86 vjet që kur Mbreti Zog I dërgoi një komision në Stamboll për të marrë eshtrat e Naim Frashërit

Më 11 janar 1937, mbreti Zog I dërgoi një komision në Stamboll për të marrë eshtrat e poetit kombëtar Naim Frashërit, i cili që nga viti 1900 pushonte në varrezat e Merdinveqoi në Stamboll.

Arritja e eshtrave të Naim Frashërit dhe rivarrimi i tij në teqen bektashiane në periferi të Tiranës më 2 qershor, 1937, ishte një ceremoni e madhe, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe shumë qytetarë të kryeqytetit. /KultPlus.com

Sot 83 vite nga lindja e Princit Leka I

Më 5 prill 1939, lindi Leka, Princi i Kurorës së Shqipërisë, i vetmi bir i Mbretit Zog I të shqiptarëve dhe bashkëshortes së tij mbretëreshë, e lindur konteshë Géraldine Apponyi de Nagyappony.

Në këtë ditë (vetëm dy ditë para pushtimit italian), gazetat e Tiranës u mbushën me lajme të mëdha: “Shqipëria me trashëgimtarë”, “Skënderbeu II, ka lindur sot”.

Princi Leka I, vdiq më 30 nëntor të vitit 2011./ KultPlus.com