Mali i Thatë, destinacion i përkryer për adhuruesit e natyrës

Mali i Thatë gjithnjë e më shumë pret të apasionuarit e ngjitjeve malore, të cilët megjithë lodhjen dhe vështirësitë që sjell dëbora, e kanë frekuentuar këtë mal edhe këtë fillimviti.

Niko Peleshi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, ndau në rrjetet sociale një material filmik mbresëlënës, të një grupi të rinjsh që kanë ngjitur malin e Thatë pranë Pogradecit, tërësisht i mbuluar nga reshjet e dëborës.

“Mali i Thatë këtë janar, destinacioni i përkryer për të gjithë ata që duan natyrën, qetësinë dhe peizazhet dimërore”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

Vitet e fundit është vënë re një shtim i entuziastëve të alpinizmit, të cilët duke ndarë imazhet në rrjet, sjellin pamje mahnitëse nga bukuritë e natyrës shqiptare.

Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit. Maja e tij nuk është e mprehtë, përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike. Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit, e cila është 2287 m mbi nivelin e detit. Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jug dhe është i gjerë rreth 8 km në pjesën qendrore të tij./atsh/KultPlus.com

Mali i Thatë, shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Mali i Thatë, që është shndërruar në një destinacion turistik të preferuar.

Rama nënvizoi se, Mali i Thatë tanimë është shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë nga të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës.

Kreu i qeverisë theksoi se, Mali i Thatë ofron një pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës.

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë dhe gjatë dimrit është i mbuluar nga bora.

Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a përrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit.

Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit.

Maja e tij nuk është e mprehtë por përkundrazi, ajo është e rrafshtë, e sheshtë dhe me gropa karstike.

Maja më e lartë e tij është Pllaja e Pusit , e cila është 2287 m mbi nivelin e detit.

Ky mal ka një shtrirje rreth 25 km nga veriu në jugë dhe është i gjerë rreth 8 km në pjesën qendrore të vet./ atsh / KultPlus.com