Grupi muzikor që lindi në deponi mbeturinash

Ishte simboli më i fuqishëm i varfërisë në të cilën jetonin shumë kamboxhianë në vitet 2000. Një deponi e madhe mbeturinash në periferi të kryeqytetit.

Për shumicën, deponia “Stung Meanchey” në afërsi të kryeqytetit ishte shtëpi. Afërsisht 2.000 burra, gra dhe fëmijë kontrollonin nëpër malin e mbeturinave, në kërkim të gjërave të riciklueshme, të cilat do të mund t’i shisnin.

“Stung Meanchey” ishte në të njëjtën kohë vend i rrezikshëm. Disa shtypeshin për vdekje nga kamionët, në rrëmujën që krijohej nga turma kur lëshoheshin mbeturina të reja. Njerëzit sëmureshin, të ekspozuar ndaj helmeve.

Në mesin e atyre që lindën në këtë deponi ishin Sok Vichey, Ouch Theara dhe Ouch Hing, transmeton Koha Ditore.

“Ndodhte që të mos kishim ushqim për ditë të tëra, kështu që endeshim nëpër qytet me qese të plastikës, për të mbledhur kënaçe, të cilat do të mund t’i shisnim”, thotë 18-vjeçari Vichey. “Ishte shumë vapë dhe nuk kishim ujë. Nuk shkonim në shkollë. Nuk kishim zgjidhje tjetër”.

Nëna e Thearas kishte vdekur dhe babai i tij ishte larguar. Ai kishte jetuar me tezën e tij dhe shtatë fëmijët e saj në “Stung Menachey”.

Vichey jetonte pranë dhe po ashtu e kishte humbur babanë. Nëna e tij e kalonte ditën duke kontrolluar nëpër mbeturina, me të cilat mund t’i siguronte disa dollarë në ditë.

Kur Theara, Hing dhe Vichey u bënë tinejxherë, familjarët e tyre që kishin mbetur nuk mund t’iu siguronin atyre ekzistencën dhe i vënë nën kujdesin e organizatës joqeveriatare, “Nënat kundër varfërisë”.

Pikërisht atje ata e takuan punonjësin social zvicerano-gjerman, Timon Seibel.

Fëmijëria e djelmoshave, e kaluar në atë deponi, i kishte bërë të zemëruar dhe të paaftë ta kontrollonin atë zemërim…/KultPlus.com