Mbretëresha Elizabeth shënon përvjetorin e parë të martesës që nga vdekja e Princit Philip

Dita e sotme, e cila shënohet shtatë muaj pasi Philipi vdiq në moshën 99-vjeçare, do të kishte paraparë çiftin mbretëror të festonte 74 vite martesë, shkruan DailyMail.

Redaktori mbretëror të ITV News, Chris Ship tha: “Ajo [Mbretëresha] është në Kështjellën Windsor, duke shënuar përvjetorin e martesës “privatisht” sipas ndihmësve të pallatit”.

Sot gjithashtu bëhen një muaj që kur Mbretëresha u shtrua në spital gjatë natës për hetime paraprake dhe u urdhërua nga mjekët e saj mbretërorë të pushonte.

95-vjeçarja, e cila gjithashtu e ndrydhi shpinën dhe u tërhoq nga shërbimi i së dielës, ka kryer vetëm detyra të lehta që nga qëndrimi i saj në spital më 20 tetor, duke përfshirë një fjalim ballë për ballë këtë javë me ushtrinë në largim, dhe me shefin gjeneral, Sir Nick Carter.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se Mbretëresha është e vendosur të marrë pjesë nesër në pagëzimet e përbashkëta të stërnipërve të saj në Kështjellën Windsor.

Ajo u ka thënë oborrtarëve se do të jetë e pranishme këtë fundjavë teksa mbesat e saj, Princesha Eugenie, 31 vjeçe, dhe Zara Tindall, 40 vjeçe, pagëzojnë foshnjat e tyre në Windsor Great Park, thuhet sipas tabloidit britanik The Sun.

Besohet se ajo do të marrë një ‘vendim të orës 11’ dhe po merr këshilla nga mjeku i saj personal, me një burim që thotë se ajo është ‘e etur të jetë atje’ pasi ajo ‘e di se sa e rëndësishme është’ për fëmijët dhe stërnipërit e saj.

Princesha Elizabeth u martua me togerin e guximshëm, Philip Mountbatten në Westminster Abbey më 20 nëntor 1947./KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeth refuzon çmimin për të moshuarit: Njeriu plaket kur do vetë

Mbretëresha Elizabeth II, e cila mbushi 95 vjeç prillin e kaluar, refuzoi me mirësjellje, por me vendosmëri  një çmim që i ishte caktuar për arsye moshe, duke e bërë të qartë se ajo nuk ndihej e moshuar.

Kjo u raportua nga revista “The Oldie”, një botim i rezervuar për botën e të moshuarve, i cili çdo vit jep çmimin në fjalë, të titulluar “Oldie of the Year” ose në shqip “E moshuara e vitit”.

Muajt ​​e fundit, menaxhmenti i revistës iu drejtua sovranes, përmes kanaleve të gjykatës, për ta pyetur me respekt nëse ishte e gatshme të pranonte çmimin.

Por në përgjigjen, transmetuar më 21 gusht nga rezidenca mbretërore skoceze e Balmoral, përmes një komunikimi që iu besua sekretarit të saj privat, Tom Laing –Baker, vajza e George VI bëri të ditur se nuk ishte ky rasti. “Madhëria e Saj beson se njeriu plaket kur ndihet i tillë”, lexojmë në letrën e Laing -Baker të publikuar sot.

Prandaj, Mbretëresha, e cila ka kaluar gati 70 vjet në fron, nuk beson se ajo i plotëson kriteret “e parashikuara për marrjen e një çmimi dhe shpreson se do të gjejë një marrës më të përshtatshëm”.

Marrësi i identifikuar në fund nga revista është artistja e famshme franko-amerikane e kinemasë hollivudiane, Leslie Caron, e cila është 90 vjeç, pesë më pak se Mbretëresha Elizabeth./KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeth flet për Princin Filip për herë të parë që nga vdekja e tij

Mbretëresha Elizabeth ka folur për Princin e ndjerë Filip për herë të parë që nga vdekja e tij në prill në moshën 99 -vjeçare.

Mbretëresha, 95 vjeçare, kujtoi dashurinë që ajo dhe burri i saj i ndjerë ndanë për Skocinë në fjalimin e saj në ceremoninë e hapjes për seancën e gjashtë të Parlamentit skocez të shtunën (2 tetor), shkruan People.

Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, e njohur si Dukesha e Rothesay në Skoci, gjithashtu morën pjesë në ngjarje.

