Në kuadër të kampanjës ‘Kriza për ujë të pastër’, dalin rezultatet e Lumit Drenica dhe Sitnica

Organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar kampanjën #CleanWaterCrisis (#KrizaPërUjëTëPastër). Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem. Javën që shkoi janë marrë nga dy mostra të ujit në katër lumenjtë e Kosovës: Sitnicë, Llap, Lepenc, dhe në lumin Drenica.

Më detajisht, janë marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës:

  • Sitnicë – 1 mostër;
  • Llap – 2 mostra;
  • Lepenc – 2 mostra;
  • Drenica – 2 mostra.

Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëjmë krahasimin e rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.

Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit. Të dhënat e gjeneruara nga analiza e mostrave do të publikohen gjatë kësaj jave në rrjetet sociale të PEN.

Këto janë rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Drenica, të nxjerra në kuadër të kampanjës #CleanËaterCrisis. Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësore, lumi Drenica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Përderisa në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie drastikisht përgjatë shtratit të lumit – duke u ndotur kryesisht nga ujërat e zeza. 

Poashtu, ju sjellim edhe rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Sitnica. Në bazë të direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësorë, lumi Sitnica i takon statusit të moderuar (i ndotur). Në këtë lum është marrë vetëm një mostër duke marrë parasysh që ky lum nuk ka burim por është formuar nga rrjedha të lumenjve tjerë.

Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë. Vlerat me ngjyrë portokalli🟠 dhe të kuqe🔴 tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë. Këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo kampanjë zhvillohet në kuadër të projektit #HumanRightivism, ku donator është Qeveria Suedeze, si dhe projekti menaxhohet nga CDF. / KultPlus.com