ndërkaq, në Tiranë pritet të mbahet nga data 26 gusht deri më 28 gusht në Liqenin Artificial të Tiranës.

Në faqen zyrtare të festivalit tashmë pritet të publikohet formacioni i tyre i përditshëm për tre ditë rresht të performuesve në këtë festival.

“TIRANË! Bëni mirë të jeni gati për disa lajme super emocionuese rreth formacionit të festivalit, biletave dhe më shumë. Shumë shpejt vjen…”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Spektakël me balet klasik në amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë

Në fillim të këtij sezoni turistik në Tiranë po organizohen një sërë aktivitetesh kulturore, transmeton KultPlus.

E tillë ka qenë edhe shfaqja e veçantë e organizuar mbrëmjen e djeshme në amfiteatrin e Liqenit Artificial me numra koreografik të baletit klasik, e cila solli për publikun një atmosferë festive mes kostumeve shumëngjyrëshe dhe tingujve të magjishëm klasik.

Kanë qenë numra të përzgjedhur nga disa koreografe të ndryshme të cilat kanë përzgjedhur gjithashtu emra balerinash ndër më të mirat dhe të grupmoshave të ndryshme.

Disa ditë më parë vetë kryetari i bashkisë së Tiranës në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në qytetin e Tiranës, ka premtuar se, “gjatë periudhës së verës në kryeqytet do të organizohen shumë evente artistike të cilat i kanë munguar Tiranës për një kohë kaq të gjatë. Këtë gjë do ta rekuperojmë në këtë sezon veror ku Tirana ka shumë për të ofruar”. /atsh/ KultPlus.com