Mbrëmje poetike për Ali Podrimjen

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shqipëri dhe bashkinë Sarandë, kanë organizuar mbrëmjen poetike kushtuar poetit Ali Podrimja.

Ky event kulturor, realizohet në kuadër të “Vitit Ali Podrimja” dhe të nismës “Shqipëria lexon”.  Mbrëmja poetike është zhvilluar në ambientet e galerisë “Art Saranda”.

Të pranishëm kanë qenë ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit, krijues letrarë, artistë, profesorë, gazetarë e miq të poetit Podrimja.

“Ali Podrimja lexohet dhe ka shumë admirues në Sarandë”, është shprehur në rrjetet sociale ambasador Durmishi.

Gjimnazistët e Sarandës recituan poezi të zgjedhura të Podrimjes, ndërsa përshëndeti takimin kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma si dhe Alda Bardhyli.

Ambasadori Durmishi shprehu dëshirën, për të pritur në Sarandë, sa më shpesh, shkrimtarë e artistë nga Kosova. /atsh /KultPlus.com