Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke vendosur një rekord kombëtar në këtë edicion të tetë të garës.
Gega shprehu emocionet e saj pas përfundimit të garës, duke theksuar se ishte një sfidë e dyfishtë për të, pasi gjatë dy ditëve të fundit kishte kaluar një grip të fortë.
“Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja, – tha Gega. – Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete. Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty, të japin një forcë që ti nuk mendon se e ke.”
Luiza Gega, e cila ka marrë pjesë në këtë maratonë për të tetin vit, theksoi rëndësinë e komunitetit që e mbështet atë në aventurat e saj sportive.
“Kam njerëz që më mbështesin në atë që bëj. Kjo maratonë është ndryshe nga çdo garë që bëj,” tha ajo.
Pjesëmarrësit dhe tifozët ishin të emocionuar për arritjen e Luiza Gegës, e cila vazhdon të jetë një model frymëzimi për të rinjtë dhe sportdashësit në Shqipëri. Ky rekord është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe talentit të saj në atletikë./atsh/KultPlus.com
Përfundon edicioni i gjashtë i Maratonës së Tiranës, eventi më i madh sportiv në vend.
Në garën e sotme morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau çmimet për kategorinë “Marathon 42 K”. Veliaj tha se është i lumtur që çmimet e para këtë vit shkuan më së shumti për atletët ukrainas.
“Jam shumë i lumtur që sot patëm në ditë fantastike, kartolina më e bukur e Tiranës. Tirana pozitive, Tirana e mirë, e dashur, Tirana mirëkuptuese për të gjithë dhe jam posaçërisht i lumtur që shumica e çmimeve sot kanë shkuar për atletët nga Ukraina. Slava Ukraini! Faleminderit të gjithëve që zgjodhën këtë kauzë e të gjithë ata që nuk pranojnë, që në Evropë të ketë luftë, konflikt, që në Evropë të ketë inflacion e çmime që shkojnë fiu, prej një psikopatie të një diktatori. Një superduartrokitje për të gjithë pjesëmarrësit por sidomos për vëllezërit e motrat nga Ukraina. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe dua të dëgjoj gjithë entuziazmin tuaj, për ditën më të bukur të Tiranës në vitin e rinisë dhe me shpresë vitin tjetër kryeqyteti evropian i sportit. Faleminderit nga zemra!”, u shpreh Veliaj.
Më poshtë fituesit për secilën kategori të edicionit të gjashtë të “Maratonës së Tiranës”.
Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj Vendi i parë: Bogdan Semenovych Vendi i dytë: Dario Ivanovski Vendi i tretë: Vitalii Kuznetsov
Fituesit – Femra Vendi i parë: Valentyna Veretska Vendi i dytë: Natalia Semenovych Vendi i tretë: Biljana Kiradijeva
Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë: Fituesit – Meshkuj Vendi i parë: Dmytro Didovodiuk Vendi i dytë: Tirron Mamusha Vendi i tretë: Mazerski Bartosj
Fituesit – Femra Vendi i parë: Luiza Gega Vendi i dytë: Naile Seferaj Vendi i tretë: Elisabeth Schleicher
Në kategorinë Marathon 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj Vendi i parë: Nicolo Bedini Vendi i dytë: Musa Hajdari Vendi i tretë: Astrit Kryeziu
Fituesit – Femra Vendi i parë: Gresa Bakraqi Vendi i dytë: Olesia Didovodiuk Vendi i tretë: Redia Dauti
Në kategorinë “We Too” tre vendet e para janë si më poshtë:
Fituesit – Meshkuj Vendi i parë: Safet Planger Vendi i dytë: Erblin Karaj Vendi i tretë: Bajram Tirana
Fituesit – Femra Vendi i parë: Elona Qollaku Vendi i dytë: Bujana Baballeku Vendi i tretë: Llambrini Papa./atsh/ KultPlus.com