Dokumentari “Triumph” këtë javë shfaqet në Londër, i ftuar special Lorik Cana

Me regji të Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama dokumentari ‘Triumph’ do të shfaqet këtë të shtunë më 25 nëntor në kinemanë “The Prince Charles Cinema” në Londër, shkruan KultPlus.

Ky film të sjellë histori të ndryshme duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike, prapa lojës midis Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014.

Ky film përfshin ngjarjet e kësaj loje që nga moment kur lojtarët shqiptarë arrijnë në stadiumin serbë e deri kur dalin nga aty.
Stadiumi i mbushur me tifozë serbë u bëri jehonë këngëve raciste dhe kërcënimeve me vdekje ndaj futbollistëve shqiptar. Tensionet e kësaj loje u ngritën kur u lëshua droni me flamurin ‘Autokton’, ku ishte harta e Shqipërisë së Madhe bashkë me dy figura të shquara të kombit shqiptarë si Isa Boletini e Ismail Qemaili.

Tifozët e zemëruar serb nxituan në fushë, duke sulmuar lojtarët shqiptarë, duke bërë që kjo ndeshje të përfundojë.

Të pranishmit gjatë shfaqjes së këtij dokumentari do të kenë mundësinë që të takojnë dhe të përshëndesin futbollistin e njohur shqiptar, Lorik Canën ku edhe do të kenë mundësi të bëjnë pyetje.
Të ardhurat nga kjo mbrëmje do të ndihmojnë në përfundimin e postproduksionit të filmit dhe për Fondacionin “Lorik Cana 5”./ KultPlus.com