Kur Saranda Bogujevci i shkruante gjyshes: Kosova do të jetë gjithmonë vendlindja ime

Uniformat e lezetshme të shkollës, ditët e ngrohta të Mançesterit dhe salla e refugjatëve, formojnë impresionet e hershme të një jetimeje të shpëtuar nga Kosova. Fragmente këto të shkëputura nga letrat që ajo dërgoi në shtëpi.

Saranda Bogujevci, 22 vjeçare, gëzoi ikjen më të mrekullueshme nga paramilitarët serb, të cilët shpuan trupin e saj me 16 plumba, në masakrën që ndodhi në kopshtin e shtëpisë së saj, në një fshat në Podujevë, më 28 Mars të vitit 1999. Gjashtë anëtarë të familjes së saj u vranë, përfshirë këtu nënën dhe vëllain e saj.

Saranda la gjakderdhjet prapa saj në Prishtinë dhe u vendos në Mançester, ku u shërua nga plagët që kishte marrë. Por tmerri i vrasjes së familjes së saj ende e ndjek atë dhe pas disa vitesh kur ajo u kthye prapë në rajon për të dëshmuar kundër vrasësve.

Më poshtë gjeni letrën që ajo i shkroi gjyshes së saj më 30 qershor të vitit 2007, ndërsa po mësohej me ambientin e ri në veri-lindje të Anglisë.

30 QERSHOR 2007

“E dashura gjyshe, kam mjaft kohë që të shkruaj sepse jam në pushimet verore universitare. Kurrë nuk mund t’ia qëllosh se ku do të shkoj vitin e ardhshëm, Kanada. Më kujtohet kur kam qenë fëmijë dhe dëshiroja të shkoja nëpër vende të ndryshme, veçanërisht në Angli. Kurrë nuk kisha besuar se do të jetoj këtu dhe tashmë po shkoj prapë në një vend tjetër.

Mezi pres t’iu shoh të gjithë juve. Kosova do të jetë gjithmonë vendi i fëmijërisë time dhe vendlindja ime, po Mançesteri do të jetë vendi ku u bëra e rritur. Do të kisha dëshirë të flas me mamin dhe t’a pyes se çka mendon për mua si një e rritur. A është Saranda e rritur ajo që gjithmonë ka pasur në mendje? Kurrë nuk do ta di. Do të shkruaj së shpejti. Me dashuri, Saranda”. /KultPlus.com