MacShane: Serbia po përgatit sulme të reja në veri të Kosovës

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, ka folur për planet që po thur Serbia në veriun e Kosovës. Sipas tij, politikës serbe po përgatit sulme të reja, të njëjta me ato që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjska.

“Dua të them, fakti i qartë është se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi, paraushtarakët erdhën fillimisht nga veriu i Kosovës, nga zonat serbe në veriun e Kosovës, organizuan një sulm, u vranë njerëz. Po, njerëzit do ta pranojnë këtë si të vërtetë të sigurt,fatkeqësisht këto provokime janë pjesërisht pjesë e politikës serbe”, ka thënë ai.

Në eksperiencën e tij të fundit në Brezovicë, MacShane tregoi se shqiptarët dhe serbët atje kanë jetuar mirë. Megjithatë pavarësisht kësaj Serbia po bën çmos për të zaptuar veriun e Kosovës.

“Serbia nuk mund të pranojë përfundimisht poshtërimin e saj nga mposhtja. Na pëlqen apo jo, shumë njerëz në Serbi, ende e shohin Kosovën në mënyrën që Franca e shihte Algjerinë 60-70 vite më parë, apo në mënyrën që Britania e shihte Irlandën 100 vite më parë”, ka deklaruar ai.

Për Denis MacShane, Kosova shihet nga qeveria serbe si pjesë e saj e pandashme, e si për fat të keq ende nuk është mundur të gjendet një urë komunikimi mes dy vendeve.

“Dhe nuk kemi gjetur dikë në anën e Kosovës që ndoshta ka mundur të vendosë komunikim. E di që kjo është një kërkesë e madhe, sepse të gjithë në Kosovë, me të drejtë e shohin veten si viktima dhe serbët duhet të ndëshkohen. Por nëse kjo gjuhë ndëshkimi dhe hakmarrjeje vazhdon, kam frikë se nuk do të ketë asnjë zgjidhje apo paqe”, ka deklaruar ish-ministri britanik për EuronewsAlbania.

MacShane: Balir e Cook kanë ndikuar në ndalimin e gjenocidit në Kosovë

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën, ka kujtuar ngjarjen e 24 Marsit, intervenimin e NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund një dekade spastrimi etnik, vrasjeve gjenocidale, shpërnguljeve masive të kosovarëve.

Ai, në paltformën ‘X’, ka shkruar se ish-kryeministri britanik, Tonu Blair, dhe ish-ministri i Jashtëm britanik, Robin Cook, kanë ndikuar në intervenimin e NATO-s ndaj Serbisë, për të ndaluar gjenocidin dhe shpërnguljen masive në Kosovë.

“Këtu e 25 vjet më parë, Tony Blair dhe Robin Cook, filluan një sulm të NATO-s ndaj Serbisë që i dha fund një dekade spastrimi etnik, vrasje gjenocidale, shpërngulje masive të kosovarëve dhe Bosnjës… Blair siguroi se ai do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte (ICC), në Hagë të ngritur nga Robin Cook”, ka shkruar mes tjerash, MacShane.

Tutje, MacShane në platformën ‘X’, vë në dukje kujtimin e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në bluzat e qytetarëve të Kosovës.

“Ne e kujtojmë Tony Blair-in” në bluzat në Kosovë, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare të marshuar nga Tony Blair dhe Robin Cook, pas shumë vitesh ‘qetësimi’ të Millosheviqit nga konservatorët”, ka shkruar tutje, MacShane./rtk/KultPlus.com