‘Për ata që nuk frikësohen nga vetmia’

Paulo Coelho, “Manuscript Found in Accra”

Për ata që nuk frikësohen nga vetmia, çdo gjë do të shijojë ndryshe. Në vetmi, ata do ta zbulojnë dashurinë, e cila në raste të tjera do të mbetej e pa vënë re.

Në vetmi, ata do ta kuptojnë dhe respektojnë dashurinë e cila i ka lënë ata. Në vetmi, ata do të jenë në gjendje të vendosin nëse ia vlen të kërkohet që dashuria e humbur të kthehet ose nëse thjesht duhet ta lënë të shkoj dhe të fillohet një shteg i ri.

Në vetmi, ata do të mësojnë se të thuash “jo”, nuk do të thotë gjithmonë mungesë e zemërgjerësisë dhe se të thuash “po” nuk është gjithmonë virtyt.” / KultPlus.com