 “Unë kam folur më parë për dashurinë time të thellë dhe të qëndrueshme për këtë vend të mrekullueshëm, dhe për kujtimet e shumta të lumtura që Princi Filip dhe unë kemi ruajtur gjithmonë për kohën tonë këtu”, tha Mbretëresha në fjalimin e saj.

“Shpesh thuhet se janë njerëzit që bëjnë një vend dhe ka pak vende ku kjo është më e vërtetë si në Skoci, siç kemi parë kohët e fundit”, vazhdoi fjalimin Mbretëresha.

Për ngjarjen, Mbretëresha Elizabeth veshi një pallto me ngjyrë të gjelbër dhe një fustan të stampuar me lule të artë, të dyja nga Stewart Parvin, me një kapelë që shkonte me Rachel Trevor Morgan.

Dukesha e Rothesay kishte veshur një fustan jeshil të zbukuruar me tartan Rothesay, së bashku me një beretë të gjelbër nga Philip Treacy dhe një karficë diamanti me gjemba diamanti.

Në korrik, monarku bëri udhëtimin e saj të parë vetëm pas vdekjes së Princit Filip në Kalanë Balmoral në Skoci, ku çifti tradicionalisht do të qëndronin nga gushti deri në vjeshtë. Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Filip pushuan së bashku në pronën në Malësitë Skoceze për herë të fundit në gusht të vitit 2020.

Kalaja Balmoral dhe pasuria përreth 7,000 hektarë kanë qenë në familjen mbretërore që kur burri i Mbretëreshës Viktoria, Princi Albert, bleu kështjellën në 1845./KultPlus.com

Mësohet aktorja e ardhshme që do ta portretizojë Mbretëreshën Elizabeta në serinë “The Crown”

Aktorja britanike, Imelda Staunton, do ta portretizojë Mbretëreshën Elizabeta në moshë të shtyrë, në sezonin e fundit të serisë së shpërblyer me disa çmime “The Crown”. Kështu bëri të ditur krijuesi i projektit të famshëm televiziv.

Seria e platformës “Netflix’ e cila flet për familjen mbretërore britanike, do të përfundoj me sezonin e pestë dhe jo të gjashtë, siç ishte menduar fillimisht, transmeton Koha.net. Lajmin e konfirmoi edhe skenaristi dhe producenti ekzekutiv i serisë, Peter Morgan.

Staunton, më së miri e njohur për portretizimin e zyrtares hakmarrëse të Ministrisë së Magjisë, Dolores Umbridge, në filmat me buxhet të lartë “Harry Potter”, do ta trashëgojë rolin e monarkes angleze nga aktorja, Olivia Colman, e cila e ka interpretuar Elizabetën e Dytë në moshë të mesme, në sezonin e tretë dhe të katërtin të serisë “The Crown”, që pritet të lansohet se shpejti. Ndërsa në dy sezonet e para, roli i mbretëreshës së Anglisë ishte portretizuar në mënyrë të shkëlqyer nga aktorja, Claire Foy.

Në një deklaratë për media, Staunton ka thënë se ndihet e nderuar që do të jetë pjesë e këtij projekti të vlerësuar nga publiku dhe kritika.

Seria “The Crown”, dy sezonet e para të së cilës kanë kushtuar 130 milionë dollar për tu realizuar, i sjellë në formë dramatike disa ngjarje nga jeta e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, ndryshe e njohur si monarkja me shërbimin më të gjatë në botë.

Claire Foy dhe Olivia Colman, që të dyja e kishin fituar nga një shpërblim “Globi i Artë”, për rolet e tyre në serinë “The Crown”. Pritet të shihet nëse Imelda Staunton, do ta shënojë të njëjtin sukses. / KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeta ngushëllon familjarët e viktimave nga uragani Harvey

Mbretëresha Elizabeta i ka dërguar letër ngushëllimi presidentit amerikan Donald Trump, ku ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga uragani Harvey.

91-vjeçarja ka thënë se ndihet “thellësisht e pikëlluar për vdekjet, shkatërrimin dhe përmbytjet që ndodhën kohët e fundit atje”.

“Mendimet dhe lutjet e mija janë me ju”, ka shkruar ajo.

Së paku 100,000 mijë shtëpi janë shkatërruar në Texas, ndërkaq rreth 785,000 persona janë evakuuar nëpër vende të ndryshme. / KultPlus.com