Louvre, muzeu më i vizituar në botë

Muzeu më i vizituar në botë vijon të jetë Louvre i Parisit. Në vitin 2022 janë regjistruar rreth 8 milionë hyrje ndërkohë që në vitin e pandemisë ishin me pak se 3 milionë.

Ndërsa në vend të dytë renditen muzeumet e Vatikanit, që kalojnë nga vendi i 10, dhe ndiqen në vendin e tretë të podiumit nga British Museum i Londrës, e më pas ai Uffizzi në Firenze, djepi i artit botëror të Rilindjes, njëkohësisht i cilësuar si muzeu më i bukur në botë.

Sipas renditjes së realizuar nga Revista e Artit, në 100 muzeumet me të rëndësishëm të botës gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar 141 milionë bileta. Megjithatë situata post pandemike është ende larg 230 mln hyrjeve të regjistruara në vitin 2019.

Ulet numri i vizitorëve në muzeun e Luvrit

Pandemia e koronavirusit ka vazhduar të ndikojë në numrin e personave që vizitojnë muzeun e Luvrit në Paris.

Muzeu njoftoi sot se, numri i vizitorëve ka rënë me 70 për qind krahasuar me 9.6 milionë në vitin 2019.

Në vitin 2021, numri i tyre arriti në 100,000 mbi nivelin e vitit 2020.

Luvri u mbyll për vizitorët nga 1 janari deri më 19 maj 2021, si pjesë e masave të Francës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ndërkohë, pothuajse dy të tretat e vizitorëve të këtij viti vinin nga Parisi, raportoi muzeu.

Një numër rekord vizitorësh prej 10.2 milionë vizituan Luvrin në vitin 2018, duke u konsideruar si muzeu më i vizituar në botë. Përpara pandemisë, muzeu ishte i popullarizuar me turistë nga vendet jo anëtare të BE-së, kryesisht nga SHBA-ja dhe Kina, të cilët përbënin 75 për qind të vizitorëve. / KultPlus.com

Muzeu Louvre në Paris mbyllet për shkak të protestave

Muzeu i Louvre-it në Paris u mbyll të premten pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.

Protestuesit, përfshirë disa punonjës të Louvrit, organizuan demonstratën pas një thirrjeje nga disa sindikata të majta, kundër ndryshimeve të planifikuara të në sistemin e pensionit, për të cilin ata thanë se “do të ulë pensionet e të gjithëve”.

Disa protestues këndonin “Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë”.

Gjatë protestave disa javëshe në Francë, është bllokuar transportin publik si dhe janë mbyllur shumë shkolla, spitale, gjykata dhe madje edhe shtëpitë e operave dhe Kulla Eifel, raporton rel.

Zyra e kryeministrit tha në fillim të kësaj jave, se vetëm sistemi i transportit publik ka humbur mbi një miliardë euro që nga fillimi i grevës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme./koha.net/ KultPlus.com