Lule Elezi me koncert recital u prezantua në Foajeun Evropian të Luksemburgut

Me një elegancë të theksuar e me një përzgjedhje të hollë të programit të koncertit recital, Lule Elezi është prezantuar para audiencës së Luksemburgut, pikërisht në Foajeun Evropian të Luksemburgut, shkruan KultPlus.

Me vepra të Beethoven, Chopin, sikurse edhe të Rauf Dhomit e Kreshnik Alickaj, Elezi ka magjepsur audiencën e atjshme, ku nikoqirët e kanë vlerësuar të jetë një privilegj për të pasë të pranishmë pianisten kosovare.

Kurse vet Lule Elezi ka thënë për KultPlus se ndihet të jetë e lumtur për këtë koncert recital që ishte pjesë e vitit kalendarik të vitit 2018 të koncerteve në Foajeun Evropian në Luksemburg.

“ Ishte një publik i mrekullueshëm dhe shumë i përzgjedhur. Ishin duartrokitjet e gjata të publikut ku më bën të rikthehem sërish dhe të luaj vepra shtesë”, ka thënë Elezi mbi këtë koncert.

Mirëpo, jo vetëm me këtë koncert është mbyllë paraqitja e Lule Elezit në Luksemburg. Kompozitorja nga Luksemburgu, Albena Petrovic-Vratchanksa është magjespur nga performanca e pianistes Elezi, sa që është inspiruar që të kompozojë një vepër me dedikim për Lule Elezin. “Ajo do të kompozojë një pjesë për mua për piano, dhe krejt ky inspirim ka ardhë pasi që më ka dëgjuar mua”, ka thënë Elezi./KultPlus.com/KultPlus.com

Lule Elezi me koncert recital në Luksemburg, në mesin e veprave të Bethoven e Chopin, edhe ato të Dhomit e Aliçkaj

Pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi do të prezantohet me koncert recital në Luksemburg, shkruan KultPlus.\

Ky koncert do të prezantohet në Luxembourg Salle Adenauer, më 12 dhjetor, me fillim në ora 20:00.
Lule Elezi ka treguar për KultPlus se në këtë koncert recital që do të zgjasë mbi një orë, do të prezantohet me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë si: Beethoven, Chopin…

Por ajo që bie në sy është se në mesin e veprave të kompozitorëve botëror, në këtë koncert recital janë përfshirë edhe dy vepra të kompozitorëve kosovarë.

“Do të prezantoj edhe dy vepra të kompozitorëve kosovarë, si atë të Rauf Dhomit dhe Kreshnik Aliçkaj. Është e veçantë se të dy këto vepra, kompozitorët i kanë punuar me dedikim për mua, dhe është kënaqësi që të prezantoj krijimet e kompozitorëve kosovarë në një ngjarje kaq të rëndësishme”, ka thënë Elezi mbi këtë koncert që do të mbahet nesër./KultPlus.com

Ditët shqiptare u shënuan në Slloveni, Inva Mula dhe Lule Elezi magjepsën publikun

Të dyja me të kuqe, sopranoja Inva Mula dhe pianistja Lule Elezi, në mbrëmjen e së shtunës janë ngjitur në skenën e Katedrales në Kopër të Sllovenisë, të cilat janë prezantuar me një program të përzgjedhur për Ditët Shqiptare në Slloveni, shkruan KultPlus.

Me vepra të kompozitorëve botëror, por edhe atyre shqiptarë, dy artistet shqiptare për rreth një orë kanë paraqitur perla të muzikës të kompozitorëve si: Dy Ave Maria nga Giulio Caccini dhe Franz Schubert, pastaj vepra nga Giacomo Puccini, Palok Kurtaj, Avni Mula…

Ky koncert që ka mbledhur shumë të pranishëm për të shijuar këtë mbrëmje koncertale, është përcjellë edhe nga Pëllumb Qazimi, ambasador i Shqipërisë në Slloveni, sikurse edhe zëvendës ambasadorja e Kosovës në Slloveni.

