Publikohet lista e muzeve për shpërblimin “Muzeu i vitit”

Është zbuluar lista e shkurtër për ‘Art Fund Museum’ për vitin 2021, i cili shpërblen mënyrat e jashtëzakonshme dhe inovative në të cilat muzetë kanë shërbyer në komunitetet e tyre gjatë vitit të kaluar, transmeton KultPlus.

Ato janë:

Centre for Contemporary Art, Derry~Londonderry

Experience Barnsley, Barnsley

Firstsite, Colchester

Thackray Museum of Medicine, Leeds

Timespan, Helmsdale

Fituesi i 100,000 £, çmimit më të madh në botë të muzeut, do të shpallet në muajin shtator të këtij viti. Ndërsa, katër finalistët e tjerë do të marrin nga 15,000 £. Ndërsa, katër finalistët e tjerë do të marrin nga 15,000 £, secili në njohje të arritjeve të tyre në atë që ka vazhduar të jetë një vit sfidues për organizatat kulturore.

Paneli gjykues i këtij viti përfshin: Maria Balshaw, Edith Bowman, Katrina Brown, Suhair Khan, Thomas J Price dhe drejtohet nga drejtori i Fondit të Artit, Jenny Waldman. / KultPlus.com