Muriqi në histori të Mallorcas, e barazon rekordin e Eto’os

Vedat Muriqi po lë gjurmë në fanellën e Mallorcas.

Futbollisti kosovar i ka mahnitur të gjithë në këtë fillim-sezoni me klubin ishullor spanjoll.

28 vjeçari i dha fund eksperiencës dëshpëruese në Lazio dhe më pas i dështoi transferimi në Club Brugge, shkruan “Gazeta Express”.

Por, kjo i doli më mirë përfaqësuesit kosovar, i cili ka shpërthyer këtë vit në Spanjë.

Fillimisht, i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në gjysmë-sezonin e kaluar, duke e ndihmuar Mallorcan të shpëtojë pa rënë nga liga.

E atë rrugë e vazhdoi edhe në edicionin 2022/23.

“Pirati” madje ka hyrë në histori të Mallorcas.

Ish-futbollisti i Rizesporit dhe Fenerbahçes e ka barazuar një rekord të rëndësishëm të klubit, duke i realizuar 6 nga 10 golat e Mallorcas në 12 xhirot e para, më saktësisht 60 për qind të golave të ekipit.

Sipas “Copa”, përcjell “Gazeta Express”, kjo arritje e futbollistit kosovar bëhet njëra prej katër statistikave më të mirë në shekullin 12 të skuadrës spanjolle, duke e barazuar kështu rekordin që e mbajnë lojtarët si Eto’o, Pandiani e Güiza Hamed. /KultPlus.com