Në kuadër të ditëve shqiptare në Slloveni, përpos koncertit të Inva Mulës dhe Lule Elezit, ka pasë edhe prezantime të tjera artistike, që ka përfshirë artistë të fushave të ndryshme.

Ngjarja në fjalë mban titullin “Monomenta Albanica Justinopolitana” dhe organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’./KultPlus.com

Inva Mula dhe Lule Elezi, sonte me koncert në Slloveni

Dy emra të mëdhenj të artit shqiptar, Inva Mula dhe Lule Elezi, kanë bashkuar forcat për një paraqitje klasike muzikore.

Në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Slloveni, sot janë paraparë disa aktivitete.

Në ora 15:00 do të prezantohet libri “Albanese” me autor Shyqri Nimanin, në Pallatin Pretorian.

Në po këtë Pallat prej orës 17:00 do të ketë koktej rasti.

Në ora 18:00 do të mbahet Mesha në gjuhën shqipe dhe italiane – në Katedralen e Koprit.

Në ora 19:00, sopranoja Inva Mula dhe Lule Elezi në piano do të sjellin koncertin e tyre në Kopër të Sllovenisë.
Ngjarja në fjalë mban titullin “Monomenta Albanica Justinopolitana” dhe organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’.

Marrëdhëniet mes Kosovës e Sllovenisë kanë qenë gjithmonë të mira. Sllovenia e ka njohur Kosovën me 5 mars të vitit 2008 ndërsa në maj të po këtij viti Sllovenia ka hapur edhe Ambasadën e saj në Kosovë. / KultPlus.com

Lule Elezi prezantohet me koncert në Gjermani, interpreton edhe veprën që i kushtohet asaj (FOTO)

Kalaja Storkow (Mark), në afërsi të Berlinit ishte e mbushur me adhurues të muzikës klasike, të cilët kishin zënë vend për të shijuar tingujt e pianistes së mirënjohur kosovare Lule Elezi, e cila për një orë e 40 minuta ka bërë që të pranishmit e shumtë të shijojnë tinguj nga vepra të mëdha botërore, shkruan KultPlus.

Në koncertin që është organizuar nën patronazhin e kryetares së këtij qyteti, Cornelia Schulze – Ludwig, Lule Elezi ka përcjellë emocion nëpërmjet veprave të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të njohur botëror si : Ludwig van Beethoven , Frederik Shopen…

Mirëpo, e veçanta e kësaj mbrëmje, përpos pianistes shqiptare, ka prezantuar edhe një vepër shqiptare.
Vepra “Flower” e kompozuar nga kompozitori kosovar Kreshnik Aliçkaj, që i është dedikuar po pianistes Lule Elezi, nga vetë Lule Elezi është interpretuar para të pranishmëve si premierë, vepër kjo, sikurse edhe të tjerat është mirëpritur nga audienca gjermane.

“Është një emocion i veçantë kur kompozitorët krijojnë vepra dhe të njëjtën ta dedikojnë. Vepra “Flower” që ka edhe emrin tim, më ka bërë të ndihem shumë mirë, dhe sidomos edhe për faktin që po këtë vepër e prezantova premierë para një audience gjermane, të cilët e kanë mirëpritur jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Elezi.

Bëhet e ditur se ky koncert është përcjellë me duartrokitje të gjata nga të pranishmit, ku të pranishëm kishte shumë mysafirë nga jeta politike, kulturore…
Pianistja Lule Elezi është e dëshmuar për koncerte të shumta jashtë vendit, e cila është prezantuar shumë shpesh me koncerte sofistike në vende të ndryshme të botës./KultPlus.com

Pianistja Lule Elezi u prezantua me koncert recital në Berlin

Ambasadors Club e.V. në Berlin ka organizuar një mbrëmje koncertale me pianisten kosovare Lule Elezi në Berlin, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje është hapur nga presidentja e Ambasadors Club, Mania Feilcke- Dierck ku të pranishëm ishin edhe shumë ambasadorë të shteteve të huaja në Gjermani, duke përfshirë edhe ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu dhe atë të Shqipërisë, Artur Kuko.

Pianistja Lule Elezi ka thënë për KultPlus se në këtë mbrëmje ka qenë e ftuar nga Mania Feilcke- Dierck ku është prezantuar me një koncert, e cila ka performuar vepra të njohura botërore. Ndërkohë, kjo mbrëmje është shënuar edhe si mbrëmje lamtumirëse për ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, i cili tashmë ka përfunduar misionin e tij si ambasador në shtetin gjerman./KultPlus.com

Pianistja Lule Elezi dhe mezzosopranoja Brigitte Bergmann u prezantuan në koncertin e Krishtlindjeve në Potsdam të Gjermanisë

Fotografitë: Dmitri Steiz
Me rastin e koncertit tradicional të Krishtlindjeve që u mbajt në katedralen Shën Nikolai( St. Nikolai) në kryeqytetin e Brandenburgut në Potsdam të Gjermanisë, pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi së bashku me mezzosopranon nga Opera gjermane e Berlinit, Brigitte Bergmann dhe me orkestrën ushtarake të forcave të armatosura gjermane për çështje protokolare të Berlinit, mbajtën një koncert jashtëzakonisht të suksesshëm.


Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botëror si: Giacomo Puccini, Giuseppe Giordani , Felix Mendelssohn, etj.

Bëhet e ditur për KultPlus se Katedralja Shën Nikolai ( St. Nikolai) në Potsdam ishte përplot e mbushur me mysafirë të ftuar nga jeta politike, kulturore, ekonomike… dhe artdashës të shumtë nga Potsdami dhe Berlini.

Lule Elezi ka njoftuar se ky koncert është mirëpritur jashtëzakonisht mirë, ku të pranishmit e përcollën me duartrokite të gjata, ku orkestra dhe artistet më pas interpretuan edhe disa vepra shtesë./KultPlus.com

Lule Elezi performoi në Chopin Festival në Gaming të Austrisë (FOTO)

Ishte e vetmja pianiste shqiptare që mori pjesë në Festivalin e sivjetmë Chopin Festival në Gaming të Austrisë, që hapjen solemne e ka pas më 11 gusht, kurse është mbyllë në mbrëmjen e së dielës, shkruan KultPlus.

Pianistja Lule Elezi ka performuar në këtë festival, në të cilin për tri net rresht kanë performuar edhe instrumentistë nga vende të ndryshme të botës si: Austria, Gjermania , Franca, Polonia dhe Korea.

Vetë Lule Elezi ka thënë për KultPlus se në mbrëmjen e saj, ajo ka performuar vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorit botëror Frederic Chopin, duke zënë vend në mbrëmjen më romantike të këtij edicioni, pasi që, pianistja Elezi ka performuar në mbrëmjen “Nokturno nën dritën e qirinjve.
Ndërkohë, bëhet e ditur se mbrëmja ku ka performuar pianistja kosovare ishte përcjellë nga mysafirë të rëndësishëm, nga fusha e politikës, kulturës, ekonomisë…

“Ishte një emocion i veçantë, të performosh në mbrëmjen më romantike të këtij festivali, me të vërtetë ishte një kënaqësi e madhe. Duartrokitjet ishin aq të ngrohta, dhe, pikërisht prej kësaj pritjeje, dhe emocioni që dha performanca ime, po atë mbrëmje më është bërë ftesa për koncert recital në Vjenë të Austrisë”, ka thënë Elezi për KultPlus.

Chopin Festival organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare Frederic Chopin në Vjenë të Austrisë, kurse ky edicion është hapur nga presidenti i Shoqatës Chopin në Vjenë, Theodor Kanitzer. /KultPlus.com