Komuna e Prishtinës ka hapur thirrje për mbështetje të projekteve kulturore

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka hapur thirrjen e dytë të fazës së parë për aplikim për përkrahje për OJQ, biznese dhe individë, fokusi i të cilëve është fusha e kulturës, përcjellë KultPlus.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë për përkrahje në fushën për:

• festivale
• mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë
• muzikë
• shoqëri kulturore artistike
• trashëgimi kulturore dhe turizëm

Objektivat e kësaj thirrjeje janë fuqizimi i krijuesve të pavarur, gjithëpërfshirje në pjesëmarrjen kulturore dhe artistike, mbështetja e institucioneve të pavarura, të përkrahen punët me përmbajtje feministe si dhe objektiva të tjera.

Vlera e përgjithshme e planifikuar e të dy thirrjeve për Fazën e I-rë është 300,000.00€. Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të ofrohet për një projekt është 500€, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14.000€.

Aplikimi është i hapur nga data 17.03.2020 deri më 07.04.2021 si dhe të gjitha hollësitë i gjeni në linkun  të cilin e ka shpërndarë Komuna e Prishtinës në faqen e saj zyrtare: https://tinyurl.com/ysyrrasr  / KultPlus